Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Rregullore e punës së Kuvendit të Shoqatave Sindikale në nivel të Komunës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës e Kosovës në organizimin e vetë përfshinë të gjitha nivelet e arsimit që nga institucionet parashkollore deri tek ato universitare përfshi këtu edhe institucionet shkencore dhe kulturore. Kjo sindikatë ka organizim të shtrirë nga shoqata sindikale (një shkollë një shoqatë) deri tek kongresi si organ më i lartë .

Në mbështetje të nenit 19 të Statutit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë SBASHK, miraton këtë :
Në mbështetje të nenit 19 të Statutit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë SBASHK, miraton këtë :
R R E G U L L O R E
e punës së Kuvendit të Shoqatave Sindikale në nivel të Komunës

Kuvendi i Shoqatave Sindikale të shkollave në nivel të komunave është organ konsultativ, vendim marrës dhe ekzekutiv i shoqatave sindikale të komunës përkatëse.
Roli i Kuvendit është implementimi i të gjitha vendimeve të cilat i miraton Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kongresi i SBASHK-ut.
Kuvendi gjithashtu merr iniciativa dhe propozime nga shoqatat dhe përmes aktivistëve i procedon në organet më të larta të SBASHK-ut. Kuvendi mund të merr edhe vendime të pavarura sa i përket shoqatave në kuadër to komunës.
Për punën e vetë ky organ i përgjigjet Kryesia së SBASHK-ut e në raste të veçanta edhe Këshillit të Përgjithshëm.
Monitorimin e Kuvendeve të Shoqatave Sindikale të Komunave e monitoron SBASHK-u
Neni 1
Kuvendin e Shoqatave komunale e përbëjnë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore dhe të mesme të komunës përkatëse që paguaj kuota sindikale.
Neni 2
Kuvendi Komunal ka Kryesinë e vetë e cila ka prej 5 – 9 anëtarë varësisht nga numri i shoqatave sindikale.
Kryetarin, nënkryetarin dhe kryesinë e zgjedh Kuvendi me vota të fshehta me mandat katër vjeçar. Kryetari dhe nënkryetari nuk mund të jenë nga i njejti nivel arsimor. (arsimi fillor dhe i mesëm).
Neni 3
Kuvendi takohet së paku një herë në muaj por mundet edhe më shpesh nëse për këtë paraqitet nevoja.
Neni 4
Kryetari Kuvendit është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut.

Neni 5
Në qytetet Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren nëse kryetari i Kuvendit është i nivelit arsimor fillor përkatësisht të mesëm i cili është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut nënkryetari duhet të jetë i arsimit të mesëm, përkatësisht arsimit fillor i cili poashtu është anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut
Neni 6
Kuvendi i Komunës zgjedh edhe delegatët për Kongres të SBASHK-ut me mandat katër vjeçar dhe për këtë e njofton me shkrim Kryesinë e SBASHK-ut.
Neni 7
Me këtë Rregullore të punës përcaktohet mënyra e punës së Kuvendit të Shoqatave Sindikale të një Komune.
Neni 8
Kjo Rregullore përmban dispozitat për:
verifikimin e mandatit të anëtarëve të Kuvendit,

mënyrën e udhëheqjes së mbledhjeve të Kuvendit,

realizimin e të drejtave dhe të obligimeve të anëtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në mbledhje,

fushëveprimin, organizimin e brendshëm dhe punën e Kuvendit,

formimin, fushëveprimin dhe mënyrën e punës të këshillave, komisioneve dhe grupeve të ndryshme punuese të Kuvendit,

mënyrën e shqyrtimit dhe aprovimit të vendimeve të ndryshme të Kuvendit,

Kontrollon mënyrën e punës së Kryesisë së Kuvendit dhe organeve të zgjedhur nga ky organ,

Menaxhimin e mjeteve materiale,

çështje të tjera që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit.
Neni 9
Mbledhjet e Kuvendit i konvokon kryetari i Kuvendit sipas dinamikës së përcaktuar ose me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të Kuvendit dhe e fton udhëheqjen e SBASHK-ut për pjesëmarrje në Kuvend.
Neni 10
Me punën e Kuvendit udhëheq kryetari i Kuvendit së bashku me nënkryetarin. Në mungesë të kryetarit mbledhjen e kryeson nënkryetari së bashku me njërin nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.
Neni 11
Kryesuesi verifikon kuorumin e Kuvendit. Nëse në mbledhje janë prezent më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit mbledhja mund të mbahet.

Neni 12
Mbledhjen e hap kryetari ose kryesuesi dhe propozon rendin e ditës. Rendi i ditës mund të plotësohet nga anëtarët e Kuvendit. Të gjitha propozimet i nënshtrohen aprovimit me votim të hapur.
Neni 13
Anëtarët e Kuvendit, kanë të drejtë që të marrin pjesë në diskutim, që të propozojnë aprovimin e akteve të caktuara, që të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje nga personat përgjegjës për çështje të caktuara.
Neni 14
Kryesuesi i mbledhjes i jep fjalën anëtarit të Kuvendit sipas radhës së paraqitjes. Paraqitja për diskutim mund të bëhet me ngritjen e dorës.
Diskutimi zgjatë sipas marrëveshjes të arritur me shumicë votash para se të fillojë diskutimi për çështje të caktuara.
Anëtari i Kuvendit mund të diskutojë vetëm njëherë për një pikë të rendit të ditës.
Neni 15
Kryesuesi është i obliguar që t'ia jep menjëherë fjalën anëtarit të Kryesisë i cili kërkon replikë.
Të drejtën në replikë e ka anëtari të cilit në diskutim i përmendet emri apo kontestohet diskutimi i tij. Replika e parë mund të zgjas më së shumti 2 minuta ndërsa e dyta 1 minutë.
Anëtari i Kuvendit mund të flas vetëm për çështjen që është në rendin e ditës.

Neni 16
Nëse diskutuesi largohet nga rendi i ditës, kryesuesi mund t'ia tërheq vërejtjen për këtë.
Në qoftë se pas tërheqjes së vërejtjes diskutuesi prapë nuk i përmbahet rendit të ditës, kryesuesi mund t'ia marrë fjalën.
Marrja e fjalës vlen vetëm për atë pikë të rendit të ditës.
Neni 17
Anëtari i Kuvendit i cili prishë rëndë rendin dhe qetësinë në mbledhjen e Kuvendit, fyen rëndë cilindo anëtarë të Kuvendit, kryesuesi ia merr fjalën. Anëtarit të cilit dy herë i është shqiptuar masa marrjes së fjalës, mund t'i shqiptohet masa e largimit nga mbledhja me propozimin e kryesusesit dhe aprovimin e Kuvendit me shumicë votash.
Neni 18
Në qoftë se kryesuesi me masat e përdorura nuk mund ta mbajë rendin e mbledhjes, cakton ndërprerjen e shkurtër të mbledhjes.

Neni 19
Marrja e vendimeve:
Të gjitha vendimet merren me anë të votimit. Kuvendi e përcakton se për cilën çështje votimi do të jetë i hapët dhe për cilën i fshehtë.
Votimi i hapët bëhet me ngritjen e dorës ose me thirrjen e emrave të anëtarëve të Kryesisë për deklarim.
Votimi i fshehtë bëhet me fletëvotime.
Neni 20
Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishëm nëse për to votojnë shumica e anëtarëve të pranishëm të Kuvendit.
Në qoftë se mbledhja nuk përfundon brenda ditës, e njëjta vazhdon ditën e ardhshme apo ndonjë ditë tjetër të cilën e cakton kryesuesi apo Kuvendi me shumicë votash.
Nëse mbledhja e ndërprerë nuk vazhdohet brenda 30 ditëve atëherë ajo duhet të mbahet rishtazi përveç nëse Kuvendi nuk vendos ndryshe.
Menaxhimi i mjeteve materiale
Neni 21
Kuvendi i Shoqatave Komunale realizon të hyra nga kuotizacioni sindikal dhe donacioneve të ndryshme.
Në mbështetje të nenit 10 të Statutit të SBASHK-ut anëtarët e SBASHK-ut janë obliguar të paguajnë anëtarësinë në shumë prej 0.5 % të të ardhurave mujore neto. Nga këto mjete 40 % alokohen në xhirollogaritë e shoqatave sindikale dhe me to menaxhon Kryesia e shoqatës ekskluzivisht për aktivitet sindikal. Po ashtu nga mjetet e anëtarësisë 10 % alokohen në xhirollogaritë e Sindikatave Komunale të AF dhe AM nga të cilat ½ janë të dedikuara për aktivitet sindikal të aktivistëve në nivel komunal ndërsa pjesa tjetër i dedikohet kryetarit si kompensim për aktivitet. Të gjitha mjetet e shpenzuara duhet të kenë mbulesë përkatëse financiare.
Mbajtja e shënimeve
Neni 22
Për punën e mbledhjeve të Kuvendit mbahet procesverbali të cilin e mbanë personi i autorizuar nga Kuvendi.
Neni 23
Procesverbali përmban shënimet kryesore për punën e Kuvendit, veçmas propozimet e paraqitura, vendimet e aprovuara dhe rezultatet e votimeve.
Neni 24
Diskutimi i anëtarëve të kryesisë shënohet shkurtimisht duke iu përmbajt esencës së diskutimit.
Ruajtjen e procesverbalit e siguron sekretaria e Kuvendit.
Nga procesverbali nxirët Ekstrakti i cili i paraqitet Kuvendit në mbledhjen e radhës për aprovim.
Neni 25
Se a do të jetë puna e Kuvendit publike apo e fshehtë vendos Kryesia. Publiciteti sigurohet me pjesëmarrjen e gazetarëve në mbledhje.
Neni 26
Mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të organeve dhe komisioneve të Kryesisë bëhet në bazë të dispozitave të Statutit dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.
Neni 27
Vërejtjet mbi shkeljen e kësaj rregulloreje mund t'i bëjë çdo anëtarë i Kuvendit.
Vërejtjet duhet të bëhen menjëherë pas shkeljes eventuale të dispozitave të kësaj rregulloreje.
Në qoftë se Kryesuesi pajtohet me vërejtjen e parashtruar, korrigjimin e veprimit e bënë pa shqyrtim.
Në qoftë se shkaktohet kontest lidhur me vërejtjen e parashtruar, e pas dëgjimit të arsyetimeve të pjesëmarrësve të interesuar, vendos Kuvendi me votim të hapur.

Neni 28
Në rast të zbrazëtirave juridike që mund të paraqiten në këtë Rregullore, aplikohen dispozitat e Statutit të SBASHK-ut.
Neni 29
Kjo Rregullore hyn në fuqi menjëherë pas aprovimit nga Këshilli I Përgjithshëm i SBASHK-ut.

Prishtinë, mars 2007

SBASHK
Zenel Zeka

Për të shkarkuar në PDF ju lutem klikoni këtu.

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2017

Gazeta Vjetore

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook

Butoni posht