Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Delegacioni i SBASHK-ut pritet edhe në Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë

Slovenia SBASHK3Në ditën e tretë të vizitës së punës në Slloveni delegacioni i SBASHK-ut , i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, janë gjetur në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë. Aty janë pritur nga zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie z. Grregor Mohorçiç- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, dhe z. Boshtjan Zgonc-Drejtor per arsimin e mesem profesional, të lartë dhe për të rritur.Në fillim të takimit kryetari Jasharaj ka shprehur falënderimet për përkrahjen e shtetit slloven dedikuar Kosovës dhe popullit shqiptar në kohët më të vështira. "Populli dhe institucionet e shtetit slloven ishin me Kosovën në ditët më të vështira. Ju po vazhdoni me përkrahjen edhe tani dhe për këtë u jemi mirënjohës. Slovenia SBASHK1Slovenia SBASHK3Një shembull i mirë i bashkëpunimit është edhe vazhdimësia e takimeve të punës dhe këmbimi i ideve dhe gatishmëria për bashkëpunim konkretet", është shprehur kryetari i SBASHK-ut për të falënderuar edhe një herë Sindikatën sllovene që ka ndihmuar në realizimin e kësaj vizite. Ai pastaj u ka dorëzuar dhurata modeste, por domethënëse këtyre dy zyrtarëve të lartë.
Në vazhdim të takimit z. Grregor Mohorçiç dhe z Boshtjan Zgonc janë shprehur të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën edhe përmes Sindikatave, por edhe përmes institucioneve shtetërore. Ata pas kësaj kanë prezantuar në mënyrë të detajizuar organizmin e sistemit arsimor të Sllovenisë, prezantim që ka zgjuar kërshërinë e delegacionit të SBASHK-ut. Ky delegacion në formë bashkëbisede ka bërë këmbimin e përvojave të të dy shteteve në arsim. Zyrtari i lartë i MASHT-it, z. Alush Istogu ka shtuar çështje nga arsimi dhe ka apeluar në Ministrinë e Arsimit që me angazhime konkrete ta përkrahin arsimin e Kosovës e veças Arsimin profesional.
Të dy palët janë pajtuar se takimet e tilla duhet vazhduar. Ministria sllovene e Arsimit ka deklaruar se Sindikatat kanë rol kyç në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të mësimdhënësve dhe se është korrekt negocimi që zhvillohet në Slloveni për çështje të arsimit mes institucioneve gjegjëse të pushtetit dhe Sindikatës.0


Slovenia SBASHK4

Po këtë ditë delegacioni i SBASHK-ut ka qenë mysafir në Qendren Shkollore të Lubjanës (Gjinmazi, shkolla e mesme teknike dhe profesionale ). Për rrjedhën e punës në këtë institucion të madh arsimor i ka njoftuar drejtoresha znj.Nives Poçkar duke bërë një prezantim të shkëlqyer për Arsimin në përgjithësi dhe për punën, angazhimet dhe sfidat në shkollën e saj. pas kësaj ajo me stafin tjetër kanë shoqëruar mysafirët në punëtoritë e shkollës, që ishin të pajisura me gjithë mjetet e nevojshme e me makineri bashkëkohore për punë praktike, por edhe për të marrë pjesë me punime e prodhime në tregun e gjerë. Ishte mendim i të dy palëve se ky institucion duhet të bashkëpunojë nga afër me shkollat simotra në Kosovë për të bartur përvojat e shumta, që janë fituar me vite dhe me punë të përkushtuar. Palët janë pajtuar se duhet shtuar angazhimet e shtetit për shkollat [profesionale ngase ato krijojnë kuadro për treguan aktual të punës dhe janë mundësi e mirë e luftimit të papunësisë.Slovenia SBASHK5

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook