Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdohet me takimet me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës

Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un në Drenas
drenassi1Duke realizuar në përpikëri agjendën e takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës, përfaqësues të SBASHK-ut kanë vizituar komunën e Drenasit. Në sallën e Kuvendit Komunal ata janë takuar me kryetarë të shoqatave sindikale të shkollave nga kjo komunë . Këtë takim e ka shpallur të hapur kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, z. Iljaz Drevishaj, i cili ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin e financave dhe këshilltarin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri,drenassi anëtarin e kryesisë, Hajriz Berisha dhe koordinatoren Albina Arifi. Ai pas kësaj ka bërë një prezantim të aktiviteteve në këtë komunë dhe ka vlerësuar se në tërësi këtu ka filluar pa telashe të mëdha viti i ri shkollor.drenassi2
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj bashkë me shoqëruesit e tij kanë folur lidhur me shërbimet që po ofron SBASHK-u për anëtarësinë dhe pastaj kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtij takimi edhe për angazhimet konkrete të SBASHK-ut në bashkëpunim me GIZ-in për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shtruar pyetje lidhur me çështjen e viteve 90-99 dhe për çështje të tjera dhe kanë marrë përgjigje nga kryetari dhe anëtarët tjerë të delegacionit të SBASHK-ut. Kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Drenasit i kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet duke i shprehur përkrahje të fuqishme edhe përpjekjet në të ardhmen lidhur me realizimin e kërkesave konkrete e legjitime të anëtarësisë. Ata janë shprehur në përkrahje të dialogut, por kanë kujtuar unitetin e madh edhe nëse do të jenë të detyruar të shkojnë në veprime sindikale.

 
Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un edhe në Suharekë

 

suuhareka1Kryetari i SAF e SAM të Suharekës, z. Sadik Shala bashkë me kryesinë atje ishin kujdesur për organizimin e mrekullueshëm të takimit me kryetarët e shoqatave të shkollave nga kjo komunë.

Z. Shala fillimisht ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut e pastaj ka bërë një raport të angazhimeve të sindikales në nivel komunal dhe qendror. suuhareka3Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxheri financiar e këshilltari për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri dhe koordinatorja në projektin e përbashkët SBASHK-KEC suuhareka4"Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", znj. Albina Arifi, kanë folur për shërbimet që është duke ofruar SBASHK-u për anëtarësinë dhe për angazhimin konkret e në bashkëpunim me GIZ për ngritjen e cilësisë në arsim. Menaxheri financiar e këshilltari për organizim të brendshëm ,z. Ymer Ymeri u ka shpjeguar pjesëmarrësve për angazhimet e SBASHK-ut dhe takimet me përfaqësues të Qeverisë lidhur me çështjen e viteve 90-99. Ai bashkë me kryetarin e SBASHK-ut pastaj kanë filluar një bashkëbisedë me të pranishmit duke u përgjigjur në shumë pyetje e duke marrë edhe detyra e ide të reja nga mësimdhënësit e Suharekës.
Të pranishmit kanë pritur me duartrokitje ardhjen e delegacionit të SBASHK-ut këtu dhe kanë shprehur unitetin e gatishmërinë për të mbështetur angazhimet e sindikatës së tyre në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime. Mësimdhënësit e kësaj komune janë shprehur se duhet bërë çdo angazhim që me dialog të zgjidhet çështja e viteve 90-99, por nuk kanë përjashtuar edhe veprimet sindikale nëse dialogu nuk do të jetë i frytshëm.

SBASHK-u vazhdon të përgatitet për t’u përballur suksesshëm me sfidat

sem189Janë të shumta takimet me mësimdhënësit nga e tërë Kosova me qëllimin që SBASHK-u të jetë sa më afër të punësuarve në arsim dhe që bashkërisht të debatojnë e të marrin ide e iniciativa për realizimin e gjithë kërkesave që dalin nga Kontrata Kolektive dhe për të pasur një rol sa më të fuqishëm në hartimin e politikave arsimore. Me këtë qëllim SBASHK-u bashkë me KEC-in janë duke vazhduar suksesshëm ta vënë në jetë projektin e përbashkët "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", e që mbështetet nga Komisioni evropian, zyra e BE-së në Kosovë.
Kështu edhe trajnimet me tema interesante me mësimdhënësit nga komunat e Kosovës janë pjesë e këtij angazhimi. Mes shumë trajnimesh, atij me tema që lidhen me dialogun social, i është dhënë rëndësi e veçantë sepse vetë funksioni sindikal kërkon aftësi dhe qasje meritore në dialog me palët tjera. Në rrjedhën e këtij aktiviteti, pas trajnimit me mësimdhënës nga Mitrovica, Vushtrria, Peja, Gjakova, këtë fund javë është duke u mbajtur një trajnim me kryetarë shoqatash të shkollave nga komuna e Prishtinës.
Temë kyçe e këtij trajnimi është " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Në hapje të këtij seminari kryetari i SAF e SAM të Prishtinës, Ahmet Pllana ka vlerësuar lart angazhimet e SBASHK-ut dhe unitetin e të punësuarve në arsim.sem.189 Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar bashkëpunimin mes KEC-it dhe SBASHK-ut dhe pastaj ka kujtuar angazhimet dhe sfidat duke u ndalur të rëndësia e përgatitjes për dialogun social. Ai është shprehur i bindur se trajnerët e licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri e Vjollca Shala do ta bartin dijen dhe përvojën e tyre të pjesëmarrësit dhe bashkë me ta do të nxjerrin përfundime e ide nga ky trajnim që do të shërbejnë për angazhimet në vijim të pjesëmarrësve për ta nxitur dialogun e mirëfilltë duke filluar nga shkolla, komuna e deri të niveli qendror. "Funksioni dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në kontestin kombëtar", "Dialogu social në nivel evropian", do të jenë disa nga temat që do të shtjellohen nga trajnerët, kurse pjesëmarrësit do të dëshmojnë arritjet përmes punës në grupe duke dhënë mendime e ide se si ata do të zhvillonin dialogun dhe për cilat çështje.semm18
Edhe koordinatorja e KEC-it në Projektin e përbashkët me SBASHK-un, znj. Melinda Mula, ka lavdëruar arritjet nga angazhimet e përbashkëta të KEC-it e SBASHK-ut gjatë gjithë rrjedhës së këtij projekti. Ajo pastaj është ndalur në çështjet kyçe që pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të fokusohen duke i kujtuar ata se njohuritë e fituara këtu duhet t'i bartin te kolegët e tyre nëpër shkollat e Prishtinës në mënyrë që edhe ata të jenë sa më të përgatitur për udhëheqjen efektive të dialogut social.

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë

Mësimdhënësit e Vushtrrisë lavdërojnë angazhimet e SBASHK-ut


Në kuadër të realizimit të agjendës së re të vizitave nëpër komunat e Kosovës , pas Prishtinës, Pejës, Ferizajt, përfaqësues të SBASHK-ut janë gjendur në një bashkëbisedë me kryetarët e shoqatave sindikale dhe me mësimdhënës të komunës së Vushtrrisë.vushtrrriiii Edhe në këtë takim janë shtruar çështje me rëndësi . Kryetari i SAF e SAM të Vushtrrisë, z. Alush Maloku ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut dhe gjithë të pranishmit e pas kësaj ka bërë një analizë të aktiviteteve sindikale në këtë komunë.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin, Lutfi Mani, me menaxherin financiar dhe Këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe me koordinatoren Albina Arifi kanë dhënë shpjegime.vvuu Ata kanë thënë se krahas angazhi9meve të vazhdueshme të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë po bashkëpunohet edhe me organizata e institucione në shërbim të arritjeve edhe më të mëdha. Ata kanë lavdëruar bashkëpunimin me KEC dhe tani edhe me GIZ. Folësit kanë përmendur shumë nga arritjet në shërbim të anëtarësisë . Ata janë ndalur edhe në angazhimet në ngritje të cilësisë në arsim dhe kanë shpërndarë edhe posterë e fletëpalosje që kanë të bëjnë me këtë angazhim.vvushtrri
Mësimdhënësit e Vushtrrisë kanë lavdëruar angazhimet dhe përpjekjet e vazhdueshme të SBASHK-ut për të realizuar kërkesat e drejta të anëtarësisë dhe kanë kërkuar që të vazhdohet me këto angazhime dhe me vizitat sa më të shpeshta nëpër komuna me qellim të bashkëbisedave e shkëmbimit të ideve dhe mendimeve për të mirën e SBASHK-ut.

MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës

forummmKrahas shumë angazhimeve e aktiviteteve në shërbim të anëtarësisë, SBASHK-u po vazhdon të realizojë me përpikëri aktivitetet që dalin nga projekti i përbashkët me KEC "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Në kuadër të këtij projekti janë paraparë të organizohen forume konsultative. Në një takim të tillë në ambientet e MASHT-it përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të SBASHK-ut dhe DKA-ve kanë shprehur qëndrimet dhe mendimet e tyre lidhur me temën e forumit " Kushtet e punës në shkollat e Kosovës".
Përfaqësuesja e MASHT-it, znj. Fadile Dyla ka dhënë një përshkrim të gjendjes duke vlerësuar se në vitet e pasluftës janë shënuar arritje të mëdha në përmirësimin e kushteve të punës në shkolla dhe se janë ndërtuar shumë objekte shkollore duke kërkuar kështu hapësirë më të madhe e më të volitshme për zhvillimin e procesit mësimor. Ajo ka treguar edhe për planet në vijim të MASHT-it në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës në shkollat e Kosovës me qëllim që të krijohen kushte edhe më të mira në shërbim të ngritjes së vazhdueshme cilësisë në arsim.
Duke folur në emër të DKA-ve të Kosovës, z. Musaj Tërbunja është shprehur se ka arritje pozitive, por ka edhe shumë punë për t'u bërë. Ai ka shtuar se në komuna janë bërë angazhime për përmirësimin e vazhdueshëm dhe se po punohet edhe në përgatitjen për mësimin tërëditor. Z. Tërbunja ka kujtuar duhet bërë shumë më tepër lidhur me teknologjinë informative ngase me kurikulin e ri kërkohet mbështetje e fuqishme e teknologjisë në procesin mësimor.
fforumPërfaqësuesi i MASHT-it, z. Alush Istogu është ndalur të organizimi i brendshëm i shkollës duke kujtuar se institucionet arsimore duhet të punojnë plane të bazuara zhvillimore dhe t'i vënë në jetë ato., kurse përfaqësuesi i SBASHK-ut , Ymer Ymeri ka shtruar çështjen se cili është bashkëpunimi i Ministrisë së Administratës Publike, i Ministrive të tjera dhe i sektorit profesional të MASHT kur është fjala të ngritja e objekteve të r eja shkollore dhe kujdesi ndaj gjithë infrastrukturës shkollore. Përfaqësuesi tjetër i SBASH-ut , Rexhep Sadiku ka deklaruar se në disa raste është bërë punë jo sa duhet cilësore gjatë ndërtimit të objekteve shkollore. Ai ka shtuar se krahas përmirësimit të kushteve të punës në shkolla duhet pasur kujdes edhe në angazhimet për reforma të reja sepse, siç tha ai, nuk duhet marrë çështjet me nguti.
Si përfundim i përbashkët i këtij forumi konsultativ ishte se takime të tilla duhet pasur vazhdimisht dhe se në përmirësimin e kushteve të punës në shkollat e Kosovës ka arritje, por duhet bërë më shumë dhe bashkërisht duhet dhe do të bëjmë më shumë në shërbim të arsimit në Kosovë.

Mësimdhënësit e Ferizajt inkurajojnë SBASHK-un të vazhdoj me shërbime të reja dhe me angazhimin për ngritjen e cilësisë në arsim

ferizajjTë hënën SBASHK-u ka vazhduar me ciklin e ri të vizitave nëpër komunat e Kosovës. Sot një delegacion i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga menaxheri i financave dhe këshilltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe koordinatorja Albina Arifi kanë qëndruar në Ferizaj për të bashkëbiseduar me kryetarët e shoqatave sindikale dhe anëtarët nga shkollat e kësaj komune. Pjesëmarrësit fillimisht i ka përshëndetur nënkryetari Rexhep Sadiku, i cili pastaj ka dhënë një vlerësim të angazhimit të SBASHK-ut në qendër dhe në komunën e Ferizajt për ta vlerësuar lartë unitetin dhe gjithë këto angazhime.
Pas kësaj kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin Ymer Ymeri kanë dhënë shpjegime lidhur me shërbimet e SBASHK-ut me anëtarësinë dhe për angazhimin në ngritjen e cilësisë në arsim.fferizajj
Ata në mënyrë të argumentuar u janë përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me Kontratën Kolektive, por veçmas me çështjen e dy ligjeve që lidhen me vitet 90-99. Jasharaj dhe Ymeri kanë njoftuar pjesëmarrësit se SBASHK-u po angazhohet vazhdimisht që çështja e shtruar të realizohet ashtu si duhet. Pjesëmarrësit në këtë takim janë shprehur të kënaqur me angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të tyre dhe i kanë dhënë mbështetje sindikatës së tyre që të vazhdojnë edhe në të ardhmen në realizimin e kërkesave të anëtarësisë.

SBASHK nis ciklin e ri të takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës

Me përfaqësues të shkollave të Prishtinës e Pejës u bashkëbisedua për çështje aktuale


prishttinaNë kuadër të një agjende të ngjeshur të angazhimeve e aktiviteteve SBASHK-u ka filluar një cikël të ri të bashkëbisedave me të punësuarit në arsim nëpër komunat e Kosovës. Janë dy tema kyçe që janë shtruar për bashkëbisedë në fillimet e këtij aktiviteti me përfaqësuesit e shkollave të Komunës së Prishtinës.
Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin z.Lutfi Mani, me menaxherin për financa e Këshilltarin për organizim të brendshëm , z.Ymer Ymeri, me anëtarin e Kryesisë, z.Murat Abazi , me kryetarin e SAF e SAM për Prishtinë z.Ahmet Pllana dhe me koordinatoren znjsh.Albina Arifi u kanë thënë pjesëmarrësve se këto takime me anëtarësinë dhe me kryetarët e Shoqatave sindikale janë vazhdimësi e projektit të përbashkët KEC- SBASHK me titull "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe i projektit me GIZ-in gjerman në përpjekje për të dhënë kontribut në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.prishttinaaa12
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj dhe menaxheri i financave z.Ymer Ymeri kanë njoftuar të pranishmit lidhur me gjithë shërbimet që SBASHK-u ka organizuar për anëtarët kudo në Kosovë duke përmendur më shumë se 100 marrëveshje me bizneset dhe institucionet shëndetësore e rekreative për zbritje çmimesh të shërbimeve të tyre. Në këtë takim janë kujtuar edhe arritjet e SBASHK-ut duke veçuar edhe Kontratën unike individuale të punës. Një pjesë e këtij takimi pastaj ka kaluar në bashkëbisedë lidhur me angazhimin e vazhdueshëm nëpër vite e dekada të SBASHK-ut në shërbim të arsimit e për të ngritur në vazhdimësi cilësinë në arsim e për të përmirësuar kushtet e punës nëpër shkolla.


Takim shumë i suksesshëm edhe në Pejë


Duke realizuar agjendën e takimeve me anëtarësinë, të shtunën në Pejë është organizuar një takim i suksesshëm. Kryetari i SAF e SAM të kësaj komune, z. Isuf Lajçi ka lavdëruar pjesëmarrësit për pjesëmarrjen në numër të konsiderueshëm e pas kësaj ka bërë një analizë të angazhimeve, arritjeve dhe sfidave të sindikatës në nivel komunal. pejaa12Kryetari i SBASHK-ut , z.Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin e financave dhe Këshilltarin për organizmin të brendshëm, z.Ymer Ymeri e koordinatoren znjsh. Albina Arifi kanë përmendur shërbimet që SBASHK-u ofron për anëtarësinë dhe kanë apeluar që këto informacione të barten te të gjithë të punësuarit në arsimin e Pejës. Bashkëbiseda pas kësaj është fokusuar te angazhimet momentale të SBASHK-u duke përmendur angazhimet për vënien në jetë të nenit 8, pika 6 e Ligjit mbi Skemat pensionale të financuara nga shteti dhe angazhimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut që të punësuarit në arsim ta gëzojnë pensionin e merituar të punës. Po ashtu të pranishmit janë informuar edhe për angazhimet që ka bërë e që është duke bërë SBASHK-u përmes përfaqësuesve në komisione lidhur me Ligjin për të punësuarit në arsim në vitet 90-99 dhe benefitet që do të sigurohen me këtë Ligj.pejja
Në Prishtinë e po ashtu edhe në Pejë pjesëmarrësit në takime kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe risitë në shërbim të anëtarësisë . Po ashtu mësimdhënësit e këtyre dy komunave duke shprehur përkrahjen ndaj këtyre angazhimeve dhanë edhe propozime konkrete për angazhimet në vijim.

Do të bashkëpunohet ngushtë në përmirësimin e kushteve për punonjësit e kulturës

mkrsPasi një pjesë e anëtarësisë së SBASHK-ut janë nga sektori i kulturës, një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj , kanë vizituar Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedë me Ministrin Kujtim Shala. T ë dy palët kanë biseduar për kushtet e përgjithshme në të cilat ndodhen të punësuarit në sektorin e kulturës . Ministri Shala është shprehur se Ministria që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un në shërbim të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve për të punësuarit në këtë sektor. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka falënderuar Ministrin Shala dhe është shprehur se SBASHK-u do të jap kontributin në gjithë përpjekjet që janë në shërbim të përmirësimit të kushteve për të punësuarit në sektorin e kulturës
Në vazhdim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut ka apeluar te Ministri Kujtim Shala që të angazhohet në cilësinë e Ministrit në Kabinetin Qeveritar, por edhe në cilësinë e Zv/Kryeministrit lidhur me çështjen e problemit aktual të pensionimit të të punësuarve në arsim, ngase siç u tha, Ligji mbi Skemat pensionale të Financuara nga Shteti në nenin 8 e thonë qartë këtë çështje dhe se të pensionuarit nga sektori i arsimit duhet të gëzojnë pensionin e punës në vlerën aktuale prej 140 euro, por kjo nuk po ndodh në realitet po ata po gëzojnë pensionin e pleqërisë në vlerën prej 75 euro.
SBASHK-u është i bindur se mikpritësi i tyre në këtë takim , z. Kujtim Shala do të angazhohet për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.

Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin Bajrami

Delegacioni i SBASHK-ut në krye me kryetarin Rrahman Jasharaj u prit nga Ministri Arsim Bajrami dhe kabineti i tij. Në këtë takim janë shtruar shumë çështje me interes për arsimin në Kosovë. Ministri i MASHT, Arsim Bajrami, ka njoftuar delegacionin e SBASHK-ut për gjithë angazhimet që kjo Ministri ka bërë e vazhdon të bëj për të realizuar reformat në arsim, për përmirësimin e kushteve të punës e sidomos për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ministri Bajrami i ka dorëzuar SBASHK-ut Draft strategjinë për sigurimin e cilësisë për Arsimin parauniversitar në Kosovë për vitet 2016- 2020. Ai ka ftuar SBASHK-un që të jenë pjesë aktive e angazhimeve në të gjitha segmentet ku merren vendime për çështje të arsimit duke dhënë edhe sugjerime e vërejtje duke dhënë kështu kontributin brenda mundësive të veta.mashtsot
Delegacioni i SBASHK-ut është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim. Ky delegacion ka kujtuar në vazhdim të këtij takimi se ende mbeten çështje që duhen zgjidhur duke veçuar pjesë nga kontrata Kolektive dhe Ligjin për vitet 90-99.
Ministri bajrami është pajtuar që bashkërisht me SBASHK-un të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave. Ai ka ftuar SBASHK-un që të jep sugjerimet e v eta rreth Ligjit për Statutin e punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 duke u shprehur i bindur se ky ligj do të procedohet në Qeveri deri në fillim të tetorit të këtij viti.
Të dy palët janë pajtuar që do të formojnë një komision të përbashkët që ta mbikëqyrin implementimin e Kontratës Kolektive si nga niveli qendror ashtu edhe nga ai lokal i pushtetit.
Delegacioni i SBASHK-ut i ka paraqitur kërkesë Ministrit Bajrami që të zgjedh edhe çështjen e mësimdhënësve që janë në procesin mësimor në profesionin e inxhinierëve, ashtu si ka zgjedhur edhe çështjen e e pedagogëve.
Ministri Bajrami ka siguruar kryetarin e SBASHK-ut se MASHT ka dyert e hapura për ngritjen e çdo shqetësimi që ka SBASHK-u për çështjet në arsim. Po ashtu ata janë dakorduar që Inspektoriati i arsimit të vizitojë komunat për të parë nga afër shkeljet eventuale që po bëhen nga DKA-të në disa komuna.

SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet

Vazhdohet me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë


Pasi ka uruar gjithë punëtorët e arsimit dhe nxënësit për fillimin e këtij viti shkollor, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur lidhur me analizat dhe vlerësimet që Këshilli Drejtues ka bërë gjatë një punëtorie 4 ditore lidhur me aktualitetin në arsim. Ai ka veçuar vlerësimet se ende ka shumë për t'u bërë dhe është ndalur te çështja e kërkesave nga Kontrata Kolektive duke thënë se për çështjen e kompensimit 70 % të çmimit të biletave të udhëtimit dhe për tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit do të zhvillohet dialog i vazhdueshëm me qeveritë lokale, pasi ato kanë këto obligime.konfer3108
"SBASHK-u është i pakënaqur me situatën në arsimin në Kosovë dhe paralajmëron grevë në rast se edhe gjatë muajit shtator nuk do të plotësohen kërkesat e SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka deklaruar para medieve se SBASHK-u prêt takime me Ministrin Abrashi e Bajrami për të zhvilluar dialogun dhe për të marrë përgjigje meritore lidhur me faktin se të punësuarit në arsim nuk po gëzojnë pensionin e punës.
"Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi duhet të dalë me një përgjigje konkrete lidhur me ligjin e skemës pensionale të mësimdhënësve gjatë viteve 90-99", është shprehur kryetari i SBASHK-ut. Ai ka treguar edhe për kërkesën dërguar Ministrit Bajrami duke u shprehur i bindur se ky takim do të zhvillohet gjatë kësaj jave dhe se do të jetë përmbajtjesor. SBASHK-u në këtë Konferencë ka kujtuar se DKA-të duhet të lëshojnë në muajin shtator kontratat unike individuale të punës.
"Nëse shtatori nuk jep rezultate me dialog atëherë Këshilli Drejtues do të mendojë se çfarë duhet vepruar, cilat veprime sindikale do t'i vëmë në jetë në mënyrë që të mbrojmë e realizojmë kërkesat tona", ka shprehur qartë qëndrimin e SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj. SBASHK-u ka përgëzuar mediet për punën dhe korrektësinë e tyre ndaj SBASHK-ut.

Angazhime për realizimin e detyrave nga Plani strategjik

durres 2015Duke realizuar agjendën e aktiviteteve në bazë të programit për vitin 2015, SBASHK-u ka organizuar në Durrës një punëtori disa ditore me anëtarët e Këshillit Drejtues, që përfaqësojnë të punësuarit në arsimin anëtarët e SBASHK-ut e Kosovës. Kryesia ka parë të udhës që në këtë punëtori të zhvillohen disa seanca pune duke veçuar çështje me rëndësi që lidhen me aktivitetet dhe sfidat e kësaj sindikate. Kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri i financave Ymer Ymeri në ditën e parë të kësaj punëtorie janë ndalur të Kontrata Kolektive për të parë çështjet konkrete e për të shikuara se cilat nga detyrat lidhen me dialogun social në nivel lokal e cilat me atë qendror.durres 2015. 4
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri për financa Ymer Ymeri kanë shpalosur para Këshillit Drejtues pjesë të veçanta nga Strategjia duke kujtuar edhe për arritjet, sfidat dhe për detyrat që duhet kryer në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj të ndarë në grupe pune anëtarët e Këshillit Drejtues kanë dhënë propozime konkrete se për cilat çështje konkrete do të zhvillohet në shtator dialogu social me qeveritë lokale e për cilat me pushtetin qendror. Të gjithë janë zotuar se do të shtojnë angazhimet dhe do të vazhdojnë bashkëbisedat me anëtarësinë e SBASHK-ut me qëllim që t'i informojnë ata nga afër për gjithë aktivitetet dhe të marrin mendimin e tyre për veprimet konkrete.media
Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë veçuar disa nga pikat kyçe të Kontratës dhe kanë vlerësuar se cilat nga to janë për dialogun social në nivel lokal duke marrë kështu edhe obligime konkrete për ta , kryesitë dhe për Kuvendet e SAF e SAM në komunat e tyre. Ata janë obliguar që këto çështje t'i debatojnë edhe me kryetarët e shoqatave sindikale në shkollat e kosovës dhe bashkërisht të angazhohen për realizimin e detyrave konkrete. Udhëtimi, tri pagat për mësimdhënësit e pensionuar, çështja e viteve 90-99, kushtet e punës, pjesëmarrja në panelet intervistuese në cilësinë e vëzhguesit, janë vetëm disa nga çështjet që do të trajtohen gjatë dialogut me institucione të pushtetit lokal.media1
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar në këto punëtori edhe detyrave konkrete që dalin nga Plani strategjik i SBASHK-ut për vitin 2015. Menaxheri i financave, Ymer Ymeri është ndalur të çështjet konkrete në këtë plan strategjik dhe përmes punës në grupe me gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues kanë krijuar një plan konkret të angazhimeve për muajt e mbetur të vitit 2015.
Një pjesë e kësaj punëtorie i është kushtuar edhe analizës dhe këmbimit të përvojave mes SBASHK-ut dhe Sindikatave Shqiptare të Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, ka falënderuar Sindikatat Shqiptare të Arsimit për përkrahjen dhe është shprehur i gatshëm që të shtohet bashkëpunimi në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në të dy shtetet.media2
Kryetarët Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli në emër të anëtarësisë së sindikatave shqiptare kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet. Ata pas kësaj kanë treguar për aktualitetin në arsimin shqiptar duke u ndalur në momentin aktual dhe në sfidën e madhe rreth Kontratës Kolektive për të cilën shteti shqiptar ka hezitime për ta nënshkruar. Dobrushi e Kaptelli janë shprehur se do të vazhdohet me angazhimet dhe me përpjekjet në shërbim të anëtarësisë dhe në përpjekjet për të shtuar cilësinë në arsim. SBASHK dhe Sindikatat Shqiptare të Arsimit janë shprehur se duhet shtuar bashkëpunimin përmes takimeve të vazhdueshme të Kryesive dhe organeve tjera sindikale.

Me unitet e solidaritet ndaj sfidave me të cilat përballet arsimi kudo në botë

Në Otava të Kanadasë për 6 ditë me radhë ka zhvilluar punimet Kongresi 7 i Internacionales Botërore të Arsimit . Kjo ngjarje, që konsiderohet si më e rëndësishmja e arsimit në botë, ka tubuar rreth 2000 përfaqësues nga të gjitha kontinentet. Në këtë Kongres ka marrë pjesë edhe delegacioni i SBASHK-ut. Gjatë këtyre takimeve janë bartur përvoja dhe janë ngritur kërkesa që të shtohet bashkëpunimi me sindikatave kudo në botë në mënyrë që bashkërisht të jepen zgjidhje për problemet dhe sfidat e shumta në arsim.Kongresi 7 i EI se
Duke dëshmuar edhe një herë unitetin dhe solidaritetin , që është edhe arma më e fortë e sindikatave, delegatët kanë mbështetur dhe aprovuar disa Rezoluta që kanë për qëllim ndikimin në OKB dhe në qeveritë e shteteve të ndryshme që ta kenë prioritet arsimin dhe çështjet që ndërlidhen me të dhe që të mbrojnë arsimin publik karshi përpjekjeve të disa qeverive që ta privatizojnë edhe arsimin parauniversitar. Mbrojtësit e Rezolutës kanë deklaruar se nëse vazhdohet me trendin e privatizimit në arsim, siç po ndodh në disa shtete, atëherë do të shuhen shumë vende pune e po ashtu edhe do t'u pamundësohet shkollimi shtresave të varfra ngase të hyrat e shumë familjeve nuk mundësojnë të paguhet shkollimi privat. Delegatët e Kongresit 7 të EI-së kanë aprovuar edhe Rezolutën që angazhohet ta pengojë punën e vështirë e të rrezikshme të fëmijëve dhe atë për ta parandaluar dhunën në shkolla.
Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymeri e Vlora Rexhepi – Berisha , krahas angazhimeve në seancat plenare dhe në punëtoritë e organizuara , ka zhvilluar takime e bashkëbiseda me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga shumë shtete. Në këto takime janë përcjellë përvojat sindikale dhe ka qenë mendim i përbashkët që të shtohet bashkëpunimi i SBASHK-ut me ato sindikata. Sindikatat nga SHBA, Holanda , Japonia, Turqia dhe vende të tjera janë shprehur të gatshme që të vazhdojnë me takimet dhe bashkëpunimin me SBASHK-un.Foto me Remzi Cej
Një moment i veçantë i Kongresit ka qenë në përmbyllje të punimeve kur një grup veprimtarësh e aktorësh është prezantuar përmes monologut me temën e shfaqjes "Thuaje të vërtetën para pushtetit". Organizator dhe aktori kyç në këtë paraqitje skenike ishte shqiptari nga Kosova, Remzi Cej, që tani po vepronte në Komisionin për të Drejtat Njerëzore në Kanada. Ai ka mahnitur delegatët me monologun që po rikthente në kujtesë nga lufta e fundit në Kosovë. Remziu po rrëfente ngjarje të vërteta nga fëmijëria e tij e që ishin ngjarje dhe përjetime të dhembshme të mijëra fëmijëve nga Kosova e asaj kohe plot dhembje e lot. Të gjithë delegatët i kanë shpërblyer Remziun dhe aktorët tjerë me duartrokitje të gjata, kurse delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar një takim me të riun nga Kosova, i cili tani po jetonte në Kanada, duke e përgëzuar për angazhimet dhe paraqitjen e mrekullueshme në skenë.

 

Prishtinë, 29 korrik 2015

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u në mënyrë të denjë përfaqëson arsimin e Kosovës në Otavë të Kanadasë
  2. Lëvizja e numrit të nxënësve në komunat e Kosovës
  3. DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive
  4. MPMS-ja i thotë SBASHK-ut se duhet pritur ende deri te pensionet e punës
  5. FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE
  6. Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë
  7. Regjistri i anëtarëve të SBASHK-ut për pushim në bregdetin shqiptar - qershor 2015
  8. U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social
  9. Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social
  10. SBASHK-u u takua me mësimdhënës të Suharekës
  11. Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit viziton SBASHK-un
  12. SBASHK-u vazhdon me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  13. Mësimdhënësit e Gjakovës dhe Rahovecit përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  14. SBASHK-u u takua edhe me mësimdhënësit e Malishevës
  15. SBASHK-u u takua me sindikalistët e Deçanit, Junikut e Pejës
  16. Numri i pushuesëve sipas komunave që do të pushojnë në bregdetin shqiptar në qershor 2015
  17. Takime të suksesshme në Klinë dhe Istog
  18. Takim me anëtarësinë në Kastriot ( Obiliq)
  19. Ndërpritet përkohësisht greva në shkollën “Isa Boletini” në Boletin
  20. SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës
  21. SBASHK-u bashkëbisedoi me sindikalistët në Skenderaj dhe Drenas
  22. Takime të suksesshme me mësimdhënësit në Mitrovicë dhe Vushtrri
  23. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar mësimdhënësve të Kosovës
  24. Pezullohet greva në Universitetin e Prishtinës
  25. Nga e hëna mësimdhënësit prapë në shërbim të nxënësve
  26. Reagim i SBASHK-ut ndaj kërcënimit të Ministrit Hoti
  27. Greva vazhdon
  28. Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut
  29. Nesër (29 prill 2015) grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  30. Komunikatë 27.04.2015
  31. Në pritje të Qeverisë deri më 24 prill
  32. Greva mbahet, Qeveria nuk ofroi asgjë konkrete
  33. Arsimi i Kosovës nga 20 prilli në grevë të përgjithshme
  34. ShMLP “Andrea Durrsaku” e Kamenicës i bashkëngjitet SBASHK-ut
  35. Edhe një marrëveshje e re
  36. SBASHK-u nderon mësimdhënësit që u pensionuan gjatë vitit shkollor 2014/2015
  37. SBASHK-u vizitoi DKA-në në Prishtinë
  38. SBASHK-u vazhdon me përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog
  39. Paralajmërim publik drejtuar institucioneve qendrore e lokale të Kosovës
  40. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të anëtarësisë
  41. NJOFTIM- 2
  42. NJOFTIM
  43. Përkohësisht pezullohen veprimet sindikale të SBASHK-ut
  44. Oferta e MASHT-it drejtuar SBASHK-ut do të diskutohet me anëtarësinë
  45. SBASHK-u kujton institucionet se koha e dialogut po harxhohet
  46. U realizua një kërkesë e kahershme e SBASHK-ut
  47. Një gjest i mirë i NPT “Kushtrimi” nga Mitrovica
  48. SBASHK-u takoi Rektorin e Universitetit të Prizrenit, z.Ramë Vataj
  49. Greva dëshmoi unitetin e fuqishëm të SBASHK-ut
  50. Takim i SBASHK-ut në Kryeministri

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook