Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua edhe me mësimdhënësit e Malishevës

malisheva225Është mbajtur të premten një takim i suksesshëm me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Malishevës.
Kryetari i SAF dhe SAM të Malishevës z.Elez Krasniqi ka dhënë një vlerësim të aktiviteteve sindikale në këtë komunë.
Ai bashkë me pjesëmarrësit e tjerë kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut duke kërkuar që këto angazhime të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Koordinatorja Albina Arifi ka prezantuar me fakte dhe argumente çështjet që lidhen me licencimin. Paraqitja e saj ka nxitur kureshtjen e pjesëmarrësve të cilët kanë shtruar shumë pyetje. Me interes është përcjellë edhe prezantimi i juristit Blendor Shatri. Ai ka fol për shërbimet juridike por edhe për shërbimet e tjera të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. malisheva2255Shatri ka apeluar te pjesëmarrësit që ta publikojnë ueb-faqen e SBASHK-ut edhe në shkollat e tyre sepse sic tha ai, aty mund të gjenden të gjitha informacionet por edhe të shtrohen pyetje, të cilat do të gjejnë përgjigje profesionale. Në këtë takim është mirëpritur prezenca e kryetari Rrahman Jasharaj, i cili në formë të bashkëbisedës u është përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me angazhimet, arritjet dhe sfidat e SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook