Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Pezullohet greva në Universitetin e Prishtinës

Greva e përgjithshme e shpallur nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut është pezulluar edhe në Universitet. Këshilli Grevist i SUSHK-ut bashkë me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetarin e SUSHK-ut, Bardh Bardhi , kanë zhvilluar në vazhdimësi takime dhe dialog me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu, me sekretarin e përgjithshëm Esat Kelmendi, nënkryetarin e Këshillit Drejtues të Universitetit Leon Malazogu. Këto takime kanë bërë që çështja të nis drejt zgjidhjes.upp

Këshilli Drejtues i Universitetit në një takim të tij ka debatuar për kërkesat e grevistëve dhe ka sjellë pajtimin që Rektori e sekretari i përgjithshëm të angazhohen në komunikim me Ministrin e Financave, Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me kërkesën e shkrirjes së stimulimit në pagën bazë për të punësuarit në administratë. Po ashtu Këshilli Drejtues është pajtuar edhe lidhur me Kontratën Kolektive dhe ka formuar një komision të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Drejtues të UP-së, Menaxhmenti i UP-së dhe një anëtar nga SUSHK-u.
Kryesia e SUSHK-ut bashkë me Këshillin Grevist dhe me kryesinë e SBASHK-ut kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe duke u bazuar në situatën e re e duke vlerësuar se organet e Universitetit kanë bërë reflektim pozitiv kanë marrë qëndrim unanim që greva të pezullohet duke pritur që të realizohet pajtueshmëria e arritur në takimin e Këshillit Drejtues të UP-së nga takimi i jashtëzakonshëm i këtij organi të lartë të Universiteti të datës 7.05. 2015.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook