Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i SBASHK-ut vizitoi minatorët grevistë

Prishtinë, 27.10.2023

MINAAAAAKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me kryetarin e BSPK-së Atdhe Hykolli, nënkryetarin Skënder Lushtaku dhe kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civil Ali Gashi kanë vizituar minatorët grevistë.
Ata fillimisht janë takuar në zyrën e sindikatës së minatorëve me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës Ibrahim Januzi dhe me anëtarë të kryesisë. Kryetari Januzi ka informuar mysafirët për gjendjen tepër të rëndë të një numri të madh të minatorëve që po vazhdojnë grevën në galerinë e nëntokës në thellësi prej 800 metra.MINNA
Jasharaj, Gashi e Lushtaku pastaj të veshur si minatorë janë gjendur në thellësitë e tokës për t'u takuar me minatorët grevistë. Kryetari Jasharaj është pritur me duartrokitje. Ai i emocionuar u ka shprehur mbështetjen e punëtorëve të arsimit, që nga çerdhet e deri në universitete. Ai ka theksuar se minatorët ishin dhe mbesin krenari e atdheut dhe simbol i qëndresës. Kryetari Jasharaj duke kritikuar insititucionet, që nuk po dëgjojnë zërin e minatorëve është shprehur se djersa e minatorëve do të jetë mallkim për gjithë ata që janë të thirrur të kujdesen për kushtet e punës dhe realizimin e kërkesave legjitime të këtyre njerëzve që rrezikojnë shëndetin dhe jetën për të kryer detyrat prej minatorit në thellësitë plot rreziqe. Edhe Gashi e Lushtaku kanë shprehur përkrahjen e sindikatës që përfaqësojnë për minatorët grevistë. Teksa ata po qëndronin në bashkëbisedë me grevistët nga afër vërenin fytyrat e stërlodhura dhe angazhimet që të nxjerrin jashtë nga galeria e nëntokës, grevistë që ishin tepër keq me shëndetin.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook