Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një seminar me rëndësi të veçantë

Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave në arsim
Me qëllim që të mos jetë vëzhgues pasiv i rrjedhave e veprimeve në emër të arsimit, po të bëhet akter i fuqishëm e domethënës në hartimin e politikave në arsim, është duke u mbajtur seminari i radhës në kuadër të Projektit të përbashkët mes KEC-it e SBASHK-ut e që mbështetet nga Këshilli i Evropës.
E veçanta e seminarit, që ka vazhduar këtë të shtunë dhe do të zgjas tri ditë, është se përfaqësues sindikalë dhe 4 drejtorë nga shkollat më të mëdha të komunave të Kosovës do të trajnohen për të analizuar politikat aktuale në arsim dhe për të qenë të gatshëm të ndërtojnë kapacitete për hartimin e politikave që janë në shërbim të arsimit, mësimdhënësve, nxënësve dhe ngritjes së cilësisë në arsim.
Në hapje të këtij seminari kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lavdëruar bashkëpunimin mes KEC-it dhe SBASHK-ut e po ashtu ka përgëzuar kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës për përzgjedhjen kaq të qëlluar të pjesëmarrësve. " Ky seminar do të jetë i suksesshëm sepse këtë e garanton përzgjedhja e qëlluar. Ju këtu jeni dëshmia më e mirë se SBASHK-u vazhdon ta shtrijë aktivitetin duke përfshirë në aktivitete anëtarë sindikalistë nga të gjitha komunat e Kosovës, por edhe drejtorë e pedagogë. Le të jetë detyrë jona këtu që në fund të seminarit ta kemi një dokument që do të ndihmojë në krijimin e politikave të favorshme arsimore për të punësuarit në këtë sferë kaq të rëndësishme", është shprehur kryetari i SBASHK-ut.nac1                            Trajnerët Alejtin Berisha dhe Burim Ejupi që në fillimet e seminarit kanë arritur të krijojnë një atmosferë korrekte e të relaksuar dhe prandaj i tërë aktiviteti është zhvilluar në formë të bashkëbisedës dhe përgjigjet e mendimet janë dhënë lirshëm, por shumë me korrektësi, nga pjesëmarrësit.


Pjesëmarrësit po gjejnë përgjigje në pyetje me rëndësi se çfarë janë politikat publike, cili është cikli i hartimit të tyre, si qëndron rajone me këtë çështje, cilat janë procedurat dhe proceset për hartimin e këtyre politike? .Janë këto vetëm disa nga pyetjet, por që më shumë janë edhe sfida e që u duhet gjetur përgjigja e zgjidhja nga pjesëmarrësit e këtij seminari. Pjesëmarrësit e këtij seminari kanë lavdëruar bashkëpunimin mes KEC-it dhe SBASHK-ut dhe po ashtu kanë fjalë të mira edhe për pronarin Beqir Novalliu dhe stafin e hotelit "Nacional" .

nac2

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook