Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në Kongresin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë

Shumë nga qeveritë nuk duan që sindikatat të jenë të forta

Prishtinë,03.10.2023
379643442 1133943561318957 2919964794514219407 nSindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë ka mbajtur në Tiranë Kongresin zgjedhor. Në këtë ngjarje të veçantë për SPASH-in dhe arsimin e Shqipërisë, krahas delegateve e delegatëve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të shumë sindikatave të arsimit nga shtetet e Ballkanit dhe të Evropës.
Në hapje të punimeve të Kongresit kryetari i SPASH-it Nevrus Kaptelli ka shprehur kënaqësinë që në këtë ngjarje të veçantë po marrin pjesë edhe kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Larry Flanagan dhe përfaqësues të sindikatave të arsimit nga shumë vende mike të Shqipërisë. Ai pastaj ka bërë një shpalosje të aktiviteteve të kësaj sindikate në shërbim të anëtarësisë e duke u ndalur edhe te nënshkrimi i Kontratës Kolektive të Arsimit për ta vlerësuar këtë si njërën nga arritjet e mëdha të SPASH-it.
Kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Larry Flanagan ka sjellë në Tiranë përshëndetjet e miliona anëtarëve nga e tërë Evropa për koleget dhe kolegët e tyre në Shqipëri duke theksuar se në këto kohë sfidash bashkëpunimi dhe solidariteti kanë rëndësi të madhe në rrugëtimin sindikal për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Kongresin me fjalë rasti e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e sindikatave të tjera mysafire duke treguar për situatën aktuale në arsim dhe për aktivitetet sindikale në shtetet e tyre.
Në fjalën përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se nga takimet me kolegët këtu vërehet se shumë nga qeveritë nuk duan që të ketë sindikata të forta dhe prandaj është shumë i nevojshëm bashkëpunimi dhe solidariteti mes sindikatave në gjithë shtetet e botës. Jasharaj pastaj duke i dëshiruar rrjedhë të mbarë Kongresit ka thënë: "Një njeri i madh i kombit tonë ka thënë se unë jam mirë kur Shqipëria është mirë e unë si njeri i thjeshtë, por edhe si sindikalist me përvojë po them se SBASHK-u është mirë kur sindikatat e arsimit të Shqipërisë janë të forta dhe arrijnë suksese të shumta në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ju jeni të tillë", ka përfunduar përshëndetjen kryetari Jasharaj.379880841 3624682541123001 7908953439278306650 n
379643471 1349492792609563 3896521358522712091 nPërfaqësuesit e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të sindikatës së Sllovenisë dhe të sindikatave të tjera dhe që të gjithë janë shprehur të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e takimet me qëllim të përcjelljes së përvojave sindikale.
Një takim i veçantë i përfaqësuesve të SBASHK-ut ishte me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Larry Flanagan të cilin e kanë informuar për aktualitetin në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet në shërbim të anëtarësisë, por edhe për sfidat e shumta të kohës duke u fokusuar te qasja e gabueshme e Qeverisë ndaj sindikatave dhe te mungesa e dialogut me fajin e institucioneve qendrore të Kosovës.
Kryetari Flanagan ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe është shprehur se ka shumë informacione për angazhimet dhe sfidat, të cilat i ka marrë nga drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Suzan Flocken dhe se SBASHK ka pasur dhe ka mbështetjen e fuqishme të ETUCE-s në gjithë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të anëtarësisë dhe realizimit të kërkesave të tyre legjitime. Flanangan ka shprehur shqetësimin e tij për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut dhe ka siguruar përfaqësuesit e SBASHK-ut se këto shqetësime do t'i prezantojë edhe në takimet e organeve të ETUCE në Bruksel.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook