Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Gëzuar, 7 Marsin- festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe

Prishtinë, 7 mars 2016

7 marsiii7Të nderuarit kolegë, mësimdhënës e punëtorë të tjerë të Arsimit në Republikën e Kosovës kudo jeni në institucione parashkollore, në arsimin parauniversitar dhe në Universitete kam nderin që në emër të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të SBASHK-ut t'ju uroj 7 Marsin këtë festë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. Ju me punën e përkushtimin në edukimin e brezave nëpër vite e dekada u bëtë pasardhës të denjë të mësuesit Petro Nini Laurasi , të mësuesit, heroit e dëshmorit të kombit , Shaban Jashari dhe të mësuesve tjerë të përkushtuar. Shprehim edhe sot respektin për gjithë të punësuarit në arsim që u pensionuan gjatë viteve dhe i falënderojmë për punën dhe përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për edukimin e drejtë të brezave.
Ju premtojmë se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet për të qenë vazhdimisht në shërbimin tuaj dhe në mbrojtje të kërkesave tuaja të drejta. Në dialog me institucionet qendrore e lokale të shtetit tonë do të punojmë që t'i zgjedhim mirë e drejtë të gjitha çështjet e ngritura nga ju. Të vazhdojmë me unitetin shembullor dhe të jemi sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK.
Gëzuar, pra 7 Marsin këtë festë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe arritje edhe më të mëdha në shërbim të dijes dhe arsimit në Kosovë.
Me respekt,
Rrahman Jasharaj
Kryetar

Një aktivitet madhështor i SBASHK-ut për nder të 7 Marsit

Lartësim kujtimi pwr njerëzit e dijes nëpër vite e dekada

Prishtinë, 5 mars 2016

5marsNë vazhdën e shumë aktiviteteve e arritjeve në shërbim të anëtarësisë , SBASHK-u ka organizuar një ceremoni festive madhështore në respekt të ditës së madhe të shkollës shqipe. Këtë aktivitet SBASHK-u ua dedikoi të 557 të punësuarve në arsim, anwtarw tw SBASHK-ut, që janë pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.
Kishin ardhur në ceremoninë e organizuar nga SBASHK-u për të respektuar misionin e shenjtë të mësuesit Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi, Këshilltari i Ministrit z.Arsim Bajrami, z. Azem Guri, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë , z. Nevrus Kaptelli dhe mysafirë të tjerë të shumtë.abrashiii
'' Të nderuarit pishtarë të diturisë, duke ju parë bashkë, sikur po lexoj në fytyrat tuaja faqet e ndritura të historisë për arsimin shqip që nga kohë e shkollës së parë shqipe në Korçë e deri sot" , është thënë në fillim të ceremonisë moderatorja e programit, Nezafete Jakupi për të përshëndetur pastaj Ministrin Abrashi, Këshilltarin Azem Guri, Kryetarin e SPASH-it, Nevrus Kaptelli , mysafirët e tjerë dhe gjithë të pranishmit.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit e pastaj veç tjerash ka deklaruar se : " Shtatë Marsi është festa jonë dhe do ta kremtojmë me zemër azemguriduke shpalosur fragmente të shumta që janë dëshmi e përkushtimit të një lumi të madh njerëzish në emër të dijes, lirisë së atdheut dhe ardhmërisë së ndritur. Sot bashkë po lartësojmë kujtimin për gjithë njerëzit e pendës e pushkës që punuan e luftuan për lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë. Lavdi veprës së njerëzve të pendës e pushkës" , ka thënë kryetari i SBASHK-ut, i cili pastaj ka shtuar se SBASHK-u po angazhohet me institucionet për përgatitjen e Ligjit për benifite për vitet 90-99, ligj ky i cili këta njerëz i konsideron me arsye të plotë persona të merituar për shtetësinë e Kosovës.nevruzi
Ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet dhe për këtë ceremoni festive e madhështore Ministri Arban Abrashi. Ai pastaj në emër të Ministrisë që drejton dhe institucioneve qendrore të Kosovës ka shprehur respektin e lartë për punën dhe misionin human që kanë bërë e po bëjnë mësimdhënësit e Kosovës. Duke folur para të 557 të pensionuarve të arsimit, Ministri Abrashi ka deklaruar se me SBASHK-un kanë një bashkëpunim korrekt dhe se bashkë do të vazhdojnë me angazhimet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në shërbim të të punësuarve në arsim. " E përgëzoj SBASHK-un për angazhimet dhe korrektësinë.shumica E përgëzoj edhe për këtë aktivitet madhështor. Institucionet e Kosovës kanë çmuar dhe çmojnë lartë punën tuaj nëpër vite e dekada. Marrëveshjen me SBASHK-un për pensionet kontributdhënëse e kemi arritur me angazhim të përbashkët dhe se shpejti do të dërgojmë formularët unik për tërë Kosovën nëpër DKA dhe do të nis aplikimi i mësimdhënësve të pensionuar dhe ata do të jenë të barabartë me gjithë të tjerët", është shprehur Ministri Abrashi.
Edhe këshilltari i Ministrit Arsim Bajrami ka përshëndetur të pranishmit dhe ka sjellë përshëndetjet e Ministrit Arsim Bajrami duke treguar se ai nuk ka mundur të jetë në këtë festë sepse ka takime jashtë vendit. ndarjaemirenjohejs" Është respekt për ne që jemi në këtë ceremoni madhështore. MASHT dhe SBASHK-u do të vazhdojnë të jenë partnerë dhe do të punojnë e angazhohen bashkërisht në shërbim të arsimit në Kosovë", ka thënë në fjalën e tij përshëndetëse Këshilltari Azem Guri.
Ka shprehur kënaqësinë që është pjesë e këtij aktiviteti të përgatitur bukur, kryetari i SPASH-it, z. Nevrus Kaptelli . Ai ka treguar për shumë arritje të SBASHK-ut duke treguar se vazhdimisht kanë zhvilluar e do të zhvillojnë bashkëpunim vëllazëror. "SBASHK-u ka shënuar e po shënon arritje të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë. azmi mirenjohejeEdhe kjo ngjarje sot është përgatitur bukur dhe lartëson kujtimin për gjithë mësuesit nëpër vite e dekada dhe e mundëson kremtimin madhështor të festës së madhe të shkollës shqipe", ka thënë Kaptelli.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut bashkë me Ministrin Abrashi, Këshilltarin e MASHT, Azem Guri, me z. Kaptelli dhe me Ymer Ymerin e Kadri Thaçin nga SBASHK, kanë ndarë mirënjohjet dhe nga një orë dore për nga një përfaqësues të secilës komunë. Aktiviteti ka vazhduar me ndarjen e orëve dhe mirënjohjeve për gjithë pensionistët e pranishëm të arsimit në këtë ceremoni.zeneli Ceremonia është përmbyllur me bashkëbiseda të lirshme të pjesëmarrësve në një koktej rasti të organizuar nga SBASHK.kryetarrriplott

Reagim i SBASHK-ut ndaj opsioneve të Sindikatës së Administratës së Kosovës

Prishtinë, 03.03.2016

Dy opsione tepër të gabuara lidhur me çështjen e stazhit të punës për vitet 90-99


Sindikata e Administratës së Kosovës ka pranuar publikisht, siç u botua në Koha net dhe si shkrim i plotë në "Koha ditore" nga gazetari Visar Prebreza, se i qenka drejtuar Qeverisë së Kosovës me një shkresë duke ia ofruar tri opsione për çështjen e stazhit të punës gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzetë, kur Kosova ishte e okupuar nga regjimi i Millosheviqit.
SBASHK-u uron që Sindikata e Administratës së Kosovës të mos e ketë bërë një shkresë me opsione të tilla drejtuar Qeverisë së Kosovës ngase dy opsionet e para nuk kanë logjikë sindikale dhe janë të drejtuara kundër angazhimit sublim të të punësuarve në arsim në mbrojtje të arsimit shqip në vitet 90-99.
Në opsionin e parë ofruar Qeverisë kjo Sindikata e Administratës paska propozuar që periudha nga viti 1990 -1999 të mos njihet si stazh pune për asnjë punëtor. Për të qenë edhe më skandaloze kjo Sindikatë shkon me opsionin e dytë dhe i kërkon Qeverisë së nëse këto vite u njihen si vite kontributdhënëse punëtorëve të arsimit e shëndetësisë, atëherë të njihet edhe për punëtorët e të gjithë sektorëve. ?!
SBASHK-u i kujton kryetarit të SPAK-ut,z. Ndue Kalaj se shumica e mësimdhënësve të Kosovës gjatë gjithë viteve 90-99, edhe pse u dëbuan dhunshëm nga shkollat, vazhduan punën , qoftë në institucione arsimore , qoftë nëpër shtëpi- shkolla. Ata punuan me plot sakrifica , por nuk lejuan të ndërpritet procesi arsimor. Ata punuan me planet e programet e Kosovës dhe lëshuan dokumente me emërtimin Republika e Kosovës duke jetësuar që atëherë në praktikë idenë për pavarësinë dhe shtetësinë e vendit tonë. I kujtojmë z. Kalajt se SBASHK-u ka kërkuar dhe ka arritur marrëveshje me Qeverinë që vitet 90-99 t'u njihen si kontrubutdhënse vetëm atyre që punuan gjatë atyre viteve. Ne nuk kërkuam këtë gjë edhe për ndonjë mësimdhënës të rrallë, që pas dëbimit me dhunë nga shkollat dhe nga lista e pagave , shkoi në mërgim. Të tillët ishin shumë të paktë në numër.
SBASHK-u reagon aq më tepër ndaj opsioneve të SPAK sepse është e tmerrshme që një koleg sindikalistë të kërkojë që t'u mohohet përvoja e punës punëtorëve të arsimit e shëndetësisë pikërisht kur është fjala për vitet e mëdha 90-99. Kërkesat e tilla të paqëlluara bëhen, mbase. Për të mbuluar para anëtarësisë së SPAK mungesën e angazhimit duhur në shërbim të realizimit të kërkesave të tyre. Kalajt i kujtojmë edhe një realitet të kohës kur kemi raste që një pjesë e mësimdhënësve punojnë , por nuk ishin në lista të pagave ngase, jo në pak komuna, është shtuar pa arsye numri i punëtorëve të administratës. Ne kurrë nuk kemi kërkuar që ata punëtorë të tepërt të administratës të largohen nga puna, por kemi bërë angazhime që të gjendet një zgjidhje për mësimdhënësit tonë dhe në shumicën e rasteve ia kemi arritur pa dëmtuar as edhe një njeri.
Anëtarësinë tonë e sigurojmë se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet në shërbim të tyre duke realizuar kërkesat e drejta e reale. Po ashtu sigurojmë anëtarët e SBASHK-ut se jemi duke punuar për ligjin lidhur për benifitet për punëtorët e arsimit të viteve 90-99 dhe do ta ngrisim edhe çështjen që , nëse të tjerëve u pranohen këto vite si kontributdhënëse , atëherë për të mësimdhënësit që punuan në ato vite të mëdha të qëndresës këto vite t'u njihen dyfish.
Me keq ardhje e përgatitem këtë reagim ndaj z. Kalajt sepse më parë kishim nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me sindikatën e tij dhe me sindikata të tjera për ta unifikuar e forcuar zërin sindikal dhe nuk kemi pritur kurrë se ndonjëra prej sindikatave nënshkruese të bashkëpunimit do të dilte me kërkesa të tilla skandaloze kundër punëtorëve të arsimit dhe kundër punës së tyre në vitet e 90-ta.
N fund të këtij reagimi SBASHK-u kërkon falej nga anëtarësia e SPAK-ut nëse deklarata dhe opsionet drejtuar Qeverisë lidhur me përvojën e punës së viteve 90-99 nuk është e tyre, po është vetëm ide e deklarim i kryetarit Kalaj.

Edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh në bregdetin shqiptar të Velipojës

Respekti për të punësuarit në arsimin Kosovës dhe për punën e angazhimet që po bën SBASHK-u në shërbim të tyre ka bërë që të shtohet vazhdimisht numri i marrëveshjeve me bizneset, institucionet shëndetësore private dhe me institucione të pushimit e rekreacionit. Numri i marrëveshjeve ka kaluar numrin prej 120 sosh. Të enjten është lidhur edhe një marrëveshje me Hotelin "M.Selmani" në Velipojë, e cila saktëson se të gjithë anëtarët e SBASHK-ut që zgjedhin të pushojnë në bregdetin e bukur të Velipojës dhe në Hotelin "M. Selmani " do të gëzojnë zbritje të çmimeve prej 20 % për shërbimet atje.marreveshja velipoje
Hotel"M. Selmani" ndodhet në Velipojë, pasi të kalohen rrugët numër një dhe dy, gjegjësisht prapa Hotelit "Princi". Me pronarin e Hotelit mund të kontaktohet në tel. +355 67 374 7396 për të marrë informacione plotësuese. Pushuesit që zgjedhin këtë hotel për të pushuar kanë mundësi që të përdorin ambientet e hotelit vetëm për të fjetur e për të pushuar e ushqimin ta sigurojnë diku tjetër a ta përgatitin vetë, apo të shfrytëzojnë të gjitha shërbimet, pra fjetjen dhe ushqimin dhe për këtë merren vesh me pronarin e hotelit me rastin e akomodimit atje.
Të gjithë anëtarëve tonë Ju dëshirojmë pushime të këndshme e me plot përshtypje të bukura në bregdetin shqiptar.

SBASHK-u u takua me Ministrin Abrashi

Një delegacion i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri janë takuar sot me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Në këtë takim është bashkëbiseduar lidhur me çështjet teknike të implementimit të marrëveshjes së 14 janarit e që ka të bëj me pensionet e plota kontributdhënëse për një pjesë të mësimdhënësve , që këtë të drejtë nuk e kanë gëzuar nga prilli i vitit të kaluar e që ndërlidhej me vitet 90-99. Ministri Abrashi ka përsëritur edhe një herë se marrëveshja është arritur dhe se do të implementohet dhe se për këtë janë bërë edhe angazhime konkrete.abrashi
Delegacioni i SBASHK-ut u njoftua nga Ministri Abrashi se sekretarët e përgjithshëm të Ministrisë që ai drejton dhe ai i MASHT-it janë takuar pikërisht për këtë çështje dhe kanë arritur marrëveshje që të përpilohet një formular unik për tërë Kosovën që kërkon shënime konkrete e të cilat do të plotësohen dhe vërtetohen në Drejtoritë Arsimore pasi që të pensionuarit të kenë sjellë në këto drejtori vërtetimin për vitet 90-99 nga shkollat në të cilat kanë punuar gjatë atyre viteve.
Në këtë takim është bashkëbiseduar edhe për ligjet që kanë të bëjnë me punën dhe me Këshillin Ekonomik Social dhe ishte pajtueshmëri e dyanshme që përfaqësues të SBASHK-ut të jenë përfshirë në takimet e komisioneve që kanë të bëjnë me këto ligje.

SBASHK-u nënshkruan marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe me biznese ndërkombëtare

Prishtinë, 22.02.2016

turqitPasi që viteve të kaluara ka pasur edhe punëtorë të arsimit që bashkë me familjet dhe me farefisin që punojnë e jetojnë jashtë Kosovës kanë vizituar edhe bregdetin turk të Antalisë, SBASHK-u për të mundësuar qëndrimin e tyre me çmime më të lira ka arritur të nënshkruaj një marrëveshje me Kompaninë Turistike "Sierra Tourism", që përfaqësohet nga z. Ali Kocakaya, i cili ka bashkëpunim të shkëlqyer me shumë organizata të bizneseve në Kosovë e vende tjera të Ballkanit.
Marrëveshja është nënshkruar në atmosferë solemne në selinë e SBASHK-ut dhe ajo parasheh zbritje çmimesh prej 20 % për pakot e aranzhmanit turistik. turqit1Janë duke u punuar që të krijohet mundësia e realizimit të marrëveshjes përmes bankës në mënyrë që pushuesit të kenë mundësi që të paguajnë me këste mujore.
Përfaqësuesi i Kompanisë "Sierra Tourism" ka falënderuar SBASHK-un për pritjen dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur se pushuesit atje do të jenë shumë të kënaqur me shërbimet dhe çmimet .
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj shprehet me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes se kjo është bërë me qëllim që të punësuarit në arsim, që janë anëtarë të SBASHK-ut, nëse vendosin të pushojnë në bregdetin turk atëherë të gëzojnë zbritje çmimesh prej 20 % për shërbimet atje.turqit 2

SBASHK-u ngrit ura të reja të bashkëpunimit me sindikatat ndërkombëtare

turqiaNë kuadër të realizimit të Planit strategjik 2015-2019, SBASHK-u krahas angazhimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë, po arrit suksese edhe në ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit me sindikatat simotra ndërkombëtare. Duke ditur për angazhimet dhe arritjet, sindikata më madhe turke e arsimit “Egitim- Bir –Sen”, që numëron 400.000 anëtarë, ka ftuar mik SBASHK-un  që ta vizitojë Turqinë dhe të jetë pjesë e aktiviteteve të shumta të sindikatës më të madhe turke të arsimit.

Delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, është pritur fillimisht nga kryetari i “Egitim- Bir- Sen”, z. Ali Yalçin dhe kryesia e Bordi ekzekutiv i kësaj sindikate të madhe. turqia 1Mikpritësi ka  përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet e pastaj ka shpalosur historikun e sindikatës që ai drejton. “ Kur bëhet fjalë për njeriun, drejtimi i rrugës sonë duhet të jetë i njëjtë”, ka cituar  Yalçin, mendimin e njeriut të madh me prejardhje shqiptare, Mehmet  Akif.  

z.Ali Yalçin është njëkohësisht edhe kryetar i Konfederatës Memur-Sen, e cila konfederatë numëron rreth 1 milionë anëtarë.

Në mesin e mysafirëve të ftuar ka pasur delegacione nga Ballkani siç është SPASH nga Shqipëria, nga sindikata e Arsimit të Maqedonisë, Malit të zi, Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Sanxhakut dhe kryetari i BSPK-së z.Haxhi Arifi.turqia 2

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke u paraqitur me një fjalë përshëndetëse para 3000 pjesëmarrësve në këto aktivitete nga e tërë Turqia dhe para delegacioneve të 16 shteteve mysafire, ka falënderuar mikpritësin për pritjen  e pastaj ka folur  për arritjet dhe sfidat e SBASHK-ut duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të sinqertë me sindikatat simotra ndërkombëtare. Në vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve SBASHK-u me sindikatën më të madhe të arsimit turk kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi e cila precizon se të dy sindikatat  do të shkëmbejnë përvoja  përmes specialistëve sindikalë  , por edhe do të organizojnë takime e konferenca të përbashkëta  për të diskutuar problemet në sferën e arsimit në këto dy shtete , por edhe në vendet tjera të Ballkanit, Evropës dhe kudo në botë.turqia 3

Kryetari i Sindikatës “Egitim-Bir –Sen” i ka bërë ftesë SBASHK-ut që të jetë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare që kjo sindikatë organizon në Tiranë  kushtuar njeriut të madh me prejardhje shqiptare Mehmet Akif. 

Kryeministri Mustafa dhe kabineti qeveritar takohen me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut

kryeKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Zv/kryeministrat Hashim Thaçi e Kujtim Shala bashkë me Ministrat Arban Abrashi e Arsim Bajrami janë takuar në ambient e qeverisë janë takuar me kryesinë dhe Këshillin Drejtues të SBASHK-ut për të zhvilluar dialogun për shumë çështje aktuale në Arsimin Parauniversitar dhe atë Universitar të Kosovës.
Në fjalën hyrëse të këtij takimi Kryeministri , Isa Mustafa është shprehur para përfaqësuesve të SBASHK-ut se Qeveria çmon punën e të punësuarve në arsim dhe se është e përkushtuar që brenda mundësive buxhetore të plotësojë kërkesat e arsyeshme të SBASHK-ut. Ai ka dhënë edhe një vlerësim të përgjithshëm të situatës në Kosovë dhe të përpjekjeve në shumë sfera.
Edhe Zv/Kryeministri Hashim Thaçi ka lavdëruar angazhimet e mësimdhënësve nëpër vite e dekada dhe është shprehur se Qeveria do të vazhdojë me dialogun me SBASHK-un ë përpjekje për të gjetur zgjidhje meritore për të gjitha çështjet. Pas kësaj Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami e ka përsëritur se SBASHK-un e çmon ministria e tij si partner shumë më rëndësi dhe se bashkërisht e përmes dialogut të sinqertë janë në përpjekje për të realizuar kërkesat e SBASHK-ut dhe për ngritjen e cilësisë në arsim. Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Hashim Thaçi duke ju drejtuar pjesëmarrësve të këtij takimi kanë folë edhe për situatën aktuale duke theksuar se duhet zgjidhur çështjet me dialog e jo me dhunë e sulme ndaj institucioneve.kryee
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka falënderuar Kryeministrin Mustafa dhe kabinetin qeveritar për gatishmërinë e shprehur për dialog duke cekur se ishte kërkesë e përfaqësuesve të SBASHK-ut nga të gjitha komunat e Kosovës dhe kryetarëve të të tri niveleve arsimore për një takim në përbërje kaq të plotë. Ai pastaj ka kujtuar Qeverinë e Kosovës për kërkesat aktuale duke veçuar atë për gjetjen e mënyrës sa më të lehtë të implementimit në praktikë të marrëveshtjes së arritur me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale lidhur me njohjen ën praktikë të viteve 89-99 si vite kontributdhënëse dhe me krijimin mundësitë së aplikimit të mësimdhënësve për të gëzuar pensionin e plotë të punës. Jasharaj ka kërkuar nga Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar që të shtojnë angazhimet dhe në bashkëbiseda me institucionet lokale të pushtetit të realizohen edhe kërkesat që i takojnë këtij niveli të pushtetit e që janë dhënia e tri pagave me rastin e pensionimit të të punësuarve në arsim dhe zgjidhja e çështjes së udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë. Kryetari i SBASHK-ut ka kërkuar angazhimin e Qeverisë edhe lidhur me realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut në Universitet duke rikujtuar se është fjala për kërkesën e vazhdueshme për nënshkrimin e Kontratës Kolektive për Universitetin, për unifikimin e pagës bazë dhe pjesës stimuluese për të punësuarit në administratën e Universitetit dhe për kërkesa të tjera.kryeee

Në përmbyllje të këtij takimi Kryeministri Mustafa është shprehur se Qeveria do të punojë me përkushtim për realizimin e kresave që SBASHK-u i ka adresuar për nivelin qendror e lokal të pushtetit dhe për institucionet gjegjëse të Universitetit.

SBASHK-u vazhdon me marrëveshjet për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarësinë

logoPrishtinë, 02 shkurt 2016

Falë respektit të njerëzve të vullnetit të mirë dhe angazhimit të vazhdueshëm të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë , numri i marrëveshjeve me bizneset , institucionet arsimore private dhe institucionet private shëndetësore e rekreative sa vjen e shtohet. Janë arritur e nënshkruar më shumë se 120 marrëveshje që ua bëjnë të mundur anëtarëve të SBASHK-ut që të kenë shërbime me zbritje çmimesh. Një punë e mirë në këtë sferë është bërë ditëve të fundit edhe në komunën e Lipjanit. Kryetari i SAF e SAM të kësaj komune, z. Rrustem Bublica bashkë me veprimtarë të tjerë sindikalë e duke hasur në respektin e bizneseve për të punësuarit në arsim kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për zbritje çmimesh.
• Kështu marrëveshja me SHPK "ALEX" e pronarit Arben Kadriu u mundëson anëtarëve të SBASHK-ut zbritjen prej 3 % të produkteve këtu.
• Marrëveshja me Ordinancën "FOTO – DHËMBI" me pronar Avni Ratkoceri u siguron anëtarëve të SBASHK-ut zbritjen prej 11 % për fotografim të dhëmbëve.
• Marrëveshja me barnatoren NTP "MENTH" e pronarit Muhamet Lekaj siguron zbritje çmimesh prej 5 % për produktet mjekësore në këtë barnatore.
• Marrëveshja me NTP "KUSHTRIMI" në Magurë, e pronarit Sadik Kadriu, siguron zbritje çmimesh prej 5 % për të gjithë artikuj këtu.
• Marrëveshja me SHPK "GIPA" e pronarit Ragip Avdyli siguron zbritje çmimesh prej 3 centë për çdo litër të derivateve dhe zbritje çmimesh prej 7 % për material ndërtimor po në ndërmarrjen "GIPA",
SBASHK-u shpreh respekt për këta njerëz të vullnetit të mirë dhe fton anëtarët e vetë që të gëzojnë këto mundësi për zbritje çmimesh në SHPK "ALEX", Ordinancën "FOTO – DHËMBI" , barnatoren NTP "MENTH", NTP "KUSHTRIMI" në Magurë dhe SHPK "GIPA".
Po ashtu ftojmë anëtarësinë tonë që të gëzojnë shërbimet për zbritje çmimesh edhe në bazë të 120 marrëveshjeve të arritura me bizneset , institucionet arsimore private dhe institucionet private shëndetësore e rekreative anë e kënd Kosovës .

Dialogu dhe vullneti i përbashkët sjellin marrëveshje

foto sbashkProblem i nisur në prillin e vitit të kaluar rreth pensioneve të mësimdhënësve të Kosovës e që lidhej me vitet kontributdhënëse '89-'99 falë përkushtimit të madh të SBASHK-ut dhe vullnetit të mirë të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës ka gjetur zgjidhje pozitive.
SBASHK-u gjatë kësaj jave është takuar me zëvendës kryeministrin e Kosovës z.Kujtim Shala, me ministrin e Arsimit z.Arsim Bajrami, me shefin e grupit parlamentar z.Adem Grabovci dhe pas një dialogu të sinqertë është organizuar një takim me ministrin e MPMS z.Arban Abrashi me anëtarë të kabinetit të tij dhe delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari z.Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa dhe këshilltari për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri.
Në këtë takim është hetuar angazhim i përbashkët dhe i sinqertë dhe prandaj çështja e ngritur ka gjetur zgjidhje.
U arrit marrëveshja që vitet '89-'99 edhe në praktikë të njihen si kontributdhënëse dhe kjo u mundëson gjithë të punësuarve në arsim që deri tani nuk e kanë gëzuar pensionin e plotë të punës të aplikojnë rishtazi duke sjellë në sektorin e pensioneve dëshminë e vërtetuar nga shkolla ku ka punuar në ato vite dhe të njëjtin ta vërtetoj edhe në MASHT.ZKM 001 zvkm
Ky është një lajm i gëzuar për SBASHK-un, ngase nuk do të ketë më mësimdhënës që pensionohen e që do të ndihen të dëmtuar, por ata do ta gëzojnë pension aktual prej 158 euro dhe duke dorëzuar dokumentet tjera për kualifikimin dhe vitet e tërësishme të pensionit do të marrin pension të përshkallëzuar sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Prishtine, 14 janar 2016

Intelektualë të njohur slloven vizituan SBASHK-un

12528739 10153356356104677 1841110592 oKanë ardhur në Kosovë për të qenë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Cilësi dhe të Mësuarit elektronik në Arsim, që është organizuar më 11 janar nga Qendra për Hulumtime dhe Zhvillime Edukative dhe Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe të Biznesit nga Sllovenia. Ata në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë kanë shprehur dëshirën që të jenë mysafirë në selinë e SBASHK-ut. Intelektualët Dr. Valerij Dermol, Dr. Andrej Koren, mr. Anja Lesjak, Dr. Dushan Lesjak dhe dr. Nada Trunk Shirca, të shoqëruar nga drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Hulumtime dhe Zhvillime Edukative,z. Bashkim Greiçevci janë pritur nga kryetari i Rahman Jasharaj , nënkryetarët Lutfi Mani e Rexhep Sadiku, menaxheri financiar dhe këshillltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafi i SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj duke iu dëshiruar mirëseardhje intelektualëve nga Sllovenia ka bërë një shpalosje të historikut të SBASHK-ut që nga themelimi e deri sot.ssloven Ai ka kujtuar bashkë me mysafirët vitet e vështira të arsimit shqip në kohën e okupimit dhe përpjekjet e mëdha dhe plot sakrifica të anëtarëve të SBASHK-ut në mbrojtjen e arsimit shqip në ato vite. Ai ka kujtuar se gjithë arritjet e mëdha në SBASHK janë falë angazhimit të anëtarësisë dhe veprimtarëve , por edhe të ndihmës së miqve ndërkombëtar duke veçuar edhe Sindikatën e Arsimit të Sllovenisë, Holandës, Gjermanisë dhe të anëtarëve të Internacionales Botërore të Arsimit.
Intelektualët nga Sllovenia në një bashkëbisedë të lirshme kanë lavdëruar punën dhe angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë shprehur gatishmërinë për të nisur me bashkëpunimin për çka SBASHK-u ka shprehur gatishmërinë.

Ma artikuj...

  1. Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale
  2. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me ministrin Bajrami
  3. Vërejtje të shumta ndaj institucioneve qendrore e lokale të shtetit
  4. SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë
  5. SBASHK-u i pranishëm kudo flitet për arsimin në Kosovë
  6. SBASHK-u vazhdon të lidh marrëveshje me bizneset e në shërbim të anëtarësisë
  7. U mbajt takimi i përbashkët konsultativ MASHT- SBASHK- DKA
  8. Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut me “Era Med” dhe Era Pharm”
  9. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut bashkë me AOB-në e Holandës
  10. SBASHK-u vizitoi kolegët në komunën e Shtërpcës
  11. SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për dialogun social
  12. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut
  13. SBASHK-u ka mbajtur konferencë për mediet
  14. Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica
  15. Një marrëveshje me rëndësi për anëtarësinë e SBASHK-ut me “FEHA DENT”
  16. SBASHK-u zhvilloi bashkëbisedë edhe me mësimdhënës në Fushë Kosovë
  17. Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës
  18. Ka vazhduar agjenda e takimeve të SBASHK-ut me anëtarësinë
  19. Përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në Kaçanik , Hanin e Elezit e Podujevë
  20. Takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut në Prizren e Rahovec
  21. SBASHK-u debaton për çështje të UP-së në MASHT
  22. Janë mbajtur takime me mësimdhënës në Gjilan, Viti, Klinë e Istog
  23. Mësimdhënësit e Kamenicës përkrahin SBASHK-un
  24. SBASHK-u bashkëbisedoi me mësimdhënësit e Deçanit
  25. Të punësuarit në UP mbështesin angazhimet e SBASHK-ut
  26. Edhe Mitrovica e Skenderaj përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  27. Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit
  28. Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it
  29. U mbajt takim me mësimdhënës të Gjakovës
  30. Edhe në Lipjan takim i suksesshëm me anëtarët e SBASHK-ut
  31. Vazhdohet me takimet me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës
  32. SBASHK-u vazhdon të përgatitet për t’u përballur suksesshëm me sfidat
  33. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  34. MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës
  35. Mësimdhënësit e Ferizajt inkurajojnë SBASHK-un të vazhdoj me shërbime të reja dhe me angazhimin për ngritjen e cilësisë në arsim
  36. SBASHK nis ciklin e ri të takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës
  37. Do të bashkëpunohet ngushtë në përmirësimin e kushteve për punonjësit e kulturës
  38. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin Bajrami
  39. SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet
  40. Angazhime për realizimin e detyrave nga Plani strategjik
  41. Me unitet e solidaritet ndaj sfidave me të cilat përballet arsimi kudo në botë
  42. SBASHK-u në mënyrë të denjë përfaqëson arsimin e Kosovës në Otavë të Kanadasë
  43. Lëvizja e numrit të nxënësve në komunat e Kosovës
  44. DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive
  45. MPMS-ja i thotë SBASHK-ut se duhet pritur ende deri te pensionet e punës
  46. FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE
  47. Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë
  48. Regjistri i anëtarëve të SBASHK-ut për pushim në bregdetin shqiptar - qershor 2015
  49. U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social
  50. Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook