Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social

seminardialog1Për tri ditë me radhë ka zhvilluar me sukses punimet trajnimi për forcimin kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të projektit të përbashkët të KEC e SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Ky projekt mjaft përmbajtjesor po mbështetet nga Komisioni Evropian, zyra e BE-së në Prishtinë dhe po zhvillohet duke shënuar arritje të shumta.
Gjatë tri ditëve të këtij seminari trajnerët e licencuar Ymer Ymeri e Vjollca Shala kanë shtjelluar tema e çështje me rëndësi lidhur me dialogun social në Evropë dhe në Kosovë. Përfaqësuesit sindikalë nga Mitrovica e Vushtrria, komuna këto të përzgjedhura nga KEC,seminardialog2 kanë dëshmuar përkushtim dhe dëshirë të madhe për të marrë njohuri të reja lidhur me çështje të dialogut social, që është dhe mbetet shumë aktual edhe sot e gjithmonë për SBASHK-un. "Hyrje dialogun social", "Dialogu social në kontekstin kombëtar", "Dialogu në nivel evropian", "Zgjidhja e konflikteve ", "Negocimi me punëdhënësit", ishin disa nga temat që janë hapur e shtjelluar gjatë tri ditëve të seminarit. Bashkëbiseda dhe përpjekjet që bashkërisht të debatoheshin çështjet dhe të ofroheshin zgjidhjet më të mira e kanë bërë shumë dinamik këtë trajnim, aq sa pjesëmarrësit nuk shikonin kohën dhe nuk shkonin as edhe në pauzat e parapara pa dhënë mendime konkrete e pa kryer me përpikëri detyrat që shtronin trajnerët bazuar në temat që po debatoheshin.seminardialog3
Moment i veçantë është krijuar kur pesë grupet e punës kanë nisur trajnimin praktik duke u ndarë në punëdhënës dhe të tjerët në përfaqësues sindikalë. Pjesëmarrësit aq ishin thelluar në çështjet sa që krijohej përshtypja se kemi të bëjmë me raste shumë reale, që po ndodhnin pikërisht në momentin që po zhvillohej ky trajnim. Pjesëmarrësit e treguan praktikisht se gjatë gjithë këtij trajnimi kanë shtuar njohuritë për dialogun social dhe do të jenë të gatshëm për të përfaqësuar sindikatën në dialogun që do të zhvillohet që nga shkollat , në nivelin komunal me punëdhënësin e pse jo edhe në nivelin qendror duke iu bashkëngjitur ekipeve negocuese sipas situatës dhe aktualitetit. Në mbështetje të trajnerëve janë gjendur edhe asistentja në SBASHK, Vlora Rexhepi Berisha dhe përfaqësuesi i KEC, z. Sokol Statovci.seminardialog4
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në mbyllje të këtij seminari, ka lavdëruar punën e përkushtuar të trajnerëve Ymerie Shala dhe ka përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet, qëndrimin dinjitoz të tyre dhe unitetin që është edhe forcë e madhe e SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook