Historiku i SBASHK-ut
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, u themelua në Shkurt të vitit 1990. Në këtë sindikatë aderojnë punonjësit e arsimit kosovar që nga institucionet: parashkollore, fillore, të mesme, universitare ,institucionet shkencore dhe kulturore të Republikës së Kosovës. Në kuadër të SBASHK-ut aderojnë edhe punonjësit e arsimit Boshnjak, Turk, RAE, përveç minoritetit Serb. Struktura gjinore e kësaj sindikate përafërsisht është 50 me 50 %.
Në fillimet e saj, ka pasur për objektiv ruajtjen dhe vazhdimësinë e sistemit të arsimit dhe edukimit për nëntë vjet me radhë, duke vepruar jashtë sistemit kolonial serb. Meqenëse punonjësit shqiptar u përjashtuan nga shkollat dhe sistemi i pagave, SBASHK-u u detyrua të gjejë forma të veprimit për financimin e arsimit shqip nga vetë popullata, nga i cili vetëfinancim do të mbijetoj dhe kjo formë do të bëhet formë institucionale e financimit të arsimit dhe shëndetësisë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, do të mbikëqyrë në shkolla shëndetin e nxënësve dhe të mësimdhënësve.
Në vitin 1996 SBASHK-u u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën Botërore Internacionalja e Arsimit me seli në Bruksel. Pas luftës, objektivi i kësaj sindikate ka qenë rehabilitimi i shkollës shqipe dhe mbrojtja e të drejtave në punë, pozitën materiale,kushteve të punës, sigurimin shëndetësor dhe pensionet. SBASHK-u sot numëron mbi 19.000 anëtar, të cilët paguajnë anëtarësi dhe procesi i anëtarësimit po vazhdon deri në anëtarësimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të anëtarësohen, ngase anëtarësimi është vullnetar.