Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Delegacioni i SBASHK-ut në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni

Ambasada1Në përfundim të vizitës së punës delegacioni i SBASHK-ut , i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, janë gjetur në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni. Ata janë pritur nga zëvedës ambasadori Naser Idrizi, konzulli ynë Petrit Hajdari dhe nga këshilltarët e Ambasadorit Mirjeta Behluli e Gani Bulliqi. Përgjegjësit e Ambasadës kanë përshëndetur delegacionin dhe e kanë përgëzuar për prezantimin dinjitoz të sindikalizmit të Kosovës në takimet e shumta në Slloveni. Z. Idizi është shprehur se stafi i ambasadës po bën angazhime të vazhdueshme në shërbim të qytetarëve të Kosovës në Slloveni dhe se së shpejti do të fillohet edhe me procesin e lëshimit të dokumenteve të shtetit tonë për ta. "Jemi në shërbim të qytetarëve tonë këtu. Po ashtu po punojmë shumë edhe për të krijuar mundësi të reja të bashkëpunimit me Slloveninë në fushën ekonomike me shpresë që me ndihmën e tyre të depërtojmë më lehtë në tregun e BE-së. Jemi të angazhuar edhe në punën e arsimimit të brezit të ri nga Kosova këtu dhe për këtë po angazhohemi për mësimin plotësues. Po ashtu po angazhohemi për rregullimin e të drejtës për pensionet sllovene të qytetarëve tanë që me vite kanë punuar këtu", ka treguar z. Idrizi duke folur për aktivitetet e përditshme të Ambasadës në përmbushjen e misionit të saj.
Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj ka falënderuar stafin e Ambasadës duke u shprehur se vizita që ta i kanë bërë delegacionit, që ai kryeson, në ditën e parë të ardhjes në Slloveni i ka bërë ata të ndihen krenar para përfaqësuesve të Sindikatave sllovene dhe miqve të tjerë slloven që kishin dalë për t'u dëshiruar mirëseardhjen. Jasharaj ka informuar pastaj stafin e Ambasadës për aktivitetet që SBASHK-u po bën në Kosovë në shërbim të arsimit dhe për arritjet në këtë vizitë pune duke u takuar, jo vetëm me përfaqësues sindikalë të Sllovenisë, por edhe me zyrtarë të pushtetit qendror e lokal dhe të OJQ-ve.
Të dy palët janë pajtuar se duhet vazhduar me vizitat e ndërsjella dhe me bashkëpunimin me shtetin mik slloven, jo vetëm në sferën e sindikalizmit, por edhe në sfera të tjera.Ambasada2

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook