Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK i bashkohet dhembjes dhe lartëson kujtimin për rreshterin e vrarë në krye të detyrës

Prishtinë,24.09.2023

logoSBASHK aktivitetin e përbashkët sindikal me Qendrën Amerikane të Solidaritet e kanë nisur me plot dhembje dhe me një minutë heshtje i janë bashkuar dhembjes së familjes dhe policisë dhe kanë lartësuar kujtimin për rreshterin dëshmor të policisë, i cili ra në krye të detyrës me përballje me bandat kriminele, që prejardhjen e kanë nga Serbia, e cila po dëshmon se vazhdon të ushqej e mbaj në jetë ide të agresionit e vrasjeve përmes bandave të veta kriminale e vrastare.
Ngushllimeve të SBASHK-ut drejtuar familjes së rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, Sindikatës së Policisë dhe gjithë policëve të Kosovës i është bashkuar edhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit ,z. Steven McCloud.

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK vazhdojnë aktivitetet sindikale

Atmosferë uniteti e përkushtimi i veprimtarëve sindikal në Mitrovicë

Prishtine, 23.09.2023

381479393 351323027328730 4928143043780783311 nPas përfundimit me sukses të punëtorisë me temat kyçe për rëndësinë e organizimit sindikal dhe arsyet pse duhet të jemi anëtarë në SBASHK në Prishtinë me veprimtarë nga kryeqyteti dhe Podujeva, Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi e Lipjani, Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK-u kanë vazhduar këtë aktivitet të veçantë me veprimtarët sindikalë nga Mitrovica,Vushtrria, Skenderaj, Zveçani e Leposaviqi.Në hapje të këtij akriviteti sindikal në Mitrovicë drejtori rajonal i Qendrës Amerikane rë Solidaritetit, Steven McCloud ka treguar për aktivitetet mbështetëse të kësaj Qendre kudo në botë, pra edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoinë e Veriut e në shtete tjera të Ballkanit. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet e përkushtimin në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se edhe ky aktivitet është vazhdimësi e bashkëpunimit, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që të forcojmë edhe më shumë zërin sindikal.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti duke falënderuar në emër të tyre drejtorin rajonal të Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Steven McCloud dhe zyrtaret Bruna e Kejsi për gjithë angazhimet në shërbim rë forcimit të sindikatave të arsimit dhe në forcimin e bashkëpunimit me sindikatat simotra në Ballkan dhe me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës, sindikatë kjo që ishte dhe mbetet mike dhe përkrahëse e madhe e SBASHK-ut.383117799 676362554436809 1012182383344922187 n
Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK -ut Vjollca Shala ka bërë një prezantim përmbajtjesor lidhur me strukturën dhe programet e sindikatës sonë, ndërsa përfaqësuesja e Qendrës Amerikane e Solidaritetit, Bruna Hylviu ka prezentuar çështje të ndërlidhura me aktivitetet, arritjet, por edhe sfidat e kohës. Ajo i ka dhënë theks të veçantë unitetit dhe faktit se individi nuk është sindikata, po të gjithë anëtarët e saj dhe se sa më unik që janë ata, aq më i fuqishëm është zëri i tyre.
Pas këtyre prezentimeve është zhvilluar një bashkëbisedë e pjesëmarrësve me znj. Vjollca e Bruna.
Në vazhdim të këtij aktiviteti koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri ka udhëhequr punën në grupe lidhur me strategjitë që duhet vënë në veprim për rekrutimin e anëtarëve të rinj.
Ky aktivitet do të vazhdojë të dielën me prezantime të tjera që ndërlidhën me temat kyçe për rëndësinë e organizimit dhe forcimit të zërit sindikal.

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në një aktivitet të veçantë sindikal

Vazhdon forcimi i zërit sindikal
Prishtinë,22.09.2023

20230922 141818 LargeQendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë vazhdon bashkëpunimin e frytshëm me SBASHK -un me qëllim të forcimit të zërit sindikal dhe përgatitjes së sindikatës sonë për përballje të suksesshme me sfidat e shumta të kohës ashtu siç kishte bërë edhe në të kaluarën nëpër vite e dekada.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK po organizojnë punëtori tematike me temat kyçe për rëndësinë e organizimit sindikal dhe për rëndësinë pse duhet të jetë një punëtor arsimor anëtar i SBASHK-ut.
Punëtoria e parë ka filluar të premten e 22 shtatorit me veprimtarë sindikalë nga Universiteti i Prishtinës, veprimtarë nga Prishtina, Lipjani, Podujeva e Fushë Kosova e komuna tjera për të vazhduar të shtunën e të dielen me veprimtarë edhe nga Mitrovica, Skenderaj e Vushtrria. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në komunat e Prizrenit ,Ferizajt, Pejës,Gjakovës,Gjilanit dhe gjithë komunat tjera të Kosovës.
Në hapje të këtij aktiviteti drejtori rajonal i Qendrës Amerikane të Solidaritetit Steven McCloud ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet duke u shprehur se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me bashkëpunimin dhe aktivitetet e përbashkëta sindikale për ta forcuar edhe më shumë sindikalizmin dhe sindikatën .
Kryeyari i SBASHK -ut Rrahman Jasharaj ka falenderuar z. Steven dhe zyrtaret Bruna dhe Kejsi.Jasharaj ka thënë se ky aktivitet do të përgatis kuadro sindikale që do të jenë zë i fuqishëm i SBASHK-ut duke mbrojtur të vërtetën e duke hedhur poshtë e me argumente ndonjë dezinformatë të qëllimshme të kujdo qoftë.20230922 141836 Large
Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka treguar për strukturën dje programin e SBASHK-ut dhe për rëndësinë për të qenë anëtar i sindikatës, kurse përfaqësuesja e Qendrës Amerikane e Solidaritetit ,Bruna Hylviu ka prezantuar përvojat sindikale në shumë vende dhe për disa nga angazhimet konkrete që duhet të bëjnë sindikatat në shërbim të anëtarësisë e duke forcuar kështu zërin sindikal .
Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe puna në grupe e udhëhequr nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri me temën për strategjitë për rekrutimin e anëtarëve të rinj.
Me tema e aktivitete të rëndësishme do të vazhdohet edhe në paraditën e së shtunës për të vazhduar ky aktivitet në pasditën e të shtunës dhe të dielën në Mitrovicë.20230922 150237 Large

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Gjakovës

Takime të ndara me kryetarin Ardian Gjini dhe me veprimtarët sindikalë

Prishtinë, 21.09.2023
381023068 1344321559821553 7677666509867977618 nDuke vazhduar agjendën e vizitave nëpër komunat e Kosovës kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar komunën e Gjakovës. Ata fillimisht janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Zenun Nimani dhe nënkryetaren Mirdita Ademaj. Ata pastaj janë takuar me kryetarin komunës Ardian Gjini dhe drejtoreshën e arsimit Eranda Kumnova Baçi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar kryetarin Gjini për takimin dhe për bashkëpunimin duke i shprehur respekt meritor edhe për qëndrimin korrekt ndaj angazhimeve dhe veprimeve sindikale. Kryetari i Gjakovës ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut duke veçuar se institucionet vazhdimisht duhet të kenë komunikim dhe dialog të sinqertë me sindikatat në përpjekje për të gjetur zgjedhje të pranueshme për të gjitha kërkesat legjitime. Kryetari Gjini dhe drejtoresha Kumnova Baçi kanë lavdëruar angazhimet e kryetarit Nimani dhe të kryesisë duke u shprehur të gatshëm për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe të zgjedhjes së kërkesave të anëtarësisë brenda mundësive.379430844 694103242164451 7191166412442564360 n
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut në ambientet e hotelit "Pashtriku" janë takuar me kryetaret e kryetarët e shoqatave sindikale të institucioneve arsimore të kësaj komune.
Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Zenun Nimani ka përshëndetur të pranishmit duke falënderuar përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut për vizitën dhe pjesëmarrjen. Ai pastaj ka shpalosur disa nga aktivitetet sindikale që janë zhvilluar në këtë komunë. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për angazhimet dhe për unitetin e treguar në të gjitha situatat që janë shoqëruar edhe me shumë sfida, që janë tejkaluar suksesshëm falë përkushtimit, unitetit dhe besimit të ndërsjellë. Në pjesën e dytë të këtij takimi është zhvilluar bashkëbisedë e hapur dhe pyetjeve të pjesëmarrësve u janë përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtari ligjor Blendor Shatri.
Pjesëmarrësit kanë shprehur respekt meritor për angazhimet e kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror duke u shprehur të sigurt se ky angazhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me moton Bashkë e në SBASHK.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Vitisë

Respekt meritor për SBASHK-un dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë,13.09.2023
377149862 253806457630875 5742442613684662250 nDuke realizuar agjendën e vizitave nëpër komunat e Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin Ymer Ymeri, kanë vizituar komunën e Vitisë.
Ata fillimisht janë takuar me kryetarin e Kuvendit të sindikatës të arsimit parauniversitar në këtë komunë Kemjal Bislimi dhe nënkryetaren Makfirete Zuka për të shkuar bashkërisht në takim me kryetarin e komunës Sokol Haliti dhe drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti.
Kryetari Haliti ka shprehur respekt meritor për angazhimet maksimale të SBAShk-ut nëpër vite për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarëisë. Ai ka lavdëruar bashkëpunimin korrekt me kryetarin Bislimi dhe përfaqësues tjerë të sindikatës sonë në këtë komunë.
Kryetari Haliti ka informuar mysafirët për angazhimet e shumta që ai dhe institucionet komunale në Viti kanë bërë për përmireësimin e kushteve të punës në shumë nga institucionet arsimore në Viti, duke përmendur shembuj konkret të invensitmeve të bëra nga komuna.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falenderuar kryetarin Haliti për angazhimet e tij dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e korrekt me sindikatën duke e përgëzuar edhe për gjithë ato investime të bëra për institucionet arsimore. Poashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur të bindur se ky bashkëpunim dhe dialogu i frytshëm social mes të dy palëve do të vazhdoj edhe në të ardhmën në shërbim të arsimit dhe të përsonelit arsimor në Viti.
Drejtoresha e arsimit Arta Ajeti në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut ka treguar për shumë aktivitete të përbashkëta dhe ka falënderuar SBASHK-un për numrin e madh të trajnimeve me punëtorët arsimor, trajnime këto që kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë në arsim.377116020 686531536310669 3326346572927837161 n
Pas këtij takimi domëthënes përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me kryetarët e shoqatave sindikale në ambientet e shkollës profesionale "Jonuz Zejnullahu".
Në hapje të këtij takimi të punës, kryetari i kuvendit sindikal për arsimin parauniversitar të Vitisë Kemajl Bislimi ka falënderuar përfaqesuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe ka treguar për bashkëbisedën e zhvilluar me kryetarin e komunës z.Haliti. Ai pastaj ka kujtuar disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale në këtë komunë.
Kryetari Jasharaj duke përshëndetur pjesëmarrësit është shprehur i nderuar me takimin e zhvilluar me kryetarin z.Haliti dhe drejtoreshën znj.Ajeti për cka u jemi mirënjohës për zhvillim të suksesshëm të dialogut social në nivel lokal përkundër ngecjes së dialogut social në nivel qendror. Po ashtu kryetari Jasharaj është shprehur i nderuar edhe me takimin me koleget e kolegët sindikalistë nga shkollat e Vitisë. Ai ka apeluar te ta që ta përcjellin mesazhin te anëtarësia që të vazhdohet me unitet dhe që në situatën e rënduar që krijoi vendimi i MASHTI-t për tekstet shkollore të kenë qasje shumë pozitive ndaj nxënësve të cilët pa fajin e tyre ende vijnë në shkollë pa tekste shkollore.
Në këte kuvend pune kryetarja e shkollës fillore "Halil Alidema" në Pozhoran e ka ngritur shqetësimin e arsyeshëm për ambiente shumë të kufizuara pune e mësimi ngase ish ndërtesa e kësaj shkolle e dëmtuar rëndë nga tërmeti ka vite që nuk është ndërtuar dhe se fajtor për këtë është niveli qëndror. Nxënësit e kësaj shkolle mësimet i zhvillojnë në ambientet e gjimnazit "Kongresi i Manastirit" dhe të dy këto institucione bashkë punojnë në katër ndërrime dhe si pasojë e kësaj është se orët e mësimit të pasditës janë vetëm 25 minuta, por edhe përkundër kësaj, sic tha kryetarja e kësaj shkolle mësimi po duhet të zhvillohet deri në orët e mbrëmjes, gjegjësit deri në orën 20.
377145754 6916098751786802 1092575659470364024 nSBASHK-u apelon te MASHTI dhe insitucionet tjera qendrore që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që filloristët e shkollës "Halil Alidema" në Pozhoran sa më shpejt ta kenë shkollën e tyre për të zhvilluar procesin mësimor ashtu sic duhet, aq më shumë kur objekti shkollor kishte nisur të ndërtohet tani e katër vite më parë, por ka mbetur i pa përfunduar.
Në pjesën e dytë të këtij takimi të punës, nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin me situatën aktuale dhe me aktivitetet që SBASHK-u do të zhvilloj në të ardhmen duke realizuar në përpikëri kërkesat e anëtarësisë.

Olive Medical Group dhe SBASHK vazhdojnë bashkëpunimin

Zbritje prej 20% të shërbimeve për anëtarët e SBASHK dhe familjarët e ngushtë të tyre

Prishtinë,12.09.2023
373267410 320026460689054 2942108109156823987 nInstitucioni i njohur shëndetësor " Olive MEDICAL Group" SH.P.K. duke shprehur respekt për punëtorët e arsimit dhe ndaj SBASHK-ut si zë i tyre, ka shprehur vullnetin që të vazhdohet bashkëpunimi duke nënshkruar Memorandum mirëkuptimi. Përfaqësuesja e këtij institucioni shëndetësor ka vizituar selinë e SBASHK-ut dhe fillimisht i ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollor e pastaj ka shprehur respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi në të kaluarën ka qenë në nivel të lartë dhe ka lavdëruar anëtarët e SBASHK-ut për sjelljet me dinjitet sa herë kanë qenë në këtë institucion shëndetësor për të marrë shërbime.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë falënderuar këtë institucion shëndetësor për bashkëpunimin dhe respektin e treguar ndaj anëtarësisë së SBASHK-ut dhe për vullnetin që bashkëpunimi të vazhdojë.
Në Memorandumin e bashkëpunimit saktësohet se ky institucion shëndetësor ofron zbritje prej 20% për të gjitha shërbimet shëndetësore për anëtarët e SBASHK-ut dhe pjesëtarët e familjes së ngushtë të tyre.
Ky institucion shëndtësor, përveç në Prishtinë, është i pranishëm edhe në Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Suharekë dhe ky Memorandum mirëkuptimi vlen edhe për Olive Medical Group në këto komuna.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën

Takim me kryetarin Hamza dhe me veprimtarët sindikalë në këtë komunë

Prishtinë,08.09.2023
hhhhKryetari i SBASHK-ut bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë filluar realizimin e agjendës së vizitave në komunat e Kosovës. Ata të enjten e 7 shtatorit kanë vizituar Mitrovicën dhe të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Isa Ismajli kanë vizituar Kuvendin Komunal dhe janë takuar me kryetarin Bedri Hamza. Duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve kryetari Hamza ka shprehur respekt për gjithë përkushtimin dhe angazhimet e SBASHK në shërbim të arsimit dhe realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë. Ai ka vlerësuar edhe bashkëpunimin korrekt me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Isa Ismajli dhe me veprimtarët tjerë sindikalë në përpjekjet e përbashkëta për rrugëtimin e mbarë të arsimit në këtë komunë. Kryetari Hamza është shprehur se në angazhimet e tij vend meritor ka arsimi dhe pastaj ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për gjithë angazhimet e investimet e bëra me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira pune në institucionet arsimore të Mitrovicës. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe janë ndalur edhe te problemi i krijuar me tekstet shkollore si pasojë e një vendimi të gabuar të MASHTI-t duke vlerësuar se kjo ka bërë që fillimi i këtij viti shkollor të nis me vështirësi të theksuara për shkak të vështirësive që prindërit kanë që të furnizojnë fëmijët e tyre me tekste shkollore dhe nga fakti tjetër se tekstet shkollore për klasat 6-9 të përdorura vitin e kaluar shkollor janë të dëmtuara, por edhe vërehet një mungesë e theksuar e tyre. Të dy palët janë shprehur se do të vazhdojnë me bashkëpunimin dhe do ta pasurojnë dialogun për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të arsimit në këtë komunë.

 


Takim me kryetarët e shoqatave sindikale


373483310 682718300577514 2848487686283994387 nPas takimit me kryetarin Hamza përfaqësuesit e SBASHK-ut janë gjendur në ambientet e shkollës "Asdreni". Atyre u ka dëshiruar mirëseardhje drejtoresha e këtij institucioni të respektuar arsimor, Melihate Meha. Pas kësaj ka nisur takimi që u zhvillua në formë të bashkëbisedës për gjendjen aktuale në arsim dhe për angazhimet sindikale dhe detyrat konkrete për të ardhmen. Në fillim të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Isa Ismajli ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për pjesëmarrje në këtë takim dhe ka shpalosur disa nga aktivitetet sindikale në këtë komunë duke u ndalur edhe të sfidat, nga të cilat ka veçuar pengesat që hasen nga një numër i të punësuarve për regjistrim në e-Kosova. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit dhe pastaj ka treguar për disa nga aktivitetet e SBASHK-ut duke u ndalur edhe të problemi i krijuar nga vendimi i MASHTI-t për tekstet shkollore. Jasharaj ka lutur pjesëmarrësit që të përcjellin te punëtorët arsimor në Mitrovicë apelin që mos të bëhet as edhe një lloj presioni ndaj nxënësve që ende nuk janë pajisur me tekste shkollore, ngase nuk është faji i tyre. Në situatën e krijuar punëtorët arsimor nuk e kanë të lehtë, por mësimdhënësit janë dëshmuar gjithmonë se dinë të përballen me sfidat dhe t'i tejkalojnë ato suksesshëm.373474359 860846178991400 6151572442154102158 n
Në pjesën e dytë të këtij takimi koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtari ligjor Blendor Shatri u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
Në fund të këtij takimi drejtoresha e shkollës "Asdreni" Melihate Meha i ka dorëzuar SBASHK-ut një dhuratë me motive nga lashtësia e qytetit të Mitrovicës në shenjë të respektit për angazhimet dhe përkushtimin gjatë gjithë këtyre viteve.

Aktivitete në SBASHK në ditën e parë të vitit të ri shkollor

Urime të pëcjella me shqetësime të arsyeshme

Prishtinë, 01.09.2023

Për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor në selinë e SBASHK-ut ka qëndruar kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli, i cili ka shprehur përgëzimet për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhetë anëtarësisë. Ai ka uruar SBASHK-un për fillimin e këtij viti shkollor. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar z.Hykollin për sfidat me të cilat punëtorët arsimor po përballën që në fillim të këtij viti shkollor.
371481468 322909480296844 2139274245895148804 nNë ditën e parë të vitit të ri shkollor SBASHK-un e kanë vizituar edhe udhëheqësit e Sindikatës së Re të KEK-ut Nexhat Llumnica e Selatin Sadiku, të cilët kanë përcjell urimin e gjithë anëtarësisë për fillimin e këtij viti shkollor duke përgëzuar stafin qendror dhe gjithë anëtarësinë e SBASHK-ut për unitetin dhe përkushtimin në misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave.
Në ditën e parë të këtij viti shkollor koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka vizituar Prizrenin dhe fillimisht është takuar me kryetarin e nivelit komunal sindikal për këtë komunë Reshit Kushaj e pastaj janë gjendur në ambientet e shkollës "Mustafa Bakia" dhe në bashkëbisedë me drejtoreshën e këtij institucioni arsimor Behare Kryeziu janë informuar për përgatitjet e bëra për një vit sa më të mbarë shkollor.371847100 329821669386867 5525308049686783657 n

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri nga bashkëbiseda me mësimdhënës ka parë se shqetësim i përbashkët i mësimdhënësve shqiptarë, por edhe kolegëve nga komuniteti boshnjak dhe turk është çështja e teksteve shkollore, problem ky i krijuar pa nevojë nga MASHTI dhe zonja Nagavci.

SBASHK-Punëtorë të arsimit dhe ju nxënës urime viti i ri shkollor

Prishtinë, 31.08.2023

logoTë nderuar anëtarë të SBASHK-ut duke ju uruar juve dhe gjithë nxënësve për vitin e ri shkollor ju falënderoj që kësaj radhe nuk kishit kërkesa për veprime sindikale dhe kjo na jepte shpresë se ky vit shkollor do të ketë fillim dhe rrjedhë të mbarë, por MASHTI u kujdes që kjo të mos ndodh duke sjell vendim të gabuar për tekstet shkollore, vendim ky që ka krijuar shqetësime e stres të punëtorët arsimorë në mësimin shqip, por dhe te kolegët tanë në mësimin në gjuhën boshnjake e turke.
Të nderuarit mësimdhënëses të Kosovës ju keni qenë të përkushtuar në misionin e shenjtë të edukimit e arsimit të brezave nëpër vite e dekada dhe keni kaluar me sukses pengesat që na krijuan të tjerët. Ju lus që të angazhoheni maksimalisht e të kontribuoni aq sa mundeni që pajisja me tekste shkollore të bëhet në mënyrën më të mirë të mundur e sidomos për nxënësit që vijnë nga familje me gjendje më të rënduar ekonomike.
Anëtare e anëtarë të SBASHK-ut Ministrja Nagavci, në vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson Jasharaj. Ajo, si duket, ka besuar se do të jep rezultate plani i saj dhe i ministrit Murati se duke krijuar pengesa, që nuk ndodhin në as një vend demokratik të botës, punëtorët e arsimit nuk do të regjistrohen si sindikalistë në e-Kosova dhe kështu do të shuhet SBASHK-u. Por, Nagavcit nuk ia paskan treguar lajmin se SBASHK-u nuk u shua, por vazhdon rrugëtimin me unitet të plotë e me shumë angazhime në shërbim të arsimit dhe do ta ngrit zërin në emër të anëtarësisë. Pra, Jasharaj përfaqëson mijëra e mijëra anëtare e anëtarë të SBASHK-ut që nga çerdhet e deri në universitete. Zonja Nagavci me tendencën për të krijuar përçarje deklarohet se ky vendimi i ri për tekstet shkollore qenka edhe në shërbim të mësimdhënësve. Ajo, mbase ka menduar se kështu i kursen nga lodhja e ndarjes se teksteve shkollore për nxënësit e tyre, por ata nuk e duan këtë kujdes sepse me kënaqësi e të lumtur e kanë kryer këtë veprim duke i parë të gëzuar nxënësit për tekstet e reja shkollore. Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash pse punëtorët e arsimit kishin qëndruar arsyeshëm në grevë. Dhe kur u bënte presion edhe me inspektorë që të mbajnë mësim për të kompensuar orët e humbura në grevë. Ministre mos u mundoni kot se sindikatën tonë u munduat ta shuani, por SBASHK ishte dhe mbetet sindikatë e punëtorëve të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe do të vazhdojë të jetë zë i tyre sepse ata janë bashkë e në SBASHK.

Dy aktivitete të veçanta në SBASHK pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor

Vizita e Haradinajt dhe takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve

Prishtinë, 29.08.2023
370801796 841344240935423 2386580166416692140 nKryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj bashkë me shefin e grupit Parlamentar të këtij subjekti politik Besnik Tahiri dhe eksperti i ekonomisë Haki Shatri kanë vizituar selinë e SBASHK-ut për të bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala e me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri lidhur me sfidat dhe gjendjen aktuale në arsim duke u fokusuar te problemi i krijuar nga MASHTI për tekstet shkollore.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar z. Haradinajn për vizitën duke u shprehur se punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta i janë mirënjohës për gjithë angazhimet kur Haradinaj ishte Kryeministër lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta. Jasharaj bashkë me nënkryetaren Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm kanë shpalosur vlerësimet që janë bërë në takimin në SBASHK nga kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve lidhur me veprimin e gabuar të MASHTI-t për tekstet shkollore, veprim ky që ka krijuar stres e shqetësime te prindërit, por edhe të punëtorët arsimor, të cilët kanë frikë se fillimi i vitit shkollor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë sepse mund të shkojnë shumë ditë derisa nxënësit të pajisen me tekste shkollore. Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj është shprehur se qëllimi i kësaj vizite është që ta uroj anëtarësinë e SBASHK-ut për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të dëgjojë nga afër për shqetësimet që përfaqësuesit e të punësuarve në arsim kanë ngritur lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor e veçmas për problemin e krijuar pa arsye nga MASHTI për tekstet shkollore. Jasharaj ka lutur deputetët Haradinaj e Tahiri që bashkë me deputetet tjerë të opozitës, por edhe me ata të subjektit politik që ka shumicën në parlament, që të vazhdojnë angazhimet me qëllim që vlera e koeficientit të ngritet sepse vlera e tanishme prej 105 euro nuk ka realizuar pritjet dhe se edhe në sektorin e arsimit, por edhe në polici e sektorë të tjerë, të punësuarit janë të zhgënjyer me atë që u ka sjellë Ligji i pagave.370834314 851391969848921 562495907494958837 n
Kryetari dhe deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj pas këtij takimi u janë drejtuar medieve me vlerësimin e këtij takimi dhe u janë përgjigjur edhe shumë pyetjeve të gazetarëve.

 

 

 

 

Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve


Në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve është mbajtur takimi i rregullt i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve. Në këtë takim tema kyçe të bashkëbisedës ishin përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, mungesa e dialogut social MASHTI- SBASHK me fajin e Ministrisë dhe diskutim për organizimin e takimeve me veprimtarët sindikalë e me anëtarësinë në të shtatë qendrat e Kosovës.
1Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur: "Të nderuara kolege, të nderuar kolegë, anëtarë të kryesisë dhe stafit ju përshëndes. Të nderuara medie, si gjithmonë, edhe sot, shpreh respekt të lartë e meritor në emër të SBASHK-ut për punën tuaj dhe korrektësinë në informim të opinionit për angazhimet e SBASHK -ut në shërbim të arsimit dhe anëtarësisë. Të nderuar pjesëmarrës të këtij takimi, ndjehemi të lumtur që ky vit shkollor po fillon pa greva e veprime sindikale dhe kjo duhej ta gëzonte edhe Qeverinë, e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t'i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për t'u heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHTI është dashur t'i bënte. Ky vit shkollor do të fillojë i përcjellë me vështirësi, të cilat i krijoi MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore. Përgëzojmë DKA-të dhe institucionet komunale në përgjithësi për angazhimin dhe për përgatitjet e bëra me kohë në bazë të mundësive lidhur me vitin e ri shkollor, ka deklaruar Jasharaj për të shtuar se MASHTI në vend që të jetë shembull i angazhimit për trajnimin dhe ngritjen e vazhdueshme profesionale, pengon sepse që në prill Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve kishte vendosur të publikohet thirrja për aplikim për trajnime të reja dhe pas propozimit të SBASHK kishte vendosur që organizatat që janë duke mbajtur trajnime të vazhdojnë derisa nuk do të bëheshin aplikimet dhe përzgjedhja e radhës për trajnime, por ministrja Nagavci dhe kabineti i saj e hodhën poshtë këtë vendim duke penguar kështu edhe këtë aktivitet tepër më rëndësi.
Këto probleme po ndodhin me fajin e MASHTI-t që i ik takimeve e bashkëbisedave me ne dhe me palët tjera, që janë të ndërlidhura me arsimin dhe sjell vendime të njëanshme e pa konsultime, që do duhej bërë. Në pjesën e parë të takimit duke shprehur shqetësimin e arsyeshëm për vendimin e gabuar të MASHTI-it lidhur me tekstet shkollore dhe konkretisht edhe për vendimin që të bëhet aplikim në eKosova me qëllim që të bëhet rimbursim mjetesh në llogari të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për klasat 1-5, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e ka vlerësuar me të drejtë e duke afruar argumente këtë proces të komplikuar dhe vështirë të realizueshëm e duke e argumentuar me problemet e lëshimet në këtë platformë lidhur me vendimin skandaloz të ministrit Murati që anëtarësia sindikale të regjistrohet në eKosova.2
Pas kësaj shumë nga kryetarët duke u kyçur në bashkëbisedë kanë raportuar për situatën aktuale dhe përgatitjet e bëra në komunat e tyre për vitin e ri shkollor. Ata kanë theksuar se institucionet komunale dhe organet udhëheqëse e bashkë me punëtorët arsimor kanë bërë përgatitje me kohë, brenda mundësive, për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, por shqetësime të mëdha e kritika të shumta janë ngritur ndaj vendimit të paqëlluar të ministres Nagavci lidhur me tekstet shkollore. Në kuadër të këtij takimi nënkryetarja Vjollca Shala ka zhvilluar bashkëbisedë me pjesëmarrësit për organizimin e takimeve me veprimtarët sindikalë e me anëtarësinë në pesë qendra të Kosovës, aktivitet ky që do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë. Pas diskutimeve u mor vendimi që ky aktivitet të zhvillohet në të shtatë qendrat e mëdha, porse në to do të marrin pjesë përfaqësues sindikal nga të gjitha komunat e Kosovës për të realizuar kështu 7 tryeza tematike me veprimtarë sindikalë. Mediet i kanë dhënë rëndësi të madhe dhe hapësirë meritore këtij takimi në SBASHK.

U përmbyll me sukses Kongresi virtual i EI-së

Prishtinë, 13.07.2023

360154617 293118333244712 1429148990973192434 nNë ditën e tretë dhe të fundit, delegatët u angazhuan me entuziazëm për të vazhduar angazhimin e tyre me fushatën e EI-së "Bëhu Publik! Financo Arsimi", e cila u bën thirrje qeverive të investojnë më shumë në arsimin publik dhe mësuesit, faktor ky i vetëm dhe më i rëndësishëm në arritjen e arsimit cilësor.
Sekretari i Përgjithshëm i Edukimit Internacional, z.Eduards pas pëmbledhjes së diskutimeve të ditës paraprake dhe duke përmendur edhe njëherë se ky program dhe buxhet njëvjeçar do të lejojë që EI të funksionojë siç duhet dhe të udhëheq aktivitete të shumta derisa Kongresi Botëror i EI-së të mblidhet përsëri në korrik të vitit 2024.Të gjithë delegatët në mënyrë unanime e votuan buxhetin njëvjeçar.lead
Pikë e rendit të ditës ishte edhe prezantimi i tekstit të thjeshtuar të Kushtetutës dhe akteve nënligjore nga kryetari i këtij Komisioni. Pas disa debateve nga delegatët e Kongresit edhe kjo pikë e rendit të ditës kaloi me votim unanim.
Ndër tjerash z.Eduards shtoi se është i bindur se "një sistem i fortë arsimor publik nuk është i pashmangshëm. Duhet të luftohet dhe të mbrohet. Tani në vitin tonë të 30-të, së bashku, kemi ndërtuar dijen, reputacionin, fuqinë dhe aleancat në nivelin më të lartë për të qenë një forcë jo vetëm për arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, por edhe për vetë demokracinë. Falë jush, ne vazhdojmë ta bëjmë të ndihet ndikimi ynë dhe udhëheqja jonë më e fortë."
Kryetarja e EI-së, znj.Susan Hopgood, në fjalën e saj përmbyllëse falënderoi delegatët për pjesëmarrjen e tyre, për durimin dhe kontributin, për kohën dhe vëmendjen e tyre gjatë këtyre tre ditëve të Kongresit: "Prania juaj në internet është një deklaratë e përhershme" shtoi ndër tjerash znj.Hopgood.
Ajo përfundoi: "Ju keni përfaqësuar shumë mirë 32 milionë edukatorët në 381 sindikata në 178 vende në këtë Kongres Botëror dhe mezi pres t'ju shoh personalisht vitin e ardhshëm në Kongresin e 10-të Botëror në Buenos Aires, Argjentinë".

Ma artikuj...

  1. Dita e dytë e Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional
  2. SBASHK-u pjesëmarrëse në Kongresin e 9-të virtual botëror të Edukimit Internacional (EI)
  3. Grupi i tretë i pushuesve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  4. SBASHK me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  5. Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut
  6. SBASHK dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar
  7. Konferencë në Tiranë "Sindikatat dhe puna e fëmijëve"
  8. Sindikalistët nga Amerika në Prizrenin e historisë
  9. Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë
  10. Në Tiranë u mbajt Konferencë rajonale e sindikatave të arsimit
  11. Edhe një angazhim i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  12. Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  13. Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut
  14. Përvojat e grevave në SHBA barten te SBASHK-u
  15. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit
  16. SBASHK organizon aktivitete edhe në fundjavën e 11 e 12 marsit
  17. Aktivitete festive të SBASHK-ut për ditën e madhe të mësuesit
  18. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 4 e 5 marsit
  19. Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  20. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me “Pinea Medical Center”
  21. Aktivitete të SBASHK-ut në shumë komuna të Kosovës
  22. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut edhe gjatë vikendit të 11 e 12 shkurtit
  23. SBASHK-u vazhdon ta realizojë agjendën e takimeve nëpër komuna
  24. Aktivitete të SBASHK-ut në tri komuna
  25. Informatë
  26. Kuvend pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  27. Aktivitet i SBASHK-ut në Drenas
  28. U mbajt kuvend pune i sindikatës së arsimit parauniversitar së Ferizajt
  29. Vazhdon agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  30. Një angazhim domethënës për anëtarësinë e SBASHK-ut në Kamenicë
  31. U mbajt Kuvend pune në Viti
  32. Kuvend i suksesshëm pune në Kamenicë
  33. SBASHK filloi realizimin e agjendës për takime nëpër komuna
  34. Takimi përmbyllës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  35. Aktivitete të SBASHK-ut në Skenderaj e Suharekë
  36. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga mësuesit e Amerikës
  37. Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti
  38. Komunikatë
  39. Reagim nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut
  40. Konferencë speciale e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  41. Grupi i dytë i pushuesve në bregdetin shqiptar
  42. Në shoqëri me këngën, humorin dhe valët e detit shqiptar
  43. SBASHK dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
  44. SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve për anëtarësinë
  45. I tërë sistemi arsimor në grevën paralajmëruese njëorëshe
  46. Takimi i parë i Këshillit të ri Drejtues të SBASHK-ut
  47. NJOFTIM / Protestë
  48. U mbajt Kongresi i 8-të i SBASHK-ut
  49. SBASHK- Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe
  50. SBASHK vlerëson lart aktivitetin e djeshëm të shkollave të Kosovës

Butoni posht