Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

REAGIM PUBLIK I SBASHK-ut PËRMES MEDIEVE TË SHKRUARA E ELEKTRONIKE

Shkolla të mos jetë vend i shpërblimit a ndëshkimit për shkak të aderimit politik

07 Tetor 2014
Në SBASHK ka pasur shumë vizita të palëve dhe janë marrë edhe shumë telefonata nga persona që shprehin dyshime se kanë ngelur jashtë sistemit arsimor, në të cilin kanë qenë të angazhuar me vite, për arsye të aderimit të tyre politik.
SBASHK-u ka dëgjuar me vëmendje ankesat e tyre dhe uron që deklarimet e tilla të jenë produkt i ndonjë momenti emocional dhe se e vërteta qëndron ndryshe. Mirëpo ne angazhohemi për hulumtimin e secilit rast veç e veç në mënyrë që të arrijmë të e vërteta. SBASHK-u ka dyshime se në disa komuna edhe mund të kenë ndodhur raste të shpërblimit a ndëshkimit për arsye të aderimit politik të individëve. Kujtojmë DKA-të dhe përgjegjësit tjerë të pushtetit lokal nëpër Komunat e Kosovës se janë dhënë shumë deklarata nga vet ata se shkollat dhe arsimin në tërësi duhet mbrojtur nga ndikimet dhe veprimet politike, por emërimi i drejtorëve dhe zgjedhja e kuadrove arsimore nuk duket se në tërësi i ka shpëtuar kësaj. Kujtojmë po ashtu se edhe Komisioni Evropian më 3 mars 2010 ka ngritur një Strategji për ngritjen e cilësisë në arsim dhe për këtë ka obliguar të 400 Sindikatat e shteteve anëtare të EI-së (Edukimit Internacional), anëtare të cilit është edhe SBASHK-u. Është qëndrim yni se për cilësinë dhe ngritjen e saj në arsim janë DKA-të dhe MASHT-i që duhet të angazhohen në vazhdimësi, por me ndërhyrjen e politikës dhe me kthimin e shkollave e institucioneve tjera arsimore në vende për shpërblime e ndëshkime për shkak të aderimeve politike, nuk mund të shtohet cilësia, po në të kundërtën ajo sa vjen e bie.
SBASHK-u kërkon nga MASHT-i që të obligojë sektorin e Inspektimit dhe Inspektorët regjional të Arsimit që të vizitojnë DKA-të dhe të vënë në tavolinë dokumentacionin e personave të pranuar dhe të atyre që janë refuzuar në mënyrë që të vërtetohet me argumente nëse dyshimet e individëve se u është bërë e padrejtë për arsye të aderimit të tyre politik janë të sakta, apo janë vetëm deklarime të emocioneve të momentit.
SBASHK-u është i gatshëm të bëhet pjesë e ekipeve të Inspektorëve , në cilësinë e vëzhguesit, për të qenë pjesë e hulumtimit të së vërtetës. Nëse nuk veprohet nga institucionet SBASHK-u do të shkojë tutje dhe vetë do të merret konkretisht me secilin rast duke i publikuar një nga një.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook