Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Studentët e Departamentit të Gazetarisë shfaqën vizionin e projektit “Media2040”

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) studentët e Departamentit të Gazetarisë shfaqën vizionin e projektit “Media2040”

Sot në zyrat e SBASHK-ut është mbajtur takimi me studentët e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në kuadër të projektit Media2040.
Learta Beqiri, njëra nga pjesëtaret e këtij projekti, prezantoi para SBASHK-ut vizionin për mediat e së ardhmes. Beqiri, përveç që përmendi sfidat e gazetarisë dhe faktorëve mundësues për krijimin e një të ardhme potenciale, ajo theksoi edhe rëndësinë e edukimit medial në shkolla.
Kërkesa që iu paraqit SBASHK-ut nga studentët dhe udhëheqësit e projektit ishte inkurajimi i mësimdhënësve që lëndën e Edukimit Medial ta propozojnë si lëndë zgjedhore në Drejtorinë Komunale të Arsimit. Kjo kërkesë erdhi si rezultat i gjetjeve që në zbatimin e vizionit për një mjedis medial të rregullt duhet edhe një audiencë e edukuar mediatikisht.
Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, përgëzoi studentët dhe profesorët për iniciativën e ndërmarrë për vizionin e së ardhmes së mediave.
Gjithashtu, gjatë takimit, kryesuesit e SBASHK-ut shfaqën gatishmëri për ta trajtuar me seriozitet kërkesën e paraqitur nga studentët dhe profesorët.
Pjesë e “Media2040” janë mbi 50 profesorë dhe studentë nga fushat e gazetarisë dhe komunikimit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Sarajevës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Malit të Zi dhe Universiteti “St. Cyril and Methodius” nga Shkupi.
Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, përmes projektit Matra.
 
albani2
albani

Qendra e Solidaritetit të Amerikës shkruan: MËSUESIT E KOSOVËS UDHËHEQIN NXITJEN KOMBËTARE PËR SHËNDET MË TË MIRË MENDOR NË SHKOLLA

https://www.solidaritycenter.org/kosovo-teachers-lead-national-push-for-better-mental-health-in-schools/

Qendra e Solidaritetit të Amerikës shkruan :

MËSUESIT E KOSOVËS UDHËHEQIN NXITJEN KOMBËTARE PËR SHËNDET MË TË MIRË MENDOR NË SHKOLLA

Carolyn Butler 5 Mars, 2024

 

Sindikata e mësuesve të Kosovës SBASHK ndihmoi në ofrimin e arsimit nëpërmjet një rrjeti shtëpish private pasi shkollat u mbyllën gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Ky instalim në një shtëpi të tillë në Prishtinë, tani Muzeu i Shtëpisë së Shkollës Hertica, simbolizon gatishmërinë dhe angazhimin e mësuesve në arsim gjatë luftës. Krediti për foton: HERZWILL sh.p.k.

 

qs

 

Sindikata e mësuesve të Kosovës SBASHK (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës) po ndërton një axhendë të përbashkët shkollë-familje-komunitet-politikëbërës për të ndërtuar një sistem shumë-shkallësh në mbështetje të shëndetit mendor. Kjo përpjekje e suksesshme përfshin organizimin e një konference kombëtare muajin e kaluar gjatë së cilës të pranishmit ranë dakord të bashkëpunojnë mbi zgjidhjet që cojnë përpara këtë  cështje dhe Ministria e Arsimit u angazhua për të rritur numrin e psikologëve të shkollave, përmirësimin e legjislacionit kombëtar të shëndetit mendor dhe mbështetjen e fushatave kombëtare të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

Konferenca, e cila mblodhi së bashku më shumë se 80 përfaqësues të sindikatave të arsimit të Kosovës dhe organizatave të tjera sindikale dhe të shoqërisë civile, arsimit, kujdesit shëndetësor, qeverisë, Parlamentit të Kosovës, mediave, akademikëve, studentëve dhe këshillave të prindërve – kishte qëllim të destigmatizonte diskutimin rreth shëndetit mendor; në konferencë u shqyrtuan hulumtimet më të fundit dhe praktikat më të mira mbi promovimin, parandalimin dhe ndërhyrjen tek kujdesi për shëndetin mendor për nxënësit, mësuesit dhe familjet; konferenca krijoi mundësi për Prindërit, politikëbërësit, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit për të punuar së bashku për zgjidhjet. 

"Shëndeti mendor në shoqërinë kosovare është i ndërthurur me një sërë faktorësh të tillë si trauma ndër breza prej luftës së viteve 1990 në Kosovë, pagat e ulëta që e bëjnë të vështirë plotësimin e nevojave jetike, shkalla e lartë e papunësisë, mjediset e pasigurta – përfshirë rastet e sulmeve seksuale – dhe arsimin me cilësi të dobët, - u tha pjesëmarrësve në konferencë profesori i Psikologjisë së Universitetit të Prishtinës dhe Anëtari i Parlamentit të Kosovës, Fitim Uka”.

Gjatë paneleve të diskutimeve, punëtorive dhe sesioneve të punës në grupe, u identifikuan pengesat për përmirësimin e shëndetit mendor në shkolla, duke rezultuar në një apel të përbashkët për më shumë psikologë në shkolla, programe trajnimi për mësues dhe psikologë, kushte më të mira pune për mësuesit, referime të specializuara të shërbimit dhe fushata advokuese për zvoglimin e stigmatizimit të shëndetit mendor dhe, mbi të gjitha, për palët e interesuara për të punuar së bashku.

"Kjo konferencë dëshmon se, së bashku, ne mund të ndihmojmë për të mirën e një shkolle dhe për një arsimim edhe më të mire, - tha kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj”.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Solidaritetit, Shaëna Bader-Blau, e cila gjithashtu bëri një prezantim, përforcoi thirrjen për një axhendë të përbashkët të shkollave, familjes, komunitetit dhe politikbërësve.

"Ne jemi të gjithë në këtë së bashku, për të ndihmuar fëmijët tanë të kenë sukses dhe për të ndihmuar shkollat tona të kenë sukses, - tha ajo”.

Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, SBASHK luajti një rol jetësor në ruajtjen e arsimit. Sot SBASHK mbron kushtet më të mira të punës dhe pagat e ndershme, shkollat më të sigurta dhe mundësitë e rritjes profesionale për mësuesit. Një grevë pesë javore e mësuesve në vitin 2022, për një pagë jetese në përgjigje të pandemisë së COVID-it dhe inflacionit të lidhur me luftën në Ukrainë, u dha mësuesve një rritje të konsiderueshme të pagave, por sfidat ekonomike rajonale vazhdojnë të kërcënojnë mirëqenien e mësuesve.  

Konferenca e 21 dhe 22 shkurtit në Prishtinë, e mbështetur nga Qendra e Solidaritetit, bëri së bashku palët e interesuara të dedikuara për të përmirësuar mbështetjen e shëndetit mendor në shkolla duke përfshirë SBASHK, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), Ministrinë e Shëndetësisë (MoH), Komitetin Parlamentar për Arsimin, Unionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Komitetin Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), Sindikatën e Arsimit të Sllovenisë (SVIZ), Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë (SPASH dhe FSASH), Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Maqedonisë së Veriut (SONK), Shoqatën e Komunave, Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), Këshillin e Prindërve (KP), Këshilli i Rinisë (KYC), Dhoma e Mjekëve, Dhoma e Infermierëve, Departamenti i Psikologjisë/Universiteti i Prishtinës (PD),  Qendra Arsimore e Kosovës (KEC), Instituti EdGuard i Kosovës  dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGK).

Në Ferizaj u mbajt Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar

Bashkëbisedë përmbajtjesore me kryetarët e shoqatave sindikale

Në sallën e takimeve të Asamblesë komunale në Ferizaj është mbajtur Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari i këtij Kuvendi Fejzullah Vranovci ka përshëndetur të pranishmit dhe në emër të tyre ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetaren e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit të Mesëm të Lartë në kuadër të SBASHK-ut, Hanife Salihu. Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar anëtarët e këtij kuvendi , veprimtarët sindikalë dhe gjithë anëtarësinë në Ferizaj për angazhimet dhe unitetin e përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave konkrete sindikale dhe në forcimin e vazhdueshëm të unitetit dhe zërit sindikal.

3f

 

Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Ferizaj, Fejzullah Vranovci pastaj ka bërë një përshkrim të angazhimeve në nivel të komunës duke shprehur respekt meritor për angazhimet e vazhdueshme të stafit qendror të SBASHK-ut në realizim të kërkesave të anëtarësisë nga kjo komunë duke veçuar edhe trajnimet e organizuara në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë   dhe aktivitetet e shumta sindikale.

Pas kësaj takimi është zhvilluar përmes një bashkëbisede me pjesëmarrësit të cilët kanë treguar për situatën aktuale në institucionet e tyre arsimore dhe kanë drejtuar edhe pyetje konkrete në të cilat janë përgjigjur nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri .

Kryetari Fejzuallhu, anëtarët e kryesisë dhe gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi kanë shprehur respekt për angazhimet e stafit qendor të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë duke u shprehur se do të vazhdojnë me angazhimet për realizimin e detyrave konkrete në shërim të anëtarësisë .

1Ferizaj2f

U mbajt Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Ferizaj

Bashkëbisedë përmbajtjesore me  kryetarët e shoqatave sindikale

Në sallën e takimeve të Asamblesë komunale në Ferizaj është mbajtur Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar  për këtë komunë.  Në hapje të këtij takimi  kryetari i këtij Kuvendi Fejzullah Vranovci  ka përshëndetur të pranishmit dhe në  emër të tyre ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri  dhe  kryetaren e Kuvendit  të Sindikatës së Arsimit të Mesëm të Lartë në kuadër të SBASHK-ut, Hanife Salihu.  Kryetari Jasharaj në  fjalën përshëndetëse ka  përgëzuar anëtarët e këtij kuvendi , veprimtarët sindikalë dhe gjithë anëtarësinë në Ferizaj për angazhimet  dhe unitetin e përkushtimin e treguar  në realizimin e  detyrave konkrete sindikale  dhe në forcimin e vazhdueshëm të unitetit dhe zërit sindikal.

 Kryetari i Kuvendit të  Sindikatës së  Arsimit Parauniversitar në  Ferizaj, Fejzullah Vranovci  pastaj ka bërë  një përshkrim të angazhimeve në nivel të komunës  duke shprehur respekt meritor për  angazhimet e vazhdueshme  të stafit qendror  të SBASHK-ut në realizim të kërkesave të anëtarësisë nga kjo komunë duke veçuar edhe trajnimet e organizuara  në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë   dhe aktivitetet e shumta  sindikale.

3

 

Pas kësaj takimi është zhvilluar përmes një bashkëbisede me pjesëmarrësit  të cilët  kanë treguar për situatën aktuale në institucionet e tyre  arsimore  dhe kanë drejtuar edhe pyetje konkrete në të cilat  janë përgjigjur  nënkryetarja  Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të  brendshëm Ymer Ymeri .

Kryetari Fejzuallhu, anëtarët e kryesisë  dhe  gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi  kanë shprehur respekt  për angazhimet e stafit qendor  të SBASHK-ut  në shërbim të anëtarësisë  duke u shprehur se do të vazhdojnë me angazhimet  për realizimin e detyrave konkrete  në shërim të anëtarësisë . 

21

SBASHK vizitë në Qendrën Burimore “Përparimi “ në Prishtinë

Përkushtim shembullor i drejtoreshës dhe i të punësuarve  këtu

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri  dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikates së Arsimit Parauniversitar  për Prishtinën, Ahmet Pllana kanë vizituar  Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë  për të bashkëbiseduar  për çështje arsimore dhe për angazhimet dhe aktivitetet sindikale.

Rregulli, pastërtia, ambientet e përgatitura për aktivitete mësimore jepnin pamje të një institucioni, në të cilin  ka përkushtim shembullor të të drejtoreshës dhe gjithë të punësuarve këtu.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje  mysafirëve drejtoresha   Igballe Asllani- Potera  ka shpjeguar për angazhimet që bëhen në këtë institucion të veçantë arsimor duke  u shprehur krenare për gjithë të punuarit këtu që bëjnë edhe  të  pamundurën që procesi mësimor të  ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj mysafirët bashkë me drejtoreshën kanë vizituar edhe ambientet e këtij institucioni arsimor , që  dëshmonin për punën, kujdesin dhe përkushtimin  e të punësuarve këtu.

Pas kësaj përfaqësuesit  e SBASHK-ut  bashkë me kryetaren e shoqatës sindikale të këtij institucioni arsimor kanë mbajtur një takim me të punësuarit  në këtë Qendër burimore  dhe kanë bashkëbiseduar për aktualitetin në arsim, për sfidat me të cilat përballën  mësimdhënëset dhe të punësuarit tjerë  në këtë institucion arsimor. Kryetari Jasharaj ka  përgëzuar drejtoreshën  dhe gjithë të punësuarit për angazhimet dhe përkushtimin  në misionin e shenjtë  që kanë , kurse  nënkryetarja  Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri  u janë përgjigjur   pyetjeve të pjesëmarrëseve  në këtë takim  duke  marrë edhe ide e kërkesa konkrete që kanë të bëjnë me të drejtat e punës dhe lidhur me çështje që ndërlidhën me natyrën e punës arsimore e edukative në këtë institucion të veçantë arsimor.Qendra burimore1Qendra burimore

SBASHK me aktivitete të shumta për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe

Në fillimet e aktiviteteve të SBASHK-ut për të shënuar me krenari ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe një delegacion i sindikatës sonë ka vizituar Prekazin e historisë dhe duke bërë homazhe e duke vënë lule mbi varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari kanë përsëritur betimin në emër të gjithë anëtarësisë se do të vazhdojnë me përkushtim misionin e shenjtë për edukimin e brezave dhe do ta ruajnë në zemrat e tyre e të nxënësve kujtimin për luftën e lavdishme të UÇK­-së për lirinë e atdheut. Po më 6 mars në disa komuna kanë filluar edhe aktivitetet solemne të organizuara nga SBASHK për të shënuar 7 Marsin dhe për të shprehur respektin meritor për pishtarët e dijes që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti dhe për gjithë pishtarët e dijes që u angazhuan në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave nëpër vite e dekada.7 marsi 2024 4

Në këto ceremoni festive kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë shprehur respekt për koleget e kolegët e pensionuar duke vlerësuar lart kontributin e tyre me vite e dekada në sistemin arsimor të Kosovës. Ata kanë ndarë në emër të SBASHK-ut edhe mirënjohje , që shprehin këtë respekt të lartë për pishtarët e dijes. Ndjejmë obligim të përmendim se në mëngjesin e 7 marsit kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj ka telefonuar kryetarin e SBASHK-ut duke ia uruar atij dhe gjithë punëtorëve të arsimit 7 Marsin e duke shprehur respekt të lartë për pishtarët e dijes që kanë kryer me përkushtim misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimin e brezave nëpër vite e dekada.

Ky shkrim bëhet shumë më i plotë me fotot që ilustrojnë këtë aktivitete e që na kanë arritur nga shumë komuna të Kosovës.

7 marsi 2024 2

7 marsi 20241

U mbajt takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Debat përmbajtjesor për gjithë çështjet aktuale në arsim


SBASHK ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe të universiteteve për të debatuar për çështje aktuale në arsim e për të caktuar detyra konkrete për angazhimet e radhës.
Në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala e koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë kujtuar për aktivitetet e zhvilluara në kohën nga takimi i kaluar e deri me tani e duke u ndalur veçmas te Konferenca e organizuar bashkë me Qendrën Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, aktivitet ky i vlerësuar lart nga drejtorja ekzekutive e Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Uashington, znj. Shauna Bader -Blau, por edhe nga gjithë pjesëmarrësit tjerë.

 

2024-1.jpg

 

Pas kësaj u fol edhe për angazhimet e SBASHK-ut lidhur me kundërshtimet ndaj ndryshim propozimeve të bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, të cilat prekin në të drejtat e fituara e të punësuarve në sistemin arsimor. U theksua se shqetësimet SBASHK-u i ka prezantuar në takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe në takim me avokatin e popullit, nga i cili është kërkuar që çështjet t'i adresojë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vazhdim të takimit është bashkëbiseduar edhe për iniciativën e ardhur nga disa DKA për ndërhyrje në Kontratat individuale të punës, ndërhyrje këto që do të preknin në normat e punës së një pjese të punëtorëve të arsimit.
SBASHK kundërshton iniciativat e tilla duke theksuar se kjo është çështje që ka gjetur me kohë zgjidhje të duhur dhe si të tilla edhe duhet të mbesin.

Në këtë takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve është biseduar edhe për aktivitetet solemne që do të zhvillohen për nder të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe.
U vendos që aktivitete solemne të zhvillohen nëpër gjithë komunat dhe në universitete, për të shprehur respekt meritor për koleget dhe kolegët që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.

 

2024-3.jpg

2024-2.jpg 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konferenca “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”

Vlerësim i lartë për organizimin e kësaj ngjarje të veçantë për arsimin

Prishtinë, 23.02.2024
428092535 367034699456986 7459446723711369293 nPas angazhimit të përkushtuar të drejtuesve dhe stafit të Qendrës Amerikane të Solidaritetit dhe të SBASHK-ut u mbajt Konferenca dyditore "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës". Për të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë e në shenjë respekti për gjithë angazhimet e SBASHK-ut kishte ardhur nga Uashingtoni drejtorja ekzekutive e Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Shawna Bader-Blau bashkë me drejtorin për programe të kësaj Qendre për Evropën dhe Azin Qendrore, Rudy Porter. Në konferencë për dy ditë me radhë ishin duke dhënë kontribut me vlerë edhe përfaqësues të institucioneve, të DKA-ve, të Departamentit të psikologjisë, përfaqësues të prindërve e nxënësve, të medieve dhe veprimtarë sindikalë. Të gjithë janë angazhuar maksimalisht për rrjedhën e mbarë të kësaj ngjarje të veçantë, e cila u vlerësua lartë dhe pjesëmarrësit përgëzuan SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për angazhimin dhe për organizimin kaq të mirë.
Drejtorja ekzekutive e Qendrës Shawna Bader-Blau ka zhvilluar takime me kryetarin Jasharaj dhe me stafin e SBASHK-ut duke i përgëzuar për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë e duke cekur se Qendra Amerikane e Solidaritetit do të mbështes edhe në të ardhmen SBASHK-un në aktivitetet e radhës.428132745 407452201772259 2849309144451987851 n
SBASHK-u shpreh respekt për znj. Shawna, për z. Porter, për z. Steven e stafin e zyrës në Tiranë dhe për të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës të cilët me prezantime e me diskutime i dhanë vlerë këtij aktiviteti dhe nxorën përfundime e konkluzione që do t'i dërgohen institucioneve të Kosovës.
baneriMë shumë se me fjalë atmosferën nga punimet e kësaj Konference po e përcjellim të ju lexues të nderuar me disa foto, ndërsa shumë prej tyre do t'i ruajmë në shenjë kujtimi për dy ditët plot gjallëri e përkushtim të pjesëmarrësve në këtë ngjarje në shërbim të arsimit në Kosovë.

SBASHK memorandum bashkëpunimi me Poliklinikën dhe laboratorin Bio analiza

Zbritje deri në 20% për shërbimet në këtë institucion shëndetësor

Prishtinë, 13.02.2024
426715860 7601164596574123 4465829215632617220 nDuke shprehur respektin për punëtorët arsimorë, përfaqësuesit e Poliklinikës dhe laboratorit "Bioanaliza 1 dhe 2 " Arbër Murseli dhe Muhadin Murseli kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me SBASHK-un që është përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit të Arsimit Parauniversitar për komunën e Vitisë, Kemajl Bislimi. Ky institucion shëndetësor gjendet në Rr. e Preshëves, nr. 115 në Viti.
Memorandumi i bashkëpunimit saktëson se anëtarët e SBASHK-ut do të kenë zbritje prej 20% nga çmimi ekzistues për analizat laboratorike, mikrobiologjike, shërbimet specialistike, ultrazë, EKG, rengen (Grafit) dhe certifikata shëndetësore.
Pagesën e zbritjes prej 20 % anëtarët e SBASHK-ut e bëjnë me rastin e marrjes së shërbimeve të cekura në këtë memorandum bashkëpunimi.
SBASHK falënderon Arbër Murselin dhe Muhadin Murselin për respektin e treguar për punëtorët arsimor dhe për zbritjen e ofruar për anëtarët e SBASHK-ut për shërbimet që kryhen në këtë institucion privat shëndetësor.

Kërkesat e SBASHK-ut sa i përket Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti janë këto:

Prishtinë, 09.02.2024

llogo SBASHK nga Astriti

I. Të largohet nga Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti çdo dispozitë e cila i referohet Ligjit të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), të Serbisë ose të ish Jugosllavisë.
Arsyetim:
Skemat pensionale të financuara nga shteti paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës e jo nga fondi kontributëdhënës i ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), i cili fond është grabitur dhe shndërruar në fond pensional të Serbisë ku edhe sot e kësaj dite ky fond pensional është i grabitur dhe nën menaxhim të Serbisë. Prandaj ne mendojmë së është fare e pa nevojshme që Republika e Kosovës t'i referohet Ligjeve të KSAK-së, të Serbisë ose të ish Jugosllavisë.

II. Të kthehet pika 6 e nenit 8 të ligjit bazik për skemat pensionale të financuara nga shteti, e cila është larguar me plotësim ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti më datën 16.08.2023, në të cilën pikë thuhet: " Neni 8 pika 6 Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës" Pikës t'i shtohet edhe " të punësuarve të cilët janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme"
Arsyetim:
Për shkak se me largimin e pikës 6 të nenit 8 ju është mohuar puna të punësuarve të cilët gjatë viteve 1990 deri më 1999 kanë punuar në sistemin e Republikës ë Kosovës ose janë dëbuar dhunshëm nga vendet e tyre të punës dhe janë favorizuar ata të cilët kanë punuar me sistemin e Serbisë dhe kanë paguar kontributet pensionale në fondin e pensioneve të Serbisë. Pra, aktualisht pagesë për vitet 1989-1999 ju bëhet vetëm atyre që në këto vite i kanë shërbyer Serbisë, ndërsa të punësuarve në sistemin e Republikës së Kosovës dhe të punësuarve që janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme u njihen vetëm për ta plotësuar kushtin prej 15 viteve por nuk ju paguhet fare kjo periudhë.

III. Pagesa e pensionit kontributëdhënës duhet të bëhet deri më 01.07.2002 deri atëherë kur ka filluar të funksionoj Fondi për kursimet pensionale të Kosovës TRUST, e jo deri më 01.01.1999.
Arsyetim:
Të punësuarit në sistemin e Arsimit të Republikës së Kosovës kanë punuar pa shkëputje edhe në vitin shkollor 1998/99 me nxënësit kosovar të shpërngulur në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe pas kthimit në Kosovë ky vit shkollor ka vazhduar deri më datën 31.10.1999, duke vazhduar të punojnë pa ndërprerje deri në kohën kur janë pensionuar, andaj periudha kohore nga viti 01.01.1999 deri me 01.07.2002 mbetet periudhë e pa mbuluar as me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti e as me Ligjin për fondin e kursimeve pensionale të Kosovës TRUST. Në bazë të kësaj ne mendojmë se kjo periudhë kohore duhet ti bashkohet pensionit kotributëdhënës.

IV. Të njihen diplomat e kualifikimit për të gjithë të punësuarit në sistemin e arsimit deri në momentin e pensionimit e jo vetëm deri në vitin 1989 siç njihen tani.
Arsyetim:
Mos njohja e diplomave të kualifikimit të cilat janë lëshuar gjatë periudhës së sistemit të Republikës të Kosovës është një padrejtësi që ju bëhet të punësuarve që kanë kontribuar në atë kohë të artë për Kosovën dhe jep indikacione të mos njohjes së sistemit të Arsimit të Republikës së Kosovës të kësaj periudhe.

Këto kërkesa të SBASHK-ut, janë në harmoni të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese më nr. SGJ2112/23 të datës 16.01.2023 për Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve si dhe me Konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cila garanton që një e drejtë e fituar nuk mund të mohohet.

 

 

SBASHK alarmon përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare

Prishtinë, 02.02.2024

Për të shprehur shqetësimet lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor, përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar fillimisht me kryetarin e Komisionit parlamentar për Arsim Ardian Gola e pastaj u ka dërguar shkresa për takime shefave të Grupeve Parlamentare Mimoza Kusari Lila, Abelard Tahiri, Arben Gashi, Besnik Tahiri e Enis Kervan.
DVF 8711Kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe përfaqësuesi i Grupit parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri në takime të ndara u kanë ofruar argumente, të cilat ua kanë lënë edhe në formë të shkruar, z. Abelard Tahirit dhe z. Driton Selamanajt duke i lutur që të analizojnë këto fakte dhe të nisin iniciativën për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të nisur debat në Parlament në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet e bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti dhe t'u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi.422283623 1498389954274129 7854607784464474564 n
SBASHK pret që javën e ardhshme të kenë takime edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, të AAK-së Besnik Tahiri dhe të Grupit Parlamentar Multietnik Enis Kervan.

Ma artikuj...

  1. Vazhdohet me përgatitjet për Konferencën e 20 e 21 shkurtit
  2. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim u takua me përfaqësues të SBASHK-ut
  3. Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut në këtë javë
  4. SBASHK nënshkroi memorandum bashkëpunimi me “Optika Moda”
  5. Takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve
  6. Vazhdojnë përgatitjet për Konferencën Kombëtare të 20 e 21 shkurtit
  7. Një aktivitet i vlerësuar lart i SBASHK-ut dhe Qendrës Amerikane të Solidaritetit
  8. Përfaqësuesit e SBASHK në selinë e sindikatave në Bruksel
  9. Me veteranët e SBASHK-ut në një aktivitet të veçantë
  10. SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën Fizioterapeutike “Synergy Clinic”
  11. Në Rahovec filloi trajnimi sipas kërkesave të anëtarësisë
  12. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola u takua me përfaqësues të SBASHK-ut
  13. SBASHK-u sot vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës
  14. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në aktivitet të veçantë në Gjilan
  15. Kryetari i SBASHK-ut vizitoi minatorët grevistë
  16. Përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë bota u takuan në Meksikë
  17. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  18. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në komunën e Vushtrrisë
  19. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK me aktivitete në Pejë e Gjakovë
  20. SBASHK vazhdon marrëveshjen e mirëkuptimit me Banjën “Nëna Naile“ në Kllokot
  21. Takim i rëndësishëm i Sindikatave të Arsimit të Evropës në kryeqytetin e Çekisë
  22. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK-u vazhdojnë me aktivitete sindikale
  23. SBASHK në Kongresin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë
  24. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama
  25. SBASHK i bashkohet dhembjes dhe lartëson kujtimin për rreshterin e vrarë në krye të detyrës
  26. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK vazhdojnë aktivitetet sindikale
  27. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në një aktivitet të veçantë sindikal
  28. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Gjakovës
  29. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Vitisë
  30. Olive Medical Group dhe SBASHK vazhdojnë bashkëpunimin
  31. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën
  32. Aktivitete në SBASHK në ditën e parë të vitit të ri shkollor
  33. SBASHK-Punëtorë të arsimit dhe ju nxënës urime viti i ri shkollor
  34. Dy aktivitete të veçanta në SBASHK pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor
  35. U përmbyll me sukses Kongresi virtual i EI-së
  36. Dita e dytë e Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional
  37. SBASHK-u pjesëmarrëse në Kongresin e 9-të virtual botëror të Edukimit Internacional (EI)
  38. Grupi i tretë i pushuesve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  39. SBASHK me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  40. Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut
  41. SBASHK dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar
  42. Konferencë në Tiranë "Sindikatat dhe puna e fëmijëve"
  43. Sindikalistët nga Amerika në Prizrenin e historisë
  44. Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë
  45. Në Tiranë u mbajt Konferencë rajonale e sindikatave të arsimit
  46. Edhe një angazhim i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  47. Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  48. Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut
  49. Përvojat e grevave në SHBA barten te SBASHK-u
  50. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook