Vlora Rexhepi Berisha - Asistente / PërkthyeseVlora Rexhepi Berisha u lind në Prishtinë, në vitin 1985. Në qershor të vitit 2018 përfundoi studimet master në Kolegjin “Universum” Prishtinë – Dega: Menaxhimi i Sektorit Publik. Në vitin 2019 është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas në SBAShK, me mandat 4 vjeçar. Nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka qenë përfaqësuese e SBAShK-ut në Komitetin e Përhershëm për Barazi në ETUCE (Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit). Në vitin 2014 është certifikuar në tri trajnime të organizuara nga KEC (Kosovo Education Center) dhe SBAShK: - Forcimi i Kapaciteteve për udhëheqjen efektive të Dialogut Social - Vlerësimi organizativ dhe zhvillimi i resurseve njerëzore - Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim: Bazat e udhëheqjes dhe qeverisjes / Ndryshimi i menaxhimit Vlora ka qenë e angazhuar në shumë projekte të menaxhuara nga SBAShK, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ-Kosovë, Edukimi Internacional, ECDL, ILO etj. Në Qershor të vitit 2006 u certifikua nga Ipko Institute me certifikatë mbi trajnimin “Zhvillimi i Projekteve”. Në maj të vitit 2005 u punësua në SBAShK, asistente / përkthyese, ku edhe është aktualisht. Nga viti 2002-2005 ka punuar në disa kompani të ndryshme, kryesisht punë adiministrative. Është e martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.
KlikoVlora Rexhepi Berisha - Asistente / Përkthyese