Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE

hart2Në kuadër të realizimit të projektit të përbashkët KEC- SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", që mbështetet në Komisioni Evropian, zyra e BE-së në Kosovë, ka filluar me punimet seminari " Hartimi i politikave arsimore dhe avokimi në Kosovë". Për këtë seminar KEC ka përzgjedhur veprimtarë sindikalë nga shkollat e Pejës e Gjakovës.
Në fillimet e punimeve të seminarit juristi Blendor Shatri ka folur për përmbajtjen e seminarit e pastaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për arritjet në SBASHK dhe për sfidat duke konsideruar se trajnime të tilla forcojnë sindikatën tonë duke ngritur kuadro që do të kontribuojnë në avokim dhe në hartimin e politikave arsimore. Ai pastaj ka prezantuar trajnerin e këtij seminari, z. Haki Shyti.hart3
Trajneri Shyti me përkushtim ka nisur me shtjellimin e temave duke i dhënë mundësi bashkëbisedës me pjesëmarrësit, të cilët po dëshmojnë përkushtim dhe dëshirë të marrë njohuri të reja. Nga çështjet për të cilat është zhvilluar një bashkëbisedë përmbajtjesore veçohen "Politikat publike", "Cikli i hartimit të politikave në Kosovë ". Pjesëmarrësit duke punuar në grupe kanë dhënë shembuj të shumtë dhe kanë shtruar edhe pyetje në të cilat janë përgjigjur trajneri Shyti, kryetari Jasharaj, juristi Shatri, por edhe vetë pjesëmarrësit.
Në vazhdim të këtij seminari do të trajtohen edhe tema të tjera me rëndësi dhe pjesëmarrësit nga Peja e Gjakova do të përgatiten që tema të tilla të debatojnë me kolegët e tyre nëpër shkollat e komunave nga vijnë ata.hart1

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook