Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social

dialoguuu8Në kuadër të Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" që me sukses po zhvillohet falë bashkëpunimit të mirë mes SBASHK-ut dhe KEC-it dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, gjegjësisht zyrës së BE-së në Prishtinë, është duke u punuar intensivisht në forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Në këtë funksion është duke u zhvilluar trajnimi me udhëheqës sindikal të shoqatave nga shkollat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Përzgjedhjen e këtyre dy komunave e ka bërë KEC dhe fillimet e trajnimit premtojnë se do të forcohen kapacitetet e SBASHK-ut për udhëheqje të suksesshme të dialogut social.dialoguu886
Në fjalën e tij kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka lavdëruar arritjet e Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe bashkëpunimin korrekt e domethënës mes të KEC-it dhe SBASHK-ut. Ai ka theksuar se ky projekt përmes trajnimeve ka bërë që SBASHK-u të ketë trajnerë të licencuar për shumë tema kyçe për SBASHK-un. Ai ka përshëndetur trajnerët e licencuar për dialogun social Vjollca Shala, Ymer Ymeri, asistenten Vlora Rexhepi Berisha dhe përfaqësuesin e KEC-it, z. Sokol Statovci. dialoguu8886Pas kësaj ka nisur me punimet e ditës së parë trajnimi për dialogun social.
Ajo që vlen të lavdërohet në ditën e parë të trajnimit është mënyra e komunikimit dhe e ligjërimit të trajnerëve, të cilët i kanë ikur formës klasike të ligjërimit, por kanë nxitur bashkëbisedën dhe pjesëmarrësit nga Mitrovica e Vushtrria janë kthyer në pjesë aktive të trajnimit duke dhënë ide konkrete e duke shtruar pyetje mjaft interesante.
Përgjigjet në këto pyetje fillimisht i japin vetë pjesëmarrësit për t'u plotësuar ato nga trajnerët. Një interesim të veçantë në ditën e parë të trajnimit ka zgjuar çështja e sfidave në dialogun social dhe pjesëmarrësit me shembuj konkret nga mesi ku punojnë e veprojnë kanë treguar për sfidat që përcjellin gjithë aktivitetet sindikale e sidomos atëherë kur dialogu nuk jep rezultatet e duhura.dialoguuu86
Pjesëmarrësit në punimet e tyre në grupe janë shprehur se SBASHK-u ka arritur të krijojë besim te anëtarësia dhe se ky unitet e besim duhet ruajtur sepse vetëm kështu kalohen sfidat dhe vazhdohet me arritje e suksese.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook