Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë bota u takuan në Meksikë

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me sekretarin e përgjithshëm të EI-së

Prishtinë, 26.10.2023
396697595 715796370591607 2933402502524564018 nInternacionalja Botërore e Arsimit po vazhdon me aktivitetet e shumta sindikale duke organizuar takime pune e Konferenca me udhëheqës të Sindikatave të Arsimit që përfaqësojnë 32 milionë anëtarë nga gjithë shtetet e botës. Një aktivitet i veçantë është edhe Konferenca e 12, që po zhvillon punimet në Meksikë. E në të cilën SBASHK-u po përfaqësohet nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Në punimet e kësaj Konference, krahas udhëheqësve të EI-së dhe përfaqësuesve të sindikatave të arsimit nga e tërë bota, kanë marrë pjesë edhe presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador dhe zyrtarë të lartë nga qeveria meksikane. Në hapje të Konferencës kryetari i Sindikatës së Arsimit të Meksikës, Alfonso Cepeda Salas ka përshëndetur pjesëmarrësit e duke falënderuar në emër të tyre presidentin e Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador, që bashkë me zyrtyarë të tjerë të lartë u bë pjesë e këtij aktiviteti të veçantë sindikal.395805362 3089993201133674 327988856814549221 n
Presidenti Obrador duke iu dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve ka deklaruar se ka bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatën e arsimit të Meksikës dhe se bashkërisht angazhohen në shërbim të arsimit dhe të zgjidhjes së kërkesave të punëtorëve të arsimit. Pas kësaj pjesëmarrësve me fjalë rasti u janë drejtuar edhe kryetarja e Internacionales Botërore të Arsimit Suzan Hopgood dhe sekretari i përgjithshëm David Edvards. Diskutuesit në këtë Konferencë kanë treguar për sfidat e shumta me të cilat po përballet arsimi në shtetet e tyre duke bërë thirrje te institucionet që ta mbështesin arsimin dhe të garantojnë financim të mjaftueshëm për këtë sektor, që i shërben të mirës së përgjithshme.
395422421 708651774066110 5148758411346587891 nNënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri në kuadër të pjesëmarrjes në këtë ngjarje të veçantë sindikale kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Sindikatës së Arsimit të Meksikës, Alfonso Cepeda Salas, me sekretaren e arsimit Leticia Ramirez dhe me përfaqësues sindikalë nga shtete të ndryshme. Ata janë takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards. Sekretari i përgjithshëm Edvards në këtë takim është shprehur se mburret me gjithë angazhimet e SBASHK-ut dhe ka shprehur shqetësimin për bllokimin e dialogut social me fajin e Qeverisë së Kosovës. Ai ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë me angazhimet në mbështetje të SBASHK-ut dhe se do të dërgojë letra institucioneve duke kërkuar qasje pozitive ndaj dialogut dhe komunikimit me SBASHK-un dhe sindikatat tjera.395931534 10225288262216910 4124933710660869848 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook