Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë

New Image

Duke vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve me kryetarët e shoqatave të shkollave të Kosovës, në orët e pasdites së të enjtes kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me koordinatoren e projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore, znj. Albina Arifi, me juristin Blendor Shatri dhe m,e përfaqësuesin e KEC-it, z. Sokol Statovci, kanë bashkëbiseduar me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Podujevës. Duke hapur këtë takim, ushtruesi i detyrës së kryetarit të SAF e SAM të Podujevës, z. Fadil Halimi, ka përshëndetur mysafirët dhe pastaj ka treguar për angazhimet dhe sfidat e sindikatës së arsimit në këtë Komunë. Ai ka deklaruar se po hetohet trend pozitiv dhe se mësimdhënësit kanë shtuar edhe më shumë besimin në SBASHK-un.
"Kemi atmosferë të mirë dhe presim që shpejt të na bashkohen në SBASHK-u edhe disa shkolla të Podujevës", ka veçuar z. Halimi.New Image1
Koordinatorja e projektit, znj. Albina Arsifi ka informuar pjesëmarrësit lidhur me çështjet kryesore të licencimit, kurse juristi Blendor Shatri ka folur lidhur me shërbimet juridike. Ai ka theksuar edhe në Podujevë se SBASHK-u ka arritur më shumë se 100 marrëveshje me bizneset private dhe me institucione shëndetësore e rekreative në Kosovë e Shqipëri për zbritje çmimesh të shërbimeve për mësimdhënësit sindikalistë. Ai ka ftuar mësimdhënësit e Podujevës të jenë vizitorë të rregullt të ueb faqes së SBASHK-ut ( www. sbashk-rks.org) , në të cilën do të gjejnë gjithë informacionet e duhura dhe po ashtu aty kanë mundësi të shtrojnë edhe pyetje për të marrë me kohë përgjigje.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook