Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Arsimi i Kosovës nga 20 prilli në grevë të përgjithshme

Të nderuarit mësimdhënës të Kosovës të gjithë jemi të indinjuar pse Qeveria nuk realizoi deri tani atë që e ka deklaruar vet lidhur me 0.5 % për çdo vit shërbimi. Kjo sjellje e Qeverisë nuk i lë rrugë tjetër SBASHK-ut veçse të marr veprime të lejuara sindikale, pra që të shpall grevë të përgjithshme në afat të pacaktuar, gjegjësisht deri sa Qeveria të reflektojë pozitivisht .kd24.15
• Duke u nisur nga fakti se po fillon pushimi pranveror dhe se gjatë këtij pushimi nuk do të konsiderohej se po bëjmë grevë,
• Duke u nisur nga mundësia që nëse fillojmë me grevën me njëherë pas pushimit pranveror dikush mund të deklarohej se SBASHK-u këtë po e bën për ta zgjatur pushimin e jo në mbrojtje të kërkesave tona. Kështu që mësimdhënësit do të kthehen nga pushimi do të rinisin me procesin mësimor. Do të riaktivizojnë Këshillat Grevistë në shoqata, në nivelin Komunal dhe do të riaktivizohet edhe Këshilli Grevist në nivel qendror dhe më 20 prill rikthehet greva. Ajo do të nis në tërë arsimin e Kosovës më 20 prill dhe nuk do të ndërpritet deri sa Qeveria nuk reflekton, por jo më me fjalë e deklaratat po në mënyrë konkrete .
• Grevën e shpallim më 20 prill edhe për arsyen se nga 14 prilli deri më 19 prill ekspertë internacional e vendorë të arsimit kanë caktuar datat kur do të jenë në Kosovë dhe do të vizitojnë 250 shkolla nga e tërë Kosova sipas përzgjedhjes së tyre për të bërë një vlerësim internacional. kdd2415Ky aktivitet, nëse kryhet me sukses do të hap rrugë që edhe fëmijët e Kosovës të jenë pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare të dijes dhe arsimi në Kosovë do të ndihmohet e përkrahet në ecjen në hap me shtetet tjera të Evropës e botës. Mësimdhënësit , pra SBASHK-u, ka dhënë shumë për arsimin dhe zhvillimin cilësor të tij dhe prandaj nuk do të pengojnë këtë proces që do të ndikonte në humbjen e imazhit të arsimit tonë dhe mundësive për integrime pozitive në sistemin e arsimit evropian e botëror.
• Bazuar në të gjitha këto ftojmë mësimdhënësit për unitet dhe që t'i përgjigjen vendimit të Këshillit Drejtues për grevë të përgjithshme, që fillon më 20 prill.

ShMLP “Andrea Durrsaku” e Kamenicës i bashkëngjitet SBASHK-ut

Sot kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj priti një delegacion të shkollës së mesme të lartë profesionale "Andrea Durrsaku" të Kamenicës, kryesuar nga kryetari i sindikatës në këtë shkollë z.Kushtrim Biqkaj
Delegacioni, njëherit mësimdhënës të kësaj shkolle, njoftuan kryetarin me vendimin e tyre që kishin marrë, për anëtarësimin në SBASHK, ku edhe i dorëzuan listën me nënshkrimet e mësimdhënësve të kësaj shkolle,të cilët kishin deklaruar të anëtarësohen.kushtrim
Në këtë takim, delegacioni i shkollës "Andrea Durrsaku" u njoftua edhe për së afërmi me shërbimet që SBASHK-u ofron për anëtarët e vet, për përpjekjet që SBASHK-u është duke bërë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të arsimit në përgjithësi.
Kryetari i SBASHK-ut i ka përgëzuar mësimdhënësit e këtij institucioni arsimor duke u shprehur se kur jemi bashkë e në SBASHK, më lehtë i mbrojmë dhe i realizojmë kërkesat tona.

Edhe një marrëveshje e re

meridiannn

Meridian Express në partneritet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK),
dhe të mbështetur nga projekti "Përkrahje Partnerëve Social" nëshkruan marrëveshje për zbritje çmimesh prej 3% të shumicës së artikujve për anëtarët e SBASHK-ut.


Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express, i njohur me moton "N' derë të shtëpisë", për ofrimin e produkteve cilësore dhe ofertave më të mira në treg, Meridian Express sot nënshkruan marrëshjen e fillimit të bashkëpunimit me Sindikaten e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë - SBASHK, duke i ofruar të gjithë anëtarëve të kësaj sindikate zbritje në blerjet që ata bëjnë në të 33 marketet Meridian Express në gjithë territorin e vendit.
meridiannnnn
Z.Agon Gashi, Drejtor Ekzektutiv i Meridian Express, dhe Z. Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut, e vlerësuan shumë këtë bashkëpunim, i cili do t'i ofrojë sindikalistëve të SBASHK-ut çmime të volitshme në blerjet që bëjnë në marketet e Meridian Express.
Ky bashkëpunim u cilësua si partneritet mjaft i suksesshëm dhe krijon bazë shumë të rëndësishme për zhvillimin e projekteve të reja mes dy palëve në të ardhmen.
Bashkëpunimi i arritur mes SBASHK-ut dhe Meridian Express është mbështetur nga projekti "Përkrahje Partnerëve Social", i cili i vjen në ndihmë dialogut social në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti, sindikatat e mëdha të Kosovës, ndër të cilat edhe SBASHK-u, janë pajisur me ID kartela digjitale të anëtarësisë, mbi të cilat do të bëhet edhe zbatimi i lirimeve në 33 supermarketet e rrjetit të Meridian Express.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Meridian Express
Tel: +386 49 731 9060
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

SBASHK-u nderon mësimdhënësit që u pensionuan gjatë vitit shkollor 2014/2015

oraEdhe këtë 7 mars, SBASHK-u siç do vit tjetër vazhdoi traditën që për mësimdhënësit pensionistë të ndajë nga një mirënjohje dhe nga një orë dore.
Kjo orë dhe kjo mirënjohje ka vlerë kujtese e respekti për punën e madhe të mësimdhënësit në edukimin e brezave, për kontributin e veçantë në sistemin e arsimit dhe veprimtarinë sindikale.
Në këtë 7 mars, SBASHK-u nderoi 451 anëtarë të SBASHK-ut, të cilët janë pensionuar në periudhën nga 1 prill 2014 deri me 31 mars 2015.
Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe orëve të dorës u organizuar nëpër të gjitha nivelet komunale.orett
Listën e kolegëve të pensionuar për këtë vit mund ta gjeni në këtë link :

http://www.sbashk-rks.org/pensionistet_2015_per%20link.xlsx

 

Respekt për të gjithë mësimdhënësit tanë.

SBASHK-u vizitoi DKA-në në Prishtinë

qerdheePasi që në selinë e SBASHK-ut kishin ardhur një delegacion i edukatoreve të çerdheve të Prishtinës dhe kishin shprehur shqetësimin e tyre lidhur me lajmin se në çerdhe do të instalohen kamera vëzhguese edhe në dhomat e punës, kryetari i SBASHK-ut , z.Rrahman Jasharaj bashkë me kryetarin e SAF e SAM për Prishtinë, z.Ahmet Pllana, kanë vizituar DKA-në në Prishtinë dhe janë takuar me Drejtoreshën e kësaj DKA-je, znj. Arberie Nagavci.

Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar znj. Nagavci me shqetësimin e edukatoreve. Ajo ka deklaruar se ka qenë një ide për kamerat në çerdhe, por DKA-ja dhe pushteti lokal në Prishtinë nuk do të veprojë pa bashkëbiseduar me të gjitha palët dhe ashtu si do të arrihet marrëveshja e përbashkët edhe do të veprohet.

SBASHK-u vazhdon me përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog

Takimi me Zv/Kryeministrin Kujtim Shala

Nuk ka kaluar as edhe një ditë pa angazhimet e SBASHK-ut që në takime me përfaqësues të institucioneve të arrihet deri të zgjidhja me dialog e çështjeve nga Kontrata Kolektive dhe çështje të tjera që lidhjen me arsimin e Kosovës. Gjithë këto angazhime delegacionet e SBASHK-ut, të kryesuara nga kryetari Rrahman Jasharaj, janë duke i bërë që realizohen marrëveshjet dhe ofertat e Institucioneve në mënyrë që të mos ketë nevojë për veprime sindikale, të cilat po nuk u konkretizua oferta e MASHT-it, janë të pashmangshme.
Në funksion të këtyre përpjekjeve SBASHK-u ka kontaktuar e është takuar me shumë përfaqësues të institucioneve të shtetit, por do veçuar takimi i kryetarit të SBASHK-ut me Zv/kryeministrin e Kosovës, z. Kujtim Shala dhe me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim,z. Nait Hasani.

Në takimin me Zv/kryeministrin e Kosovës, z. Shala, kryetari i SBASHK-ut ka dhënë një pasqyrë të gjendjes në Arsimin Parauniversitar dhe ka informuar Zv/kryeministrin Shala se po nuk filloi se implementuari 0.5 % për çdo vit shërbimi në listat e pagave të muajit mars, atëherë SBASHK-ut nuk i mbetet gjë tjetër përveç se të shpall grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave. Zv/kryeministri dhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, z. Kujtim Shala ka njoftuar kryetarin e SBASHK-ut për angazhimet e Qeverisë së Kosovës dhe është deklaruar se do të ketë një takim me Ministrin e Financave, z. Avdulla Hoti për të shtruar edhe çështjen e implementimit të 0.5 % për çdo vit shërbimi për sektorin e arsimit.

 

 

Takim në Parlamentin e Kosovës me z. Nait Hasani

Në kuadër të këtyre përpjekjeve të SBASHK-ut është zhvilluar ehde një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim,z. Nait Hasani. nait hasaniKryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar, Ymer Ymeri, kanë njoftuar z. Hasanin për shqetësimet e arsyeshme të SBASHK-ut duke i deklaruar se nëse nuk implementohet 0.5 % për çdo vit shërbimi në listat e pagave të marsit, atëherë SBASHK-ut nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta ftojë anëtarësinë në grevë të përgjithshme dhe Qeveria është ajo që do të mbeet përgjegjëse për problemet që do të krijohen. Ata kanë lutur z. Nait Hasani për angazhime që të bëhet zgjidhja ashtu si ishte thënë në ofertën e MASHT-it, ofertë kjo që u pranua nga mësimdhënësit dhe bëri që të pezullohet greva, porse ajo mund të riaktivizohet në rast të mospërmbushjes së ofertës. Kryetari e Komisionit Parlamentar për Arsim,z. Nait Hasani ka premtuar se do të angazhohet me gjithë mundësitë që çështja të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë nevojë për veprime sindikale. Ai është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me SBASHK-un në shërbim të arsimit në Kosovë dhe një gatishmëri të tillë e ka dëgjuar edhe nga SBASHK-u.

Paralajmërim publik drejtuar institucioneve qendrore e lokale të Kosovës

Mos provoni ta nënvlerësoni SBASHK-un

 

I nderuari Kryeministër Mustafa, të nderuar Ministra Hoti e Bajrami, të nderuar kryetar të qeverive lokale dhe Ju drejtorë të DKA-ve. Ju drejtohem me këtë paralajmërim publik e me kërkesën që të mos provoni ta nënvlerësoni SBASHK-un. Ju të gjithë e dini se kishim zhvilluar dialog me muaj të tërë në përpjekje për të gjetur zgjidhje për kërkesat legjitime të mësimdhënësve lidhur me implementimin e plotë të Kontratës Kolektive të sektorit të Arsimit Parauniversitar. Ju e dini edhe se në mungesë të reflektimit tuaj pasuan veprimet e përshkallëzuara sindikale me grevat njëorëshe, dyorëshe dhe njëditëshe.


U ngritët në këmbë atëherë dhe shprehet pakënaqësi me këto veprime dhe bëtë thirrje për vazhdimin e dialogut. Ne vazhduam me dialogun dhe kishim edhe ofertën se në mars do të fillohet me vënien në jetë të 0.5 % për çdo vit shërbimi, se në komuna do të angazhohen për zgjidhjen e çështjes së kompensimit prej 70 % për biletat e udhëtimit, se do të zgjidhej nga pushtetet lokale çështja e 3 pagave për mësimdhënësit e pensionuar dhe se në rishikimin e buxhetit do të gjendej zgjidhje edhe për shujtën dhe bazuar në këtë mësimdhënësit pezulluan grevën, por nuk e shpallën të mbyllur atë.
Shtrojmë pyetjen çfarë është realizuar nga gjithë këto nga pushtetet lokale dhe pushteti qendror. Përgjigjen e dini mirë edhe Ju.
Në këtë realitet aspak të këndshëm po Ju paralajmëroj në cilësinë e kryetarit të Sindikatës të mos provoni ta nënvlerësoni SBASHK-un. Obligimet që keni karshi Kontratës sonë Kolektive janë të lehta dhe mund të realizohen brenda dy a tri ditësh, por vetëm kërkohet seriozitet dhe angazhim.


Ju paralajmëroj se ,në vend të nënvlerësimit të kërkesave dhe qëndrimeve të SBASHK-ut, më mirë është të zgjidhni rrugën e reflektimit dhe të realizoni kompensimin prej 0.5 % për çdo vit shërbimi dhe kjo të shihet në pagat e marsit 2015 dhe që bashkërisht të punoni me kryetarët e komunave të zgjidhni edhe çështjen e kompensimit 70 % për biletat e udhëtimit të mësimdhënësve udhëtarë. Ta dini se nëse nuk ndodh kështu SBASHK-u do të ftojë anëtarësinë në grevë të përgjithshme deri në përmbushjen e kërkesave. Ky nuk është presion, por po ua tregoj të vërtetën. Udhëheqësit e SBASHK-ut kanë bërë gjithë angazhimet në mbrojtje të Kontratës dhe kërkesave legjitime të mësimdhënësve të Kosovës dhe do të vazhdojmë me misionin tonë. Mos na mbështetni për muri, po kryeni obligimin Tuaj, në të kundërtën do të kemi grevë dhe përgjegjësinë për këtë do ta keni Ju.

 

Prishtinë, 10 mars 2015

 

Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut

SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të anëtarësisë

Nga marsi edhe shërbime e këshilla juridike

 

Përveç angazhimeve të përditshme në prezantimin sa më të denjë të kërkesave të të punësuarve në arsim, SBASHK-u vazhdon aktivitetin për lidhjen e marrëveshjeve me bizneset e institucionet shëndetësore private për zbritje çmimesh të shërbimeve e mallrave.

all
Një marrëveshje e tillë është nënshkruar sot edhe me AL Petrol duke e quar numrin e marrëveshjeve në 97. Marrëveshja me Kompaninë e njohur "AL Petrol" iu ofron të gjithë të punësuarve në arsim e që janë anëtarë të SBASHK-ut, zbritje prej 3 centë në litër të derivateve dhe zbritje prej 12 % për produktet tjera si vajra, antifriz, uji i xhamave e produkte të tjera.


SBASHK-u po ashtu është gati të nënshkruaj një marrëveshje edhe me Petrol OTI Sllovenia.


Një risi tjetër me rëndësi e në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut është angazhimi përmes Projektit KEC –SBASHK të një avokati të licencuar, i cili do të kryej falas shërbime juridike për anëtarët e SBASHK-ut. Në shërbim të dhënies së përgjigjeve profesionale për gjithë çështjet dhe pyetjet që shtrojnë mësimdhënësit do të angazhohet përmes Projektit të njëjtë edhe një Jurist i diplomuar, që do të ndihmojë avokatin e licencuar.

Pyetjet mund ti shtroni përmes ueb-faqes sonë : www.sbashk-rks.org ne rubrikën Pyetje-Përgjigje

NJOFTIM- 2

Mbështetur në Projektin nr. SBASHK-2013/333-937, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga SBASHK dhe KEC marrim vendim për të rishpallur :

 

N J O F T I M

 

Për shprehjen e interesimit për angazhim me kontratë në kohë të caktuar deri më 31 .12. 2015 për këtë vend:


1. Jurist i diplomuar.


Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në pajtim me kërkesat e Projektit në fjalë dhe atë:

a. Për vendin e punës Jurist i diplomuar – kandidati duhet të ketë të mbaruar Fakultetin juridik dhe të ketë së paku një vit përvojë pune.


Kandidatët që shprehin interesim, duhet të paraqesin këto dokumente:
- Kërkesën me biografinë (CV),
- Kopjen e diplomës së kualifikimit përkatës të kërkuar sipas pikës a,
- Certifikatën e lindjes ,
- Dëshminë mbi përvojën e punës

 

Të interesuarit dokumentacionin e kërkuar mund ta dorëzojnë në zyrat e SBASHK-ut, në këtë adresë: SBASHK, rr. Agim Ramadani p.n-Qendra e Studentëve-Drejtoria, Prishtinë apo përmes adresës elektronike Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. deri më datën 5 mars 2015, në orën 16.

 

Kandidatët e përzgjedhur fillojnë angazhimin më 9 mars 2015 (e hënë) deri më 31 dhjetor 2015.

 

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

NJOFTIM

Mbështetur në Projektin nr. SBASHK-2013/333-937, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga SBASHK dhe KEC marrim vendim për të shpallur :


N J O F T I M


Për shprehjen e interesimit për angazhim me kontratë në kohë të caktuar deri më 31 .12. 2015 për këto vende:


1. Avokat i licencuar nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës,
2. Jurist i diplomuar.

 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në pajtim me kërkesat e Projektit në fjalë dhe atë:
a. Për vendin e punës avokat i licencuar, kandidati duhet ta ketë dëshminë që është avokat i licencuar dhe të ketë së paku dy vite përvojë pune në këtë lëmi dhe
b. Për vendin e punës Jurist i diplomuar – kandidati duhet të ketë të mbaruar Fakultetin juridik dhe të ketë së paku dy vite përvojë pune.

 

Kandidatët që shprehin interesim, duhet të paraqesin këto dokumente:
- Kërkesën me biografinë (CV),
- Kopjen e diplomës së kualifikimit përkatës të kërkuar sipas pikës a dhe b,
- Certifikatën e lindjes ,
- Dëshminë mbi përvojën e punës dhe
- Për vendin e punës – Avokat i licencuar- kopjen e licencës së avokatit.


Të interesuarit dokumentacionin e kërkuar mund ta dorëzojnë në zyrat e SBASHK-ut, në këtë adresë: SBASHK, rr. Agim Ramadani p.n-Qendra e Studentëve-Drejtoria, Prishtinë apo përmes adresës elektronike Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. deri më datën 26 shkurt 2015, në orën 16.


Kandidatët e përzgjedhur fillojnë angazhimin më 2 mars 2015 (e hënë) deri më 31 dhjetor 2015.


Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Përkohësisht pezullohen veprimet sindikale të SBASHK-ut

Për një javë me radhë nëpër shkollat e Kosovës ishte biseduar për ofertën e MASHT-it lidhur me realizimin e kërkesave nga Kontrata Kolektive e Arsimit Parauniversitar.

202020202Për të përcjellë mendimin e mësimdhënësve lidhur me këtë ofertë janë takuar të premten më 20 shkurt kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut. Ata një nga një kanë raportuar për komunat e tyre.
Nga prezantimi i bërë prej kryetarëve u arrit qëndrimi i përbashkët që greva të pezullohet.
SBASHK-u pret që kompensimi prej 0.5% për çdo vit shërbimi të filloj së aplikuari me pagën e muajit mars 2015 në formë retroaktive duke përfshirë edhe muajin Janar dhe Shkurt të këtij viti.2020
Takimit i është bashkangjitur edhe Ministri i MASHT-it z.Arsim Bajrami, i cili ka lavdëruar mësimdhënësit dhe pastaj është shprehur i gatshëm të vazhdoj angazhimet më SBASHK-un në shërbim të arsimit të Kosovës.
Ai është shprehur se do të angazhohet vazhdimisht për implementimin e Kontratës Kolektive duke e marrë si shembull të mirë kontratën individuale në kohë të pacaktuar .
Ministri Bajrami ka thënë se prioritet i Qeverisë dhe MASHT-it mbetet arsimi në Kosovë.
Pas kësaj Ministri Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut Jasharaj kanë dalë para medieve duke prezantuar qëndrimet e institucioneve që përfaqësojnë.202020
Të gjithë të pranishmit duke përfshirë kryesinë dhe kryetarët e sindikatave komunale ishin të një mendimi se në qoftë se cilado nga pikat e ofertës së MASHT-it nuk realizohet me kohë, në afatet e parapara, SBASHK-u menjëherë do ta rikthen veprimin sindikal (grevën).

Ma artikuj...

  1. Oferta e MASHT-it drejtuar SBASHK-ut do të diskutohet me anëtarësinë
  2. SBASHK-u kujton institucionet se koha e dialogut po harxhohet
  3. U realizua një kërkesë e kahershme e SBASHK-ut
  4. Një gjest i mirë i NPT “Kushtrimi” nga Mitrovica
  5. SBASHK-u takoi Rektorin e Universitetit të Prizrenit, z.Ramë Vataj
  6. Greva dëshmoi unitetin e fuqishëm të SBASHK-ut
  7. Takim i SBASHK-ut në Kryeministri
  8. Greva dyorëshe e SBASHK-ut edhe më e fuqishme se e para
  9. SBASHK-u mbështet grevën e shpallur nga SUSHK-u
  10. Greva dy-orëshe respektohet në tërë Kosovën
  11. Hapi i dytë sindikal – greva dyorëshe
  12. Inkurajojmë solidaritetin! Fillon një konkurs i ri i garës ndërkombëtare shkollore
  13. Veprimi i parë sindikal shumë i suksesshëm
  14. Greva një orëshe e suksesshme
  15. Arritën mbështetjet e para për SBASHK-un nga sindikatat ndërkombëtare të arsimit për veprimet sindikale
  16. VEPRIMET SINDIKALE NGA 13 JANARI
  17. Veprimet sindikale të pashmangshme
  18. Një lutje e madhe nga SBASHK për deputetët e Parlamentit të Kosovës
  19. Konferenca përmbyllëse e SBASHK-ut e vitit 2014 me media
  20. SBASHK-u vazhdon takimet me shefat e grupeve parlamentare
  21. SBASHK-u në aktivitet të realizimit të kërkesave të anëtarësisë
  22. U mbajt mbledhja konsultative e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  23. SBASHK-u merr pjesë në aktivitete të shumta
  24. Kuvend i suksesshëm i SUSHK-ut
  25. Letër publike kryeministrit të tashëm të Kosovës, z. Isa Mustafa
  26. Përfundoi me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga SBASHK dhe KEC
  27. Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Fillor me kryetar të ri
  28. SBASHK-ut në tetor 477 e nëntor edhe 564 anëtarë të rinj
  29. Seideneck i Konfederatës së Sindikatave Evropiane viziton SBASHK-un
  30. Këshilli Drejtues mbështet angazhimet për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive
  31. SBASHK-u në Kongresin e 9 të Sindikatës Sllovene të Arsimit (SVIZ)
  32. SBASHK-u harton projekt strategjinë 2015-2019
  33. Po përgatitet me sukses Plani Strategjik i SBASHK-ut
  34. Takim i përbashkët i MASHT-it, SBASHK-ut dhe DKA-ve lidhur me Kontratën Kolektive
  35. Takime me kolegët sindikalistë në gjithë Kosovën
  36. Vazhdojnë takimet me DKA-të
  37. SBASHK-u takohet me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu
  38. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Rashiq
  39. Takim i suksesshëm i SBASHK-ut në Suharekë
  40. SBASHK-u vizitoi Drenasin dhe Skenderajn
  41. SBASHK-u merr pjesë në Konferencën për Procesin e Referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve
  42. SBASHK-u në ditën e dytë të seminarit në Durrës
  43. Edhe një seminar me rëndësi të veçantë
  44. SBASHK-u ishte në një aktivitet të rëndësishëm sindikal në Tiranë
  45. REAGIM PUBLIK I SBASHK-ut PËRMES MEDIEVE TË SHKRUARA E ELEKTRONIKE
  46. Reagim i përbashkët i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Shëndetësisë
  47. Reagim i SBASHK-ut lidhur me përbërjen e KES-it që përfaqësojnë të punësuarit
  48. Delegacioni i SBASHK-ut në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni
  49. Një vizitë e veçantë e SBASHK-ut gjatë qëndrimit në Slloveni
  50. Delegacioni i SBASHK-ut pritet edhe në Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook