Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Sindikata e Universitetit dhe Shkencës e RKS(SUSHK)

S  T  A  T  U  T  I  

I SINDIKATËS SË UNIVERSITETIT

DHE TË SHKENCËS SË KOSOVËS

(SUSHK)

 

Neni 1.

   Emërtimi i Sindikatës është: “Sindikata e Universitetit dhe e Shkencës së Kosovës”, në tekstin e mëtejmë: “SUSHK”.

   Sindikata është organizatë e pavarur dhe autonome në raport me shtetin, punëdhënësit, partitë politike dhe organizatat tjera të pavarura sindikale. SUSHK-u është pjesë e SBASHK-ut.

Neni 2.

   Në jetësimin e qëllimeve dhe detyrave, SUSHK vepron në pajtim me kushtetutën në fuqi, dispozitat pozitive ligjore, Konventën ndërkombëtare nr.87 për liritë e organizimit sindikal si dhe të gjitha konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Neni 3.

   Selia e SUSHK-ut është në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik p.n. (Zyra Nr.11).

Neni 4.

   SUSHK-u ka xhirollogarinë e vet.

   Mënyra e përcaktimit dhe e realizimit të xhirollogarisë rregullohet me akte të veçanta.

 

   VULA DHE EMBLEMA

Neni 5.

   SUSHK-u ka vulat dhe emblemën.

   Vula ka formën e rrumbullakët me emërtimin dhe selinë e Sindikatës. Teksti i vulës është i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze: “SUSHK”-Sindikata e Universitetit dhe e Shkencës së Kosovës” si dhe “UUSK”-The Union of University and Science of  Kosovo”.

   Vula katrore ka formën e katërkëndëshit këndëdrejtë e cila përmban shënimet nga paragrafi i mëparmë, me hapësirë të zbrazët për numrin, datën dhe selinë.

   Emblema e Sindikatës përmbanë: tre libra të hapur me mbishkrim lartë: “SUSHK”.

 

   DETYRAT DHE MËNYRAT E VEPRIMIT

Neni 6.

   Detyrat e SUSHK-ut janë:

1.     Mbrotja e të drejtës së punës dhe të drejtave nga marrënia e punës;

2.     Mbrotja e interesave materiale të anëtarëve të SUSHK-ut;

3.     Përparimi i kushteve të punës dhe të jetës të të punësuarve;

4.     Angazhohimi për bashkëpunim me ndërmarrje dhe persona të tjerë juridik në funksion të interesave të anëtarësisë së SUSHK-ut;

5.     Studimi i dukurisë së mbetjes pa punë të anëtarëve që shkaktohen nga ndërrimet në organizimin e procesit mësimor-shkencor dhe merr masa për mënjanimin e kësaj dukurie;

6.     Kryerja punëve dhe detyra të tjera lidhur me sigurimin e pozitës materiale dhe sociale të të punësuarve.

Mënyra e veprimit të SUSHK-ut:

   Sindikata dhe organet e saj veprojnë në forma të ndryshme, varësisht prej kushteve dhe rrethanave konkrete që lajmërohen.

   Sindikata:

   1.Përfaqëson antarët e vet;

   2.Nënshkruan kontrata kolektive me asociacione të ndryshme ekonomiko-shoqërore ose autorizon SBASHK-un-në për nënshkrimin e tyre, ku do të precizohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta;

   3.Bënë negociata dhe bisedime në emër të anëtarëve;

   4.Siguron mjete nga anëtarësia, nga mjetet e fituara me punë vullnetare, nga ndihmat dhe nga aktivitetet e tjera sindikale;

   5.Mbron anëtarët duke siguruar: ndihmë juridike në konteste gjyqësore; ndihmë në të holla dhe ndihma të tjera.

Neni 8.

   Lartësia e anëtarësisë është 0.5 % të të ardhurave personale prej të cilave 10 % që do të derdhen në fondin e SUSHK-ut, 50 % në fondin e SBASHK-ut, ndërsa 40 % do të mbeten në njësitë sindikale të Fakulteteve.

 

MJETET E VEPRIMIT

Neni 9.

   Me rastin e cënimit të drejtës së të punësuarve, të kontratave kolektive ose të mosrespektimit të Ligjeve në fuqi apo akteve tjera normative nga ana e punëdhënësit Sindikata i përdor këto mjete të veprimit:

-        tërheq vëretjen dhe zhvillon bisedime;

-        bënë kërkesë me shkrim për respektimin e kontratave kolektive dhe të normave ligjore;

-        ushtron padi në organet përkatëse;

-        angazhohet që konflikti i interesave të zgjidhet përmes instuticioneve kompetente;

-        tërheqë vëretjen e fundit për ndërprerjen e punës dhe merr vendim për hedhje në grevë.

   GREVA

Neni 10

   Sindikata organizon dhe udhëheqë me grevën

   Greva është mjeti i fundit dhe më i fuqishëm i presionit sindikal për realizimin e të drejtave dhe interesave të anëtarëve.

   Greva organizohet vetëm atëherë  kur dështon çdo përpjekje për t’u arritur marrëveshja.

Neni 11.

   Të drejtën për inicimin e procedurës për hedhje në grevë (varësisht prej kushteve dhe rrethanave) e ka secila njësi organizative sindikale: (Njësia sindikale, SUSHK-u dhe organet më të larta sindikale).

Neni 12.

   Vendimin për fillimin e Grevës e merr Kuvendi i SUSHK-ut.

   Greva në rrethana të caktuara mund të filloj me pjesëmarrjen e 75 % të anëtarëve të organizatës përkatëse sindikale, përkatësisht me pëlqimin e 75 % të anëtarëve të Njësive sindikale të SUSHK-ut.

Neni 13.

   Për çdo grevë formohet Këshilli grevist, i cili udhëheq dhe e mbikëqyrë grevën.

   Greva ndërpritet pasi që të përmbushen kërkesat e grevistëve, përkatësisht kur arrihet marrëveshja rreth kërkesave ose kur vlerësohet nga organi, i cili ka marrë vendim për hedhje në grevë, se vazhdimi i mëtejmë i grevës nuk ka efekt.

Neni 14.

   Para se të merret vendimi për fillimin e grevës, me qëllim që t’i tërhiqet vëretja punëdhënësit mund të ndërpritet puna, por jo më shumë se një ditë.

Neni 15.

   Sindikata siguron kushte të nevojshme materiale për udhëheqjen e grevës, ndërkaq anëtarët gjatë kësaj kohe duhet të marrin ndihmë nga fondi i grevës.

   Për nevojat e përkrahjes materialeve të grevistëve formohet fondi i grevës.

   Mënyra e formimit dhe e përdorimit të mjeteve nga ky fond rregullohet me vendim të veçantë.

Neni 16.

   Aktiviteti i Sindikatës shprehet edhe në tubimet dhe tribuna të ndryshme, përmes shtypit dhe mjeteve tjera të informimit dhe veprimtarisë botuese. Sindikata kujdeset për arsimimin sindikalist të anëtarëve dhe aktivistëve të vet, mbledhë shënime për pozitën e anëtarëve dhe kujdeset për veprimtarinë edukative-arsimore dhe shkencore në Universitetet dhe më gjerë.

   Sindikata merret edhe me aktivitetet e tjera të cilat janë në interes për anëtarësinë e saj.

  

ANËTARËSIMI DHE ORGANIZIMI

Neni 17

   Anëtarë i SUSHK-ut mund të jetë çdo i punësuar në Universitetin e Peishtinës dhe në institucionet shkencore të Kosovës.

   Anëtarësimi është në baza vullnetare.

   Anëtarë Sindikate me të drejta të plota konsiderohet çdo anëtarë që ka nënshkruar deklaratën se e pranon Programin dhe Statutin e SUSHK-ut dhe obligimet e tjera që rrjedhin nga sindikata dhe që ka bërë pagesën e anëtarësisë.

Neni 18.

   Anëtarësimi në Sindikatë pushon:

   -me lëshuarjen vullnetare të organizatës;

   -me fshirjen nga evidenca për shkak të mospagesës së anëtarësisë;

   -me largimin nga Sindikata për shkak të shkeljes së Statutit dhe moszbatimit të vendimeve obligative për të gjithë anëtarët (greva).

   Propozimin për largim e merr Njësia Sindikale, anëtarë i së cilës është personi ose organi më i lartë i Njësisë Sindikale. Anëtari i larguar ka të drejtë ankese organit më të lartë të SUSHK-ut.

 

SHOQATA (NJËSIA) SINDIKALE

Neni 19.

  Njësia themelore autonome e sindikatës është Shoqata Sindikale.

  Shoqata Sindikale formohet mbi parimin: një institucion – një shoqatë sindikale.

  Shoqata Sindikale si organ ekzekutiv të vetin zgjedh Këshillin Sindikal me mandat prej katër viteve.

  Këshilli sindikal përbëhet prej 3-7 anëtarëve të cilët i zgjedh shoqata Sindikale, me vota të fshehta, përveç rastit kur shoqata Sindikale ka 2/3 e anëtarëve të pranishëm vendos për zgjidhjen e tyre me aklamacion.

  Këshilli Sindikal ka Kryetarin, zëvendëskryetarin, arkatarin dhe anëtarët të cilët i emron Shoqata Sindikale.

   Shoqata ka të drejtë ta revokojë Këshillin Sindikal në çdo moment, kur konsiderojnë se nuk janë duke i përfaqësuar interesat e tyre imediate dhe kur me vota të fshehta për këtë votojnë më tepër se gjysma e të pranishmëve.

   Këshilli Sindikal, përkatësisht kryetari është bartës i gjithë aktivitetit sindikal në Shoqatë.

   Shoqatat Sindikale në punën e tyre duhet t’u përmbahen dispozitave të këtij Statuti.

Neni 20.

   Këshillin Mbikqyrës prej 3 anëtarësh me mandat prej katër viteve e zgjedh Shoqata Sindikale  me procedurë të njejtë sikurse që zgjedh Këshillin Sindikal.

Neni 21.

   Të gjitha Njësitë themelore sindikale (Shoqatat Sindikale) e formojnë Sindikatën e Universitetit dhe të Shkencës së Kosovës (SUSHK).

 

KUVENDI I SINDIKATËS

Neni 22.

   Kuvendi është organi më i lartë i SUSHK-ut. Kuvendin e përbëjnë përfaqësuesit e zgjedhur të të gjitha Shoqatave Sindikale.

   Shoqatat të cilat numërojnë më pak se 50 anëtarë, në Kuvend delegojnë një (1) përfaqësues të zgjedhur. Nëse Shoqatat  kanë më tepër  se 50 anëtarë e më pakë se 100 anëtarë, në Kuvend delegojnë dy (2) përfaqësues. Shoqatat Sindikale që kanë më tepër se 100 anëtarë, në Kuvend delegojnë tre (3) përfaqësues.

   Me punën e Kuvendit udhëheqë Kryetari, Nënkryetari dhe Sekretari i Kryesisë së Sindikatës (SUSHK-ut).

   Kryetarin, Nënkryetarin dhe Sekretarin me mandat prej katër (4) viteve e zgjedh Kuvendi me vota të fshehta, përveç në rastet, kur Kuvendi me 2/3 e anëtarëve (përfaqësuesve në Kuvend) të pranishëm, vendosin që zgjedhjet të bëhen me aklamacion.

   Kuvendi themelon Sindikatën, nxjerr Statutin dhe Programin.

   Kuvendi ka të drejtën e bashkimit ose të ndarjes së vullnetarëve me ndonjë sindikatë tjetër të pavarur apo të shpërndarjes së sindikatës nëse për këtë deklarohen 4/5 e të gjithë përfaqësuesve (delegatëve) në Kuvend.

   Kuvendi verifikon, në raste të caktuara zgjedh delegatët e SUSHK-ut për Kongresin e SBASHK-ut.

   Kuvendi, nëpërmjet udhëheqësisë dhe organeve të tijë, për shume çështje me interes për anëtarët, bashkëpunon dhe koordinon punën me asociacionet e ndryshme edukative-arsimore dhe shkencore, me shoqata e lidhje të ndryshme, me parti politike dhe me asociacione tjera shoqërore, ekonomike, politike në nivel të Universitetit, në nivel të Kosovës e më gjerë.

   Kuvendi zgjedh udhëheqësinë e vet dhe organet e veta: Kryesinë, Këshillin Mbikqyrës dhe Këshillin e Nderit.

   Kuvendi themelon Fondin e Grevës dhe kryen punë të tjera sindikale.

 

   KRYESIA E SUSHK-ut

Neni 23.

   Kryesia është organ ekzekutiv i Kuvendit të SUSHK-ut.

   Kryesia e SUSHK-ut përbëhet prej 11 anëtarëve, të cilët i zgjedh Kuvendi me mandat prej katër viteve.

   Kryesia e SUSHK-ut ka Kryetarin, dy Nënkryetarë (njëri nga ta mundësisht nga gjinia femërore), Sekretarin dhe Arkëtarin (Përgjegjësin për financa), të cilët zgjedhen nga anëtarët e zgjedhur të Kuvendit ose nga anëtarësia e Sindikatës, nëse kështu vendos Kuvendi dhe atë në mandat prej katër viteve.

   Kryetari i Kryesisë është kryetar i Kuvendit.

   Kryesia e Sindikatës kujdeset për jetësimin e Programit dhe të Statutit të Sindikatës, vendimeve dhe akteve të tjera të cilat i miraton Kuvendi dhe vetë Kryesia. Ajo tubohet sipas nevojës.

   Kryesia e Sindikatës sipas nevojës emëron komisione dhe grupe të tjera punuese, për çështje të caktuara, në të cilat angazhohen profesionistë të profileve të caktuara, të cilët nuk është e domosdoshme të jenë anëtarë të ndonjë organi sindikal.

 

   KËSHILLI MBIKQYRËS

Neni 24.

   Këshillin Mbikqyrës të përbërë prej 5 (pesë) anëtarëve e zgjedh Kuvendi.

   Këshilli Mbikqyrës kontrollon afarizmin financiar, mbikqyrë pasurinë sindikale, përdorimin e mjeteve materiale, punën sindikale dhe çështje tjera pasurore të Sindikatës.

   Me punën e Këshillit Mbikqyrës udhëheq Kryetari, të cilin e emëron Kuvendi.

   Këshilli Mikqyrës i raporton Kuvendit në të gjitha rastet kur ai tubohet.

 

   GJYQI I NDERIT

Neni 25.

   Kuvendi zgjedh Gjyqin e Nderit prej 5 (pesë) anëtarëve.

   Me punën e Gjyqit të Nderit udhëheq Kryetari, të cilin e zgjedh Kuvendi  me mandat prej katër viteve.

   Gjyqi i Nderit shqyrton konteste dhe vendos për to.

 

   VEPRIMTARIA BOTUESE DHE INFORMATIVE

Neni 26.

   Sindikata për nevoja të veta, e varësisht prej mundësive, organizon forma të përshtatshme të informimit të anëtarëve të vet, duke përfshirë këtu shtypin e vet, buletinin, broshurat e format e tjera të informimit.

   Veprimtaria  informative dhe botuese e Sindikatës është në kompetencë të Kryesisë së Sindikatës.

 

 

 

 ZGJEDHJET

Neni 27.

   Zgjedhjet janë të fshehta, përveç  rasteve kur në Kuvend me 2/3 e përfaqësuesve të pranishëm vendos që zgjedhjet të bëhen me aklamacion.

   Zgjedhjet janë të plotëfuqishme nëse kryetari apo cili do anëtarë i Kuvendit, i zgjedhur në ndonjë funksion sindikal, fiton shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm (50% plus një).

Neni 28.

   Të gjithë kandidatët për funksione ekzekutive zgjidhen me mandat prej 4 (katër) vitesh, me mundësi të rizgjedhjes.

   Kandidatët të udhëheqjes sindikale nuk mund të jenë anëtarët që janë të zgjedhur në ndonjërin nga funksionet udhëheqëse të universitetit, fakulteteve apo institucioneve shkencore.

   Forumin e përbëjnë shumica e thjeshtë e anëtarëve (50% plus një).

 

   DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË PËRGJITHSHME

Neni 29.

   Interpretimin e dispozitave të këtij Statuti e bënë Kuvendi i SUSHK-ut, përkatësisht organi të cilin e cakton ai.

   Dispozitat e këtij statuti janë në harmoni me Statutin e SBASHK-ut dhe me Ligjet në fuqi.

   Çështjet sindikale të cilat nuk janë rregulluar me këtë Statut e janë të rregulluara me Statutin e SBASHK-ut zbatohen drejtpërdrejti nga SUSHK-u. 

Neni 30.

   Ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të këtij Statuti dhe miratimin e tij, përkatësisht miratimin e Statutit e bënë Kuvendi, nëse për këtë votojnë me aklamacion shumica e anëtarëve në Kuvend.

Neni 31.

   Ky Statut hynë në fuqi ditën e miratimit në Kuvend.

 

 

   Prishtinë,                                                                 Kuvendi i SUSHK-ut

16 ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­.12.2012                                                                 Kryetari i Kuvendit       

                                                                                     Bardh Bardhi,d.v.                

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Gazeta - SBASHK

 

Gazeta e fundit - Kliko Foto-n 

gazeta prill 2024

 

Gazeta, Gusht 2024 - Kliko

Gazeta, Korrik 2024 - Kliko

Gazeta, Qershor 2024 - Kliko

Gazeta, Maj 2024 - Kliko

Gazeta, Prill 2024 - Kliko 

Gazeta, Mars 2024 - Kliko 

Gazeta, Shkurt 2024 - Kliko 

Gazeta, Janar 2024 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2023 - Kliko

Gazeta, Nentor 2023 - Kliko

Gazeta, Tetor 2023 - Kliko

Gazeta, Shtator 2023 - Kliko

Gazeta, Gusht 2023 - Kliko

Gazeta, Korrik 2023 - Kliko

Gazeta, Qershor 2023 - Kliko

Gazeta, Maj 2023 - Kliko 

Gazeta, Prill 2023 - Kliko

Gazeta, Mars 2023 - Kliko

Gazeta, Shkurt 2023 - Kliko

Gazeta, Janar 2023 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2022 - Kliko

Gazeta, Nentor 2022 - Kliko 

Gazeta, Tetor 2022 - Kliko

Gazeta, Shtator 2022 - Kliko

Gazeta, Gusht 2022 - Kliko

Gazeta, Korrik 2022 - Kliko

Gazeta, Maj 2022 - Kliko

Gazeta, Prill 2022 - Kliko

Gazeta, Mars 2022 - Kliko

Gazeta, Shkurt 2022 - Kliko

Gazeta, Janar 2022 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2021 - Kliko

Gazeta, Nentor 2021 - Kliko

Gazeta, Tetor 2021 - Kliko

Gazeta, Shtator 2021 - Kliko

Gazeta, Qershor 2021 - Kliko

Gazeta, Maj 2021 - Kliko

Gazeta, Prill 2021 - Kliko

Gazeta, Mars 2021 - Kliko

Gazeta, Shkurt 2021 - Kliko

Gazeta, Janar 2021 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2020 - Kliko

Gazeta, Nentor 2020 - Kliko

Gazeta, Tetor 2020 - Kliko

Gazeta, Shtator 2020 - Kliko

Gazeta, Gusht 2020 - Klik

Gazeta, Korrik 2020 - Kliko

Gazeta, Qershor 2020 - Kliko

Gazeta, Maj 2020 - Kliko

Gazeta, Prill 2020 - Kliko

Gazeta, Mars 2020 - Kliko

Gazeta, SHkurt 2020 -Kliko

Gazeta, Janar 2020 - Kliko

 

 

Arkiva e gazetës - Kliko

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook