Kongresi është organi më i lartë i SBASHK-ut.
Kongresi është i përbërë nga delegatët, anëtarë të SBASHK-ut, që zgjidhen duke u bazuar në numrin e anëtarëve që paguajnë kuotë sindikale dhe atë: për çdo 200 anëtarë nga një delegat.
Mandati i delegatit është katër vjeçar.
Kongresi i rregullt mbahet çdo katër vjet.
Kongresi e zgjedh ose e shkarkon Kryetarin, cilindo nga anëtarët e Kryesisë të pazgjedhur, anëtarët e Komisionit Mbikqyrës dhe Komisionit Statutor.