Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfundoi me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga SBASHK dhe KEC

konferenca4Dje në orët e mbrëmjes ka përfunduar më sukses Konferenca ndërkombëtare "Sindikatat e Arsimit sot- Arritjet dhe Sfidat".
Kjo ngjarje është konsideruara si rrumbullakësim i aktiviteteve të shumta nga projekti i përbashkët i SBASHK-ut dhe KEC-it "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", e që mbështet nga BE përmes zyrës së saj në Prishtinë.
Kontributin e tyre në këtë Konferencë e kanë dhënë sindikalistë të njohur nga AOB i Holandës dhe sindikatat e Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe veprimtarë e udhëheqës të SBASHK-ut nga qendra dhe gjithë komunat e Kosovës.konferenca1
Pasi është konstatuar se SBASHK-u po shënon arritje edhe falë projektit në fjalë, Konferenca ka pasur një rrjedhë efektive duke u punuar në sesione plenare.
Ligjëruesit në bashkëbisedë me të 150 pjesëmarrësit e Konferencës kanë këmbyer përvojat e shteteve pjesëmarrëse dhe i kanë krahasuar me arritjet e SBASHK-ut.
Përfaqësuesi i AOB-it, z.Gerhardus Stemerding ka lavdëruar SBASHK-un duke i përkujtuar edhe sfidat që e presin.
Zonja Marjana Kolar ka përcjellur përkrahjen e sindikalistëve të Sllovenisë dhe ka ligjëruar para pjesëmarrësve duke treguar se cilat shërbime i ofron SVIZ për anëtarët e saj.
Ajo ka thënë se SBASHK-u po shënon arritje dhe se do të mbetet mik i përkushtuar i SVIZ-it.konferenca2
Përfaqësuesit nga Maqedonia z.Jakim Nedelkov, znj. Vesna Nedelkovska, Mali i Zi znj.Sandra Martiq dhe z.Slobodan Dragash dhe nga Shqipëria z.Nevruz Kaptelli, Fatmir Bezati dhe z.Isa Halili kanë deklaruar se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me SBASHK-un dhe kanë shprehur respekt për përpjekjet që kjo sindikatë po bënë për forcimin e bashkëpunimit me sindikatat simotra në Ballkan, Evropë e kudo në botë.
Profesorët z.Agim Hyseni e z.Dukagjin Pupovci kanë dhënë kontributin e tyre në shërbim të ecjeve përpara të sindikatës së arsimit.
Sesionin ku bëhej fjalë për dialogun social e kanë kryesuar z.Dukagjin Pupovci dhe kryetari i SPASH z.Nevruz Kaptelli. Sesionin tjetër që fliste per shërbimet e sindikatës për anëtarësinë e kanë kryesuar z.Ymer Ymeri nga SBASHK-u dhe z.Jakim Nedelkov,kryetar i SONK të Maqedonisë. Ka zgjuar interesim edhe seanca për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, e kryesuar nga zyrtarja në MASHT znj.Igballe Cakaj dhe sindikalisti z.Blerim Mehmeti.konferenca3
Punimet e Konferencës i kanë përcjellur nga afër edhe përfaqësueset e zyrës së BE-së në Kosovë znj.Dragana Stolic dhe znj.Gaby Hagmuller. Znj.Hagmuller ka thënë se BE ia ka qëlluar me përkrahjen që i ka bërë këtij projekti sepse janë duke u parë çdo ditë e më shumë frytet e tij.
Ajo ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen për zhvillimin e dialogut social dhe forcimin e SBASHK-ut në të gjitha sferat.
Vlen të theksohet se edhe pjesëmarrësit e tjerë kanë marrur pjesë aktive në punimet e Konferencës dhe kanë bërë që ajo të përmbyll punimet me konkluzione të qarta që do ti shtohen planit të strategjisë së SBASHK-ut për vitet 2015-2019.konferenca5
Në mbyllje të kësaj Konference është arritur një marrëveshje që sindikatat pjesëmarrëse të shtojnë vizitat te njëra tjetra në mënyrë që të krijojnë një frymë të besimit e mirëkuptimit në mes të mësimdhënësve të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.
Projekti i KEC dhe SBASHK kështu po hyn në vitin e dytë dhe do të sjellë risi dhe arritje të reja.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook