Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një vizitë e veçantë e SBASHK-ut gjatë qëndrimit në Slloveni

A1Në ditën e katërt të vizitës me karakter pune në Slloveni, SBASHK-u ka vazhduar me realizimin e agjendës. Ata në orët e paradites janë gjendur në ambientet e Asociacionit "miqtë e të rinjve të Lubjanës". Aty janë pritur nga znj. Anita Ogulin, sekretare e përgjithshme dhe stafi tjetër i këtij Asociacion i. Ajo fillimisht ka shoqëruar mysafirët në ambientet e punës dhe në depon e mbledhjes së ndihmave për fëmijët dhe familjet e varfra për të shpjeguar pastaj historikun e aktiviteteve për 60 vjet me radhë. Zonja Anita është shprehur se ky Asociacion zhvillon shumë aktivitete të përkushtuara në afrimin e ndihmës për gjithë ata që kanë nevojë. " U ndihmojmë fëmijëve të varfër dhe angazhohemi që t'i mësojmë prindërit të jenë në nivel të detyrave prindërore", ka veçuar znj. Anita. Ajo pastaj ka shpalosur konkretisht angazhimet duke veçuar ndihmën materiale, mbështetjen në shkollim, këshillimet psikike dhe shumë sfera të tjera të përkrahjes për ata që i drejtohen këtij organizimi human. "Në cilin do vend që je, me atë çka ke, mund të arrish nëse do", ka përmendur moton e tyre znj. Anita.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut ka prezantuar përbërjen e delegacionit për të shprehur respektin e tyre për punën humane që bëjnë vullnetarët këtu në shërbim të atyre që më se shumti kanë nevojë për dorën e miqësisë dhe ndihmës. Jasharaj pastaj i ka dorëzuar një dhuratë modeste , por domethënëse znj. Anita. Janë shtruar edhe shumë pyetje nga mysafirët për angazhimet konkrete të këtij Asociacion dhe veprimtarët këtu kanë marrë përgjigje konkrete. Përshëndetja e stafit këtu me mysafirët është shoqëruar me një foto të përbashkët.sviz1
Edhe në pasditen e ditës së katërt të vizitës në Slloveni delegacioni i SBASHK-ut ka vazhduar me aktivitetet. Ata në ambientet e Sindikata ve të arsimit slloven ( SVIZ) kanë zhvilluar një bashkëbisedë tematike me profesorin e Universitetit të Lubjanës, dr. Miroslav Stanojeviq. Ky njohës i mirë i çështjeve të dialogut social ka bërë një prezantim të zhvillimeve në Slloveni në 20 viteve fundit duke treguar se edhe në këtë shtet të BE-së kishte momente të vështira të dialogut social dhe kur dialogu kishte ngecur kishin pasuar greva e protesta masive të gjithë sindikatave këtu. Ai pastaj në formë bashkëbisede ka dëgjuar mendimet e sindikalistëve nga Kosova dhe kanë dhënë përfundim të përbashkët se Sindikatat janë dhe mbeten mbrojtësit më të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe se uniteti i tyre premton arritje më të mëdha. Delegacioni i SBASHK-ut ka vërejtur dallimet, por edhe gjërat e përbashkëta mes sindikatave në Kosovë, Slloveni dhe në vendet e Evropës. Përfundim i përbashkët ishte se vizata të tilla duhet pasur edhe në të ardhmen dhe se duhet bartur përvojat sindikale , që janë shumë të duhura
edhe në këto kohë kur sfidat nuk mungojnë.sviz2sviz3A1

 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook