Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre

Prishtinë, 30.03.2020

takimi online i mesueses me nxenesTë gjendur në një situatë të re nga 11 marsi e këndej punëtorët e arsimit nuk e kanë harxhuar kohën kot, por kanë krijuar rrjete komunikimi me nxënësit dhe prindërit duke vazhduar procesin mësimor në rrethana të reja. Ky komunikim po mundëson që të bashkëbisedohet për njësitë mësimore të përgatitura nga MASHTI e që po prezantohen në RTK, por janë të shumta rastet kudo në Kosovë që edhe mësimdhënësit po përgatisin njësi mësimore sipas planit dhe ato po i plasojnë në rrjete sociale duke komunikuar në të njëjtën kohë me nxënësit e tyre për të dhënë edhe detyra e duke i kontrolluar ato. SBASHK-u është në takime të vazhdueshme nga larg me stafin qendror, por edhe me veprimtarë sindikal nga Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet duke u dhënë mbështetje e duke përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit që edhe në rrethana të vështirësuara, nuk janë larguar për as një moment nga misioni i tyre i shenjtë, por vazhdojnë punën me përkushtim e zell duke i dhënë forcë e vlerë trekëndëshit të famshëm mësimdhënës-nxënës-prindër e duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit edukativ e arsimor. SBASHK-u mban takime të përditshme nga larg me stafin qendror dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve, por për të qenë sa më afër kolegëve tanë kudo në Kosovë ka nisur me takimet nga larg edhe me kryetarët e shoqatave sindikale. Në një takim të tillë me veprimtarët sindikalë nga Vitia është zhvilluar një bashkëbisedë e frytshme dhe SBASHK përgëzon kolegët tanë nga kjo komunë që po bëjnë angazhime të mëdha e po shënojnë arritje të shumta duke zhvilluar procesin mësimor nga larg me nxënësit e tyre. Takimet e tilla do të vazhdojnë fillimisht me kolegët sindikalistë nga komunat që janë më të prekura nga Coronavirusi në mënyrë që bashkërisht të shtrojnë ide e të angazhohemi në kryerjen e misionit të shenjtë të mësuesit edhe në këto kohë të vështira.mesimiiiiii Punëtorët e arsimit janë dëshmuar në të kaluarën e po dëshmohen edhe tani se qëndrojnë në ballë të angazhimeve duke realizuar misionin e tyre dhe obligimin e tyre për arsimimin dhe edukimin e brezave pavarësisht sfidave dhe vështirësive të kohës. SBASHK-u në kuadër të angazhimeve në shërbim të arsimit në këto rrethana të reja është duke komunikuar me psikologë e pedagogë shkollash me qëllim që bashkërisht të krijojnë mundësi që prindërit të komunikojnë me ta nga larg për të marrë përgjigje profesionale për çështje të veçanta.

Mobilizim i plotë i SBASHK-ut për mësimin nga largësia

Prishtinë, 23.03.2020

e mesimi 300x196Stafi qendror i SBASHK-ut, Kryesia bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve çdo ditë mbajnë takime pune nga larg duke përcjellë situatën aktuale në këtë kohë plot sfida e duke dhënë ide e duke marrë detyra konkrete në shërbim të arsimit dhe dijes. Në takimin e sotëm kryetari i SBASHK-ut ka informuar stafin, kryesinë dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se ka komunikuar me Ministren Hykmete Bajrami për ta përgëzuar e uruar me rastin e nisjes së mësimit nga larg duke i shprehur mbështetjen e plotë të SBASHK-ut në përpjekjen e përbashkët që dija dhe arsimi të vazhdojnë rrugëtimin drejt diturive të reja e me lutjen e përbashkët për fitore ndaj armikut tinëzar dhe kthim sa më të shpejt në institucionet arsimore.
SBASHK në takimin e sotëm ka marrë informacione nga kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se shumë nga kolegët tanë ka kohë që kanë nisur komunikimin nga larg me prindër e nxënës dhe duke zhvilluar kështu brenda mundësive njësi mësimore e duke testuar njohuri përmes detyrave.
SBASHK-u përgëzon kolegët tanë për këtë angazhim.
Punëtorët e arsimit janë dëshmuar edhe në kohë të tjera të liga duke e mbajtur gjallë dritën kundër errësirës. Ata edhe në këto kohë të vështira për Kosovën dhe tërë botën janë të mobilizuar dhe do të jenë, edhe pse nga larg, me nxënësit e prindërit në rrugëtimin drejt dijeve të reja.
Stafi i SBASHK-ut, kryesia dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve çdo ditë do të vazhdojnë me komunikimin dhe takimet nga larg duke analizuar situatën e duke qenë në gatishmëri për punë e përkushtim sipas kërkesave të kohës.
Në gjithë vitet e okupimit qëndruam fuqishëm në shërbim të dijes e dritës kundër errësirës. Të mobilizuar e të gatshëm jemi edhe sot.
Edhe nga këto takime prej së largu stafi dhe gjithë anëtarët e SBASHK-ut edhe një herë shprehin mbështetjen dhe respektin për Sindikatën e Shëndetësisë, pra ndaj mantelbardhëve duke i përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin në luftë për jetën kundër vdekjes.

Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë

Prishtinë, 19.03.2020
90594393 234058991115921 2511185013383364608 nAnëtarë të nderuar situata nëpër të cilën po kalon Kosova dhe e tërë bota në përballjen sublime kundër një armiku tinzar, që po godet shëndetin e njerëzve, kërkon unitet e përpjekje të përbashkët për ta mposhtur këtë të keqe. Ne punëtorët e arsimit jemi dëshmuar në kohët më të vështira se e duam popullin dhe atdheun tonë. Situata tani prapë kërkon kontributin tonë. Në këtë situatë të vështirë të vazhdojmë të jemi shembull i unitetit e përkushtimit. Me sjelljet e angazhimet tona të kontribuojmë në tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate dhe respektin tonë të lartë për angazhimin heroik të mjekëve, infermierëve, policëve dhe gjithë të tjerëve që janë në vijën e parë të frontit ta dëshmojmë me angazhime dhe duke respektuar këshillat dhe vendimet e institucioneve. Të dërgojmë mesazhe motivimi edhe për nxënësit tonë dhe të japim kontributin tonë në angazhimet e MASHT për mësimin në formën e re që është duke u përgatitur. Një pjesë e kolegëve tanë tani më po kontribuojnë në këtë angazhim për çka i përgëzojmë duke qenë të sigurt se edhe punëtorët tjerë të arsimit do të japin kontributin në shërbim të dijes dhe arsimit edhe në këto rrethana të vështira. Të nderuar kolegë stafi i SBASHK edhe në këkë situatë mbanë takime çdo ditë përmes kyçjes vizuele dhe po ashtu vazhdon komunikimin me veprimtarët sindikalë kudo në komunat e Kosovës dhe Universitete dhe vazhdon të jetë zëri juaj kodo. 90067608 145929246720521 1623216068422008832 nKemi pasur komunikim edhe me Ministren Hykmete Bajrami duke diskutuar për të gjitha çështjet që keni ngritur ju anëtarë të nderuar. Ky komunikim do të vazhdojë. Ne krenohemi me ju anëtarë të nderuar sepse bashkërisht,si në të kaluarën, ashtu edhe sot e gjithmonë,do t'ngjeshim radhët në shërbim të dijes, nxënësve, popullit dhe atdheut me unitet, përkushtim e duke ruajtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kolegë të nderuar stafi qendror vazhdon me angazhimet dhe ju ftojmë të vazhdoni të komunikoni e të bashkëbisedoni me ne për situatën dhe për çështjet që ju preokupojnë dhe kështu bashkërisht të gjejmë zgjidhje të duhur të çështjeve.90160641 557198924915170 3087292994252963840 n
Me respekt,
Stafi qendror i SBASHK-ut
Kryetari Rrahman Jasharaj

Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë

Prishtinë, 19.03.2020
90594393 234058991115921 2511185013383364608 nAnëtarë të nderuar situata nëpër të cilën po kalon Kosova dhe e tërë bota në përballjen sublime kundër një armiku tinzar, që po godet shëndetin e njerëzve, kërkon unitet e përpjekje të përbashkët për ta mposhtur këtë të keqe. Ne punëtorët e arsimit jemi dëshmuar në kohët më të vështira se e duam popullin dhe atdheun tonë. Situata tani prapë kërkon kontributin tonë. Në këtë situatë të vështirë të vazhdojmë të jemi shembull i unitetit e përkushtimit. Me sjelljet e angazhimet tona të kontribuojmë në tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate dhe respektin tonë të lartë për angazhimin heroik të mjekëve, infermierëve, policëve dhe gjithë të tjerëve që janë në vijën e parë të frontit ta dëshmojmë me angazhime dhe duke respektuar këshillat dhe vendimet e institucioneve. Të dërgojmë mesazhe motivimi edhe për nxënësit tonë dhe të japim kontributin tonë në angazhimet e MASHT për mësimin në formën e re që është duke u përgatitur. Një pjesë e kolegëve tanë tani më po kontribuojnë në këtë angazhim për çka i përgëzojmë duke qenë të sigurt se edhe punëtorët tjerë të arsimit do të japin kontributin në shërbim të dijes dhe arsimit edhe në këto rrethana të vështira. Të nderuar kolegë stafi i SBASHK edhe në këkë situatë mbanë takime çdo ditë përmes kyçjes vizuele dhe po ashtu vazhdon komunikimin me veprimtarët sindikalë kudo në komunat e Kosovës dhe Universitete dhe vazhdon të jetë zëri juaj kodo. 90067608 145929246720521 1623216068422008832 nKemi pasur komunikim edhe me Ministren Hykmete Bajrami duke diskutuar për të gjitha çështjet që keni ngritur ju anëtarë të nderuar. Ky komunikim do të vazhdojë. Ne krenohemi me ju anëtarë të nderuar sepse bashkërisht,si në të kaluarën, ashtu edhe sot e gjithmonë,do t'ngjeshim radhët në shërbim të dijes, nxënësve, popullit dhe atdheut me unitet, përkushtim e duke ruajtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kolegë të nderuar stafi qendror vazhdon me angazhimet dhe ju ftojmë të vazhdoni të komunikoni e të bashkëbisedoni me ne për situatën dhe për çështjet që ju preokupojnë dhe kështu bashkërisht të gjejmë zgjidhje të duhur të çështjeve.90160641 557198924915170 3087292994252963840 n
Me respekt,
Stafi qendror i SBASHK-ut
Kryetari Rrahman Jasharaj

Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë

Prishtinë, 19.03.2020
90594393 234058991115921 2511185013383364608 nAnëtarë të nderuar situata nëpër të cilën po kalon Kosova dhe e tërë bota në përballjen sublime kundër një armiku tinzar, që po godet shëndetin e njerëzve, kërkon unitet e përpjekje të përbashkët për ta mposhtur këtë të keqe. Ne punëtorët e arsimit jemi dëshmuar në kohët më të vështira se e duam popullin dhe atdheun tonë. Situata tani prapë kërkon kontributin tonë. Në këtë situatë të vështirë të vazhdojmë të jemi shembull i unitetit e përkushtimit. Me sjelljet e angazhimet tona të kontribuojmë në tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate dhe respektin tonë të lartë për angazhimin heroik të mjekëve, infermierëve, policëve dhe gjithë të tjerëve që janë në vijën e parë të frontit ta dëshmojmë me angazhime dhe duke respektuar këshillat dhe vendimet e institucioneve. Të dërgojmë mesazhe motivimi edhe për nxënësit tonë dhe të japim kontributin tonë në angazhimet e MASHT për mësimin në formën e re që është duke u përgatitur. Një pjesë e kolegëve tanë tani më po kontribuojnë në këtë angazhim për çka i përgëzojmë duke qenë të sigurt se edhe punëtorët tjerë të arsimit do të japin kontributin në shërbim të dijes dhe arsimit edhe në këto rrethana të vështira. Të nderuar kolegë stafi i SBASHK edhe në këkë situatë mbanë takime çdo ditë përmes kyçjes vizuele dhe po ashtu vazhdon komunikimin me veprimtarët sindikalë kudo në komunat e Kosovës dhe Universitete dhe vazhdon të jetë zëri juaj kodo. 90067608 145929246720521 1623216068422008832 nKemi pasur komunikim edhe me Ministren Hykmete Bajrami duke diskutuar për të gjitha çështjet që keni ngritur ju anëtarë të nderuar. Ky komunikim do të vazhdojë. Ne krenohemi me ju anëtarë të nderuar sepse bashkërisht,si në të kaluarën, ashtu edhe sot e gjithmonë,do t'ngjeshim radhët në shërbim të dijes, nxënësve, popullit dhe atdheut me unitet, përkushtim e duke ruajtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kolegë të nderuar stafi qendror vazhdon me angazhimet dhe ju ftojmë të vazhdoni të komunikoni e të bashkëbisedoni me ne për situatën dhe për çështjet që ju preokupojnë dhe kështu bashkërisht të gjejmë zgjidhje të duhur të çështjeve.90160641 557198924915170 3087292994252963840 n
Me respekt,
Stafi qendror i SBASHK-ut
Kryetari Rrahman Jasharaj

Bashkëbisedë e SBASHK-ut me MASHT-in

Ministrja Bajrami siguron se nëse Kushtetuesja sjell vendim pozitiv Ligji i pagave do të implementohet

Prishtinë, 16.03.2020
sbbJavën e kaluar ishte paraparë që këtë të hënë të mbahej një takim mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe Ministres Hykmete Bajrami e kabinetit të saj. Në kuadër të këtij angazhimi kryetari i SBASHK-ut bashkë me menaxherin për financa e administratë Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri janë gjendur në zyrat e SBASHK-ut duke u përgatitur për takimin në të cilin do të bashkëbisedohej me Ministren lidhur me situatën aktuale në arsim dhe për çështje të tjera bazuar na aktualitetin.
Pasi që Ministrja Bajrami kishte një takim urgjent pikërisht lidhur me situatën aktuale të krijuar nga paraqitja e rasteve me koronovirusit COVID-19 si dhe obligimet e saj pas shpallje së gjendjes emergjente të shëndetit publik në Kosovë,bashkëbiseda është zhvilluar përmes komunikimit me telefon. Është folur për situatën aktuale në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe po ashtu është diskutuar edhe lidhur me Buxhetin e aprovuar të Kosovës dhe Ligjin e pagave. Ministrja ka deklaruar se çështjen e ka ngritur edhe në takimin e Qeverisë dhe bazuar nga bisedat që ka pasur me përfaqësues të institucioneve ka marrë përgjigje se nëse Kushtetuesja sjell vendim pozitiv lidhur me Ligjin e pagave ai do të nis së implementuari dhe se për të do të sigurohen mjete të mjaftueshme buxhetore.
Në situatën aktuale dhe duke u bazuar më masat që ka marrë Qeveria e Kosovës në shërbim të ruajtjes së shëndetit të popullatës të dy palët janë pajtuar që të vazhdohet me komunikimin , qoftë me takime pune, qoftë përmes komunikimit me telefon dhe shkresave dërguar në adresat elektronike.

SBASHK-u vazhdon takimet me kryetarë të Grupeve Parlamentare

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Daut Haradinaj në mbështetje të plotë të kërkesave të SBASHK-ut

Prishtinë, 11.03.2020
Me qëllim që të përcjellin zërin e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit se nëse nuk do të ketë planifikim të mjeteve të duhura në Buxhetin e vitit 2020 për implementimin e Ligjit të pagave situata do të acarohet shumë dhe se anëtarësia do të kërkojë veprime sindikale duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme që nga çerdhet e deri në Universitete, SBASHK-u u është drejtuar me kërkesa për takime kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim. Kjo agjendë e takimeve ka nisur të realizohet me takimin e djeshëm me Kryetarin e Grupit Parlamentar të NISMA, z. Haxhi Shala për të vazhduar sot duke u takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Daut Haradinaj.
ddddPërfaqësuesit e SBASHK-ut edhe në këtë takim kanë përcjellë shqetësimin e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit. Ata kanë informuar kryetarin Haradinaj se nëse në Buxhetin e vitit 2020 nuk do të ketë planifikim të mjeteve të mjaftueshme për Ligjin e pagave atëherë SBASHK-u do të veprojë sipas zërit të anëtarësisë, e cila që tani është e vendosur që nëse ndodh kjo atëherë do të shkohet në veprime sindikale , gjegjësisht në grevë të përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.
Kryetari Daut Haradinaj i ka ofruar në emër të Grupit parlamentar të AAK-së përkrahje të pa rezervë SBASHK-ut duke përgëzuar këtë sindikatë për arritjet në Ligjin e pagave. Ai është shprehur se institucionet e Kosovës duhet të trajtojnë me seriozitet kërkesat e SBASHK-ut dhe të sindikatave tjera lidhur me Ligjin e pagave.
Kujtojmë se SBASHK-u u ka dërguar kërkesa zyrtare për takime edhe kryetarëve të Grupeve tjera parlamentare, që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe kryetarit të Komisionit për Arsim me qëllimin e njëjtë që t'i njoh ata për situatën aktuale në arsim dhe të kërkojë nga ata që të veprojnë në mënyrë që Ligji për buxhetin të planifikojë mjete të mjaftueshme për implementimin e Ligjit të pagave duke qenë të sigurt se Kushtetuesja do të sjell vendim pozitiv për këtë Ligj.

Kryetari Shala dhe dy deputetë të NISMA u takuan me përfaqësuesit e SBASHK-ut

Priten takime edhe me kryetarët e grupeve tjera parlamentare

Prishtinë, 10.03.2020
DSC 0143Kryetari i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate Haxhi Shala bashkë me deputetët e këtij subjekti politik parlamentar Albulena Balaj- Halimaj dhe Endrit Shala janë takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me delegacionin e SBASHK-ut që përbëhej nga kryetari Rrahman Jasharaj , koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe zyrtarja e lartë Vlora Rexhepi Berisha.
Në takimin mbajtur sot më kryetarin Shala dhe dy deputetët e NISMA kryetari Jasharaj dhe dy përfaqësuesit tjerë të SBASHK-ut i kanë njoftuar ata për shqetësimet dhe situatën aktuale në tërë sistemin arsimor në Kosovë.
Delegacioni i SBASHK-ut ka shprehur shqetësimin duke përcjellë zërin e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit se nëse nuk do të ketë planifikim të mjeteve të duhura në Buxhetin e vitit 2020 për implementimin e Ligjit të pagave situata do të acarohet shumë dhe se anëtarësia do të kërkojë veprime sindikale duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme që nga çerdhet e deri në Universitete.
Kryetari i Grupit Parlamentar të NISMA , Haxhi Shala bashkë me deputetët e këtij subjekti politik parlamentar Balaj-Halimaj dhe Shala janë shprehur se kuptojnë shqetësimin e drejt të SBASHK-ut dhe se në Komisione , por edhe në seancat e Parlamentit do të shprehin qëndrimin e tyre duke kërkuar që në Buxhetin e Kosovës të jenë paraparë mjete të mjaftueshme për implementimin e Ligjit të pagave ngase, si thanë ata, Qeverisa e kaluar kishte paraparë mjete të mjaftueshme buxhetore për këtë Ligj, pasi ai ishte votuar nga Parlamenti i Kosovës.
SBASHK-u u ka dërguar kërkesa zyrtare për takime edhe kryetarëve të Grupeve tjera parlamentare, që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës me qëllim që të informojnë ata e përmes tyre edhe deputetët lidhur me situatën në arsim , me shqetësimet e arsyeshme dhe kërkesën legjitime që në Ligjin e buxhetit të jenë paraparë mjete të mjaftueshme për implementimin Ligjit të pagave.

SBASHK-u organizoi Manifestim madhështor për 7 Marsin

Respekt i përhershëm për misionin e shenjtë të mësuesit

Prishtinë, 09.03.2020
7mars203Duke vazhduar me traditën për të lartësuar kujtimin për anëtarët e pensionuar nga 1 prilli i vitit 2019 deri më 31 mars të vitit 2020, SBASHK-u ka organizuar në Pallatin e sporteve "1 Tetori" të Prishtinës Manifestim madhështor.
Kanë shprehur respekt për organizimin e mirë të këtij Manifestimi dhe kanë lartësuar figurën dhe misionin e shenjtë të mësuesit nëpër vite e dekada Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Parlamentit të 7mars202Kosovës, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport Arban Abrashi, kryetari i Sindikatës së Arsimit të Shqipërisë, Isa Rekaj, deputeti nga Kosova Lindore, Fatmir Hasani dhe drejtori i arsimit nga Bujanovci Agim Hasani, prorektorja Myrvete Badivuku- Pantina nga Universiteti i Prishtinës, drejtori i DKA-së së Klinës, Enver Gashi, Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, kryetarja e Sindikatës së Policisë, Valbona Kamberi, kryetari i Ansamblit Autokton "Rugova" Vesel Nikçi , Kryetari i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- malësi e Madhe "Martin Dreshaj", Ukshin Jashari, përfaqësuesi i MASHT, Habib Aliu, përfaqësuesi i sindikatës së Institucioneve korrektuese, Frashër Rraci dhe mysafirë të tjerë të nderuar.Rr.jasharaj
'' SBASHK-u po vazhdon me traditën e mirë që pikërisht në ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe të bëj bashkë pishtarët e dijes që me vite e dekada e deri në pensionimin meritor u angazhuan në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave. Ky Manifestim dhe ndarja e mirënjohjeve meritore për angazhimin tuaj sublim dhe ora me emblemën e SBASHK-ut është dëshmi se ne nuk ju harrojmë kurrë juve që edhe në vitet e vështira e plot furtuna mbrojtët shkronjat e bukura të gjuhës shqipe nga sulmet e pushtuesit. Respekt i përhershëm për ju të nderuar kolege e kolegë pensionistë", ka thënë në hapjen solemne të këtij Manifestimi, konferencierja , Pranvera Haziri.
Duke shprehur respekt të lartë për të pensionuarit dhe për mysafirët e nderuar, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kujtuar se sa herë vjen marsi me krenari lartësojmë kujtimin për Komandantin legjendar Adem Jashari, për Epopenë e lavdishme të UÇK-së, për mësuesin hero e dëshmor të kombit Shaban Jashari dhe për gjithë pishtarët e dijes që mbrojtën dritën kundër errësirës.KM Albin KurtiAi pastaj ka përshëndetur mysafirët e nderuar për të shprehur pastaj falënderimet dhe respektin e tij edhe për mediet e nderuara, drejtorin dhe stafin e Qendrës së studentëve, kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për angazhimin. "Një falënderim i veçantë për stafin qendror të SBASHK-ut : Ymerin, Afërditën, Vlorën, Blendorin, Lutën, Nezin e Albinën që janë angazhuar me përkushtim që ky Manifestim të jetë i organizuar sa më mirë, është shprehur Jasharaj duke shtuar se "Është traditë e jona shqiptare që nikoqiri të flas pak, po tua jep mundësinë e fjalës mysafirëve të nderuar dhe përndaj unë në përfundim të fjalës sime Ju përshëndes duke ju uruar jetë të gjatë e të lumtur dhe e gëzofshi sa më gjatë pensionin dhe Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta".Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në këtë Manifestim për të nderuar figurën e mësuesit dhe festën e madhe të shkollës shqipe. "Sot kujtojmë mësonjëtoren e Korçës, Pandeli Sotirin, Motrat Qiriazi dhe vëllezërit Frashëri. 

A.Nagavci

Dashuria për kombin ishte e lidhur me dashurinë për dijen. 

Sot vlerësojmë punën e tyre, u njohim kontributin e përditshëm për edukimin e brezave. Personalisht pasioni dhe disiplina që kam për dijen më është mbledhur prej mësimdhënëses se parë dhe prej nënës sime e cila ishte edhe mësimdhënëse. Fëmija në shkollë e takon shtetin. Ditën e parë kur fëmija shkon në shkollë nuk duhet të ketë rëndësi prej nga vjen por e rëndësishme se kë ka mësues. Shteti kujdeset të krijojë kushtet, mësuesit duhet të motivojnë fëmijët e prindërit të kujdesen që edukimi të përcjellë fëmijët kur ata janë në shtëpi.", është shprehur Kryeministri duke kujtuar në fjalën e tij përshëndetëse edhe mësuesin e tij të parë dhe mësimdhënësit e tjerë të tij për të cilët ka shprehur respekt të lartë.
"Sot po bëhen 131 vite nga hapja e shkollës së parë shqipe. Gjuha shqipe dhe puna e mësimdhënësve nuk arriti të ndalohet asnjëherë.

Arban Abrashi

 Sot kur ky mision bëhet me nderim, ne duhet të bëhemi pjesë e shoqërive të moderuara. Shkolla tashmë duhet të bëhet jo mbijetesë, por pjesë e progresit dhe emancipimit tonë shtetëror", ka shpalosur fragmente të historisë së arsimit shqip, nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, Arbërie Nagavci.Kryetari i Grupit Parlamentar për Arsim,Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini e Sport në Parlamentin e Kosovës, i nderuari Arban Abrashi ka shprehur respekt të lartë për punëtorët e arsimit dhe për përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut.
"Në kohërat më të vështira ju ishit pishtarit e ndriçimit. Puna juaj frymëzoi sakrificën e brezave të tërë për liri e pavarësi. Dita e mësuesit është një rast për t'ju dhuruar mirënjohje dhe ne kemi obligim të jemi krahu juaj. Sot shkollat shqipe kanë një mision tjetër dhe prandaj nuk duhet të kemi më eksperimente në arsim. Dua të besoj që qeveria do t'i jap një dinamikë të re zhvillimit të arsimit. Komisioni për arsim, jo vetëm që do ta mbikëqyrë punën e ministrisë se arsimit ,por do të jetë krah i tyre"ka kujtuar ai.fatmir hasaniMe respekt të lartë për figurën e mësuesit dhe për përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut është shprehur edhe deputeti shqiptar nga Kosova Lindore , Fatmir Hasani, i cili ka shpalosur kujtime nga historiku i shkollës shqipe kudo në trojet shqiptare për të përcjellë para pjesëmarrësve përshëndetjet vëllazërore nga Presheva, Bujanovci e Medvegja.Me fjalë plot respekt për figurën e mësuesit është shprehur edhe prorektorja e Universitetit të Prishtinës, Myrvete Badivuku-Pantina, e cila pastaj ka shpalosur edhe fragmente nga historiku i Universitetit ndër vite e dekada.
Kryetari i Federatës së Sindikatës së Arsimit të Shqipërisë, Isa Rekaj ka shprehur respekt të lartë për angazhimet, përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut. Ai ka vlerësuar lart edhe organizimin e Manifestimit madhështor 

Myrvete badivuku

dhe ka sjellë përshëndetjet e gjithë kolegëve tanë nga Shqipëria për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.
Respektin e lartë për figurën e mësuesit dhe misionin e tij fisnik e kanë shprehur në fjalën e tyre përshëndetëse edhe drejtori i DKA-së së Klinës, Enver Gashi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini dhe mysafirë të tjerë të nderuar.
Një moment i veçantë është krijuar me paraqitjen e drejtorit artistik e aktorit Fadil Grabovci dhe Ansamblit Autokton "Rugova", të cilët kanë sjellë në Pallatin e sporteve në shenjë respekti për pishtarët e dijes valle të bukura autoktone. Kryetari i këtij Ansambli që ruan folklorin shqiptar me vite e dekada, Vesel Nikçi ka kujtuar momente kur edhe ai ishte mësimdhënës dhe ka falënderuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet e shumta. "Me angazhimet e kreut të SBASHK-ut na u mundësua që të dalim në pension meritor. Tani po marrin edhe shtesën nga Ligji për vitet e 90-ta, që ka vlerë të madhe sepse shpreh respektin e shtetit tonë për punëtorët e atyre viteve kur mbrojtëm dritën nga errësira. Edhe kjo është arritje e SBASHK-ut dhe prandaj me kënaqësi vijmë në aktivitetet që organizoni ju", është shprehur profesori i pensionuar dhe drejtori i Ansamblit "Rugova", Vesel Nikçi.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut dhe disa nga mysafirët e nderuar kanë ndarë mirënjohje për përfaqësuesit e caktuar nga komunat, Universiteti dhe institucionet e kulturës, që janë anëtare të SBASHK-ut. 89466959 3005383069519250 5015666712394072064 o

 Avni Ajdiniisa rekaj

Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Unik për hapat dhe aktivitetet sindikale ashtu si do ta diktojë situata

Prishtinë, 03.03.2020
fotoojLajmi i shpërndarë se mund të mos jenë paraparë mjete buxhetore në Ligjin e buxhetit për vitin 2020 për implementimin e Ligjit të pagave ka bërë që të shtohen pakënaqësitë dhe të krijohet një situatë e acaruar në tërë sektorin e arsimit. Me qëllim që të veprohet drejt e me kohë sipas zërit të anëtarësisë është mbajtur takim i jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar nga komunat e Kosovës dhe të Universiteteve. Këtë takim e kanë përcjellë edhe shumë nga mediet.
Ishin dy pika të rendit të punës që janë debatuar shtruar në këtë takim.
fotoo11 1Në fillim kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim dhe në emër të tyre ka shprehur respekt për mediet, që vazhdimisht ka folur lidhur me lajmin e shpërndarë se nuk do të parashihen mjete buxhetore në Ligjin e buxhetit për të nisur së zbatuari Ligjin e pagave dhe ka hapur debatin në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë të pranishmit. Kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar kanë përcjellë situatën dhe atmosferën e krijuar në komunat e tyre duke theksuar se lajmi ka krijuar situatë të acaruar dhe kanë uruar që ky të jetë një lajm i pabazuar dhe se në takimin me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Financave Bislimi do të marrin përgjigje të duhur dhe se mjetet buxhetore do të jenë paraparë për Ligjin e pagave. Qëndrim të njëjtë me kolegët e tij ka shprehur edhe kryetari i Universiteteve Bardh Bardhi.
Pas këtij debati përmbajtjesor menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka lexuar konkluzionet që janë nxjerr edhe detyrat konkrete duke veçuar se të vazhdohen angazhimet që të ketë takime me Kryeministrin dhe me Ministrat gjegjës me qëllim që çështja të debatohet e të zgjidhet përmes dialogut, por nëse dialogu nuk jep rezultate, atëherë të bashkëbisedohet me anëtarësinë dhe të bëhen përgatitje për nisjen e veprimeve sindikale, të cilat fillimisht mund të jenë të përshkallëzuara dhe nëse as kjo nuk ka efektin e pritur atëherë të shkohet në grevë të përgjithshme. fotoo11 2Po ashtu është vendosur që të kërkohet nga Qeveria që të respektojë vullnetin e mijëra punëtorëve të arsimit që me shkresa i janë drejtuar dhe të dërgojë kërkesë në Kushtetuese që të hiqet masa e pezullimit të Ligjit të pagave. Në dialog me Qeverinë është dhënë propozimi që të kërkohet rritja e pagave deri në momentin kur të sjell vendim Kushtetuesja. Në këtë takim është debatuar pastaj edhe për përgatitjet përfundimtare lidhur me Manifestimin kushtuar 7 Marsit, që do të mbahet pikërisht më 7 mars 2020 në Pallatin e sporteve "1 Tetori". Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve kanë marrë sqarime të duhura dhe janë zotuar se do të bëjnë gjithë angazhimet në mënyrë që në këtë ngjarje festive të jenë të pranishëm kolegët tanë të pensionuar nga 1 prilli 2019 e deri në fund të marsit të këtij viti.

Kuvende pune në Pejë e në Deçan

Prishtinë, 02.03.2020

Unitet dhe përkushtim për angazhime në shërbim të anëtarësisë
Në vikendin e 29 shkurtit janë mbajtur Kuvende pune të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në komunën e Pejës e të Deçanit. Kuvendin e punës në Pejë e ka shpallur të hapur kryetari për këtë komunë Isuf Lajçi, i cili në fillim përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje kryetarin Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor të SBASHK-ut, Blendor Shatri. Pas kësaj ai ka bërë një përshkrim të aktiviteteve sindikale në nivel komune. "Anëtarësia e SBASHK-ut në Pejë ka dëshmuar unitet. Puna dhe përkushtimi i nivelit qendror ka bërë që të krijohet një besim i fortë në sindikatën tonë dhe ky besim jam shumë i sigurt do të ruhet e forcohet edhe në të ardhmen", është shprehur Lajçi.
PejeeKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar angazhimet e kryetarit Lajçi, kryesisë dhe gjithë kryetarëve duke i kujtuar ata se duhet të mbajnë takime me anëtarësinë në gjithë shoqatat sindikale me qëllim që ata të informohen nga afër për angazhimet, sfidat dhe arritjet, por edhe të merren ide nga ata për angazhimet në vazhdim. Kryetari Jasharaj është ndalur edhe te trajnimet e licencuara të SBASHK-ut dhe ka treguar se Këshilli Drejtues ka lejuar mjete që të mbulohen trajnime për 20 % të anëtarësisë së një komune . Po ashtu është thënë se duhet pasur kujdes të vazhdueshëm në mënyrë që trajnimet të organizohen në nivel të lartë dhe të përcillet rrjedha e tyre nga kryetarët e nivelit komunal.
Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi pjesëmarrësit kanë bërë pyetje, në të cilat është përgjigjur zyrtari ligjor Blendor Shatri. Anëtarët e këtij Kuvendi kanë shprehur shqetësimin e anëtarësisë që përfaqësojnë lidhur me lajmin që është shpërndarë aty e këtu se ekziston mundësia që Ministria e Financave të mos planifikojë mjete buxhetore për Ligjin e pagave në Ligjin e buxhetit 2020. Ata janë shprehur se po përgatiten që të nisin edhe me veprime sindikale nëse kjo vërtetë ndodh.


Takim përmbajtjesor edhe në Deçan
decannNjë atmosferë pune ishte edhe në takimin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Deçan. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë Burim Avdijaj ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në nivelin komunal. Ai ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Kryetari Jasharaj në fillim ka shprehur kënaqësinë për ambientet e bukura dhe të mbajtura me kujdes të Gjimnazit duke përgëzuar drejtorin dhe të punësuarit në këtë institucion arsimor, në sallën e të cilit po mbahej takimi. Ai pastaj ka folur për angazhimet në nivelin qendror dhe ka përgëzuar sindikalistët në Deçan për unitetin dhe përkushtimin. Ai pas kësaj ka folur edhe për detyrat në të ardhmen duke cekur se e kupton shqetësimin e anëtarësisë lidhur me lajmin se Ministria e Financave mund të mos bëj planifikim buxhetor për impementinin e Ligjit të pagave në Ligjin e buxhetit. Kryetari Jasharaj ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë zë i anëtarësisë dhe do të veprojë me përpikëri në realizimin e kërkesave dhe do të veprojë ashtu si vendosin anëtarësia.
Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të Kuvendit dhe është biseduar për përgatitjet lidhur me Manifestimin kushtuar 7 Marsit, në të cilin do të jenë të pranishëm mysafirë të shumtë dhe kolegët tanë të nga e tërë Kosova që janë pensionuar nga fundi i marsit të kaluar e deri në fund të marsit të këtij viti.
Pjesëmarrësit kanë shtuar edhe pyetje që kishin të bënin me Kontratën dhe çështje të tjera dhe në to është përgjigjur zyrtari ligjor Blendor Shatri.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u organizon Manifestimin kushtuar Ditës së Mësuesit
  2. Ka vazhduar agjenda e takimeve të Kuvendeve sindikale komunale
  3. Kuvende pune në Obiliq dhe në Podujevë
  4. Takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  5. Ministrja e MASHT, znj. Hykmete Bajrami vizitoi SBASHK-un
  6. Sindikatat dorëzuan kërkesën e përbashkët në Gjykatën Kushtetuese
  7. SBASHK mbështet kolegët anëtarë të AoB / SBASHK/UESCK supports AoB member colleagues
  8. Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut
  9. Mësimdhënësit nga shtete të botës në ceremoninë përkujtimore në Aushvic
  10. Sindikatat në sektorin publik të shqetësuar për Ligjin e Buxhetit 2020
  11. SBASHK - Mësimdhënës dhe nxënës na priftë e mbara në gjysmëvjetorin e dytë
  12. Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet SBASHK-un lidhur me Ligjin e pagave
  13. Në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe
  14. SBASHK-u në një ngjarje të veçantë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
  15. Edhe një vikend me trajnime të shumta nëpër komunat e Kosovës
  16. Vazhdohet me trajnimet e licencuara të SBASHK –ut nëpër komunat e Kosovës
  17. Aktivitet i veçantë dhe shumë i suksesshëm i SBASHK-ut
  18. SBASHK vazhdon me aktivitetet nëpër komunat e Kosovës
  19. Edhe të punësuarit në Universitetin "Kadri Zeka" i bashkohen SBASHK-u
  20. SBASHK në Konferencën "Migrimi dhe Edukimi" në Bruksel
  21. Kërkesë për shprehje të interesimit
  22. SBASHK-ut vazhdojnë t’i shtohen radhët
  23. Takim zgjedhor i Forumit të gruas në SBASHK
  24. SBASHK mesazh për mësimdhënësit në Ditën Botërore të Mësuesit, 5 tetor
  25. Gjykata e Apelit e Kosovës miraton ankesën e SBASHK-ut
  26. Bashkëbisedë më pjesëmarrësit në trajnime në Ferizaj, Lipjan e Pejë
  27. SBASHK-u edhe gjatë këtij vikendi në shërbim të anëtarësisë
  28. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar liderëve dhe kandidatëve për deputetë
  29. Reagim lidhur me gjendjen e rëndë në shkollat në Kamenicë
  30. SBASHK-u gjithmonë me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  31. Gjendje alarmante në shumë shkolla të Kamenicës
  32. Të bashkuar për trajnimet për mësimdhënësit
  33. SBASHK-u vizitoi shkollat e Kamenicës që z. Kastrati tentoi t'i mbyllte
  34. Interesim shumë i madh kudo në Kosovë për trajnimet e organizuara nga SBASHK
  35. Në përpjekje që problemet në arsimin e Kamenicës të zgjidhet me dialog
  36. SBASHK mbajti takim me kryetarët e sindikatës nga komunat e Kosovës
  37. Kanë rinisur trajnimet e organizuara nga SBASHK
  38. Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati vizitoi selinë e SBASHK-ut
  39. SBASHK-u vizitoi Departamentin e Pensioneve të Kosovës
  40. Drejtorja e DKA-s znj. Shpresa Shala vizitoi SBASHK-un
  41. SBASHK-u me veprime konkrete kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë
  42. Reagim i SBASHK-ut lidhur me deklarimet e Ministrit Bytyqi për Ligjin e viteve 90-ta
  43. Kongresi i tetë i Internacionales Botërore te Arsimit në Tajlandë
  44. SBASHK në Kongresin e 8 zgjedhor të Internacionales Botërore të Arsimit në Tajlandë.
  45. Kënga dhe humori i lehtë bashkë me valët e detit shqiptar
  46. Këtë verë 400 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar
  47. SBASHK në një takim me rëndësi të sindikatave të arsimit të Evropës
  48. Nis “Edukimi medial” edhe në disa shkolla të Gjilanit dhe Podujevës
  49. SBASHK vazhdon me aktivitetet nëpër komuna
  50. Apliko për punë vullnetare në SBASHK

Butoni posht