Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dy aktivitete të veçanta në SBASHK pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor

Vizita e Haradinajt dhe takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve

Prishtinë, 29.08.2023
370801796 841344240935423 2386580166416692140 nKryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj bashkë me shefin e grupit Parlamentar të këtij subjekti politik Besnik Tahiri dhe eksperti i ekonomisë Haki Shatri kanë vizituar selinë e SBASHK-ut për të bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala e me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri lidhur me sfidat dhe gjendjen aktuale në arsim duke u fokusuar te problemi i krijuar nga MASHTI për tekstet shkollore.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar z. Haradinajn për vizitën duke u shprehur se punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta i janë mirënjohës për gjithë angazhimet kur Haradinaj ishte Kryeministër lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta. Jasharaj bashkë me nënkryetaren Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm kanë shpalosur vlerësimet që janë bërë në takimin në SBASHK nga kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve lidhur me veprimin e gabuar të MASHTI-t për tekstet shkollore, veprim ky që ka krijuar stres e shqetësime te prindërit, por edhe të punëtorët arsimor, të cilët kanë frikë se fillimi i vitit shkollor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë sepse mund të shkojnë shumë ditë derisa nxënësit të pajisen me tekste shkollore. Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj është shprehur se qëllimi i kësaj vizite është që ta uroj anëtarësinë e SBASHK-ut për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të dëgjojë nga afër për shqetësimet që përfaqësuesit e të punësuarve në arsim kanë ngritur lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor e veçmas për problemin e krijuar pa arsye nga MASHTI për tekstet shkollore. Jasharaj ka lutur deputetët Haradinaj e Tahiri që bashkë me deputetet tjerë të opozitës, por edhe me ata të subjektit politik që ka shumicën në parlament, që të vazhdojnë angazhimet me qëllim që vlera e koeficientit të ngritet sepse vlera e tanishme prej 105 euro nuk ka realizuar pritjet dhe se edhe në sektorin e arsimit, por edhe në polici e sektorë të tjerë, të punësuarit janë të zhgënjyer me atë që u ka sjellë Ligji i pagave.370834314 851391969848921 562495907494958837 n
Kryetari dhe deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj pas këtij takimi u janë drejtuar medieve me vlerësimin e këtij takimi dhe u janë përgjigjur edhe shumë pyetjeve të gazetarëve.

 

 

 

 

Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve


Në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve është mbajtur takimi i rregullt i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve. Në këtë takim tema kyçe të bashkëbisedës ishin përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, mungesa e dialogut social MASHTI- SBASHK me fajin e Ministrisë dhe diskutim për organizimin e takimeve me veprimtarët sindikalë e me anëtarësinë në të shtatë qendrat e Kosovës.
1Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur: "Të nderuara kolege, të nderuar kolegë, anëtarë të kryesisë dhe stafit ju përshëndes. Të nderuara medie, si gjithmonë, edhe sot, shpreh respekt të lartë e meritor në emër të SBASHK-ut për punën tuaj dhe korrektësinë në informim të opinionit për angazhimet e SBASHK -ut në shërbim të arsimit dhe anëtarësisë. Të nderuar pjesëmarrës të këtij takimi, ndjehemi të lumtur që ky vit shkollor po fillon pa greva e veprime sindikale dhe kjo duhej ta gëzonte edhe Qeverinë, e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t'i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për t'u heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHTI është dashur t'i bënte. Ky vit shkollor do të fillojë i përcjellë me vështirësi, të cilat i krijoi MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore. Përgëzojmë DKA-të dhe institucionet komunale në përgjithësi për angazhimin dhe për përgatitjet e bëra me kohë në bazë të mundësive lidhur me vitin e ri shkollor, ka deklaruar Jasharaj për të shtuar se MASHTI në vend që të jetë shembull i angazhimit për trajnimin dhe ngritjen e vazhdueshme profesionale, pengon sepse që në prill Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve kishte vendosur të publikohet thirrja për aplikim për trajnime të reja dhe pas propozimit të SBASHK kishte vendosur që organizatat që janë duke mbajtur trajnime të vazhdojnë derisa nuk do të bëheshin aplikimet dhe përzgjedhja e radhës për trajnime, por ministrja Nagavci dhe kabineti i saj e hodhën poshtë këtë vendim duke penguar kështu edhe këtë aktivitet tepër më rëndësi.
Këto probleme po ndodhin me fajin e MASHTI-t që i ik takimeve e bashkëbisedave me ne dhe me palët tjera, që janë të ndërlidhura me arsimin dhe sjell vendime të njëanshme e pa konsultime, që do duhej bërë. Në pjesën e parë të takimit duke shprehur shqetësimin e arsyeshëm për vendimin e gabuar të MASHTI-it lidhur me tekstet shkollore dhe konkretisht edhe për vendimin që të bëhet aplikim në eKosova me qëllim që të bëhet rimbursim mjetesh në llogari të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për klasat 1-5, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e ka vlerësuar me të drejtë e duke afruar argumente këtë proces të komplikuar dhe vështirë të realizueshëm e duke e argumentuar me problemet e lëshimet në këtë platformë lidhur me vendimin skandaloz të ministrit Murati që anëtarësia sindikale të regjistrohet në eKosova.2
Pas kësaj shumë nga kryetarët duke u kyçur në bashkëbisedë kanë raportuar për situatën aktuale dhe përgatitjet e bëra në komunat e tyre për vitin e ri shkollor. Ata kanë theksuar se institucionet komunale dhe organet udhëheqëse e bashkë me punëtorët arsimor kanë bërë përgatitje me kohë, brenda mundësive, për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, por shqetësime të mëdha e kritika të shumta janë ngritur ndaj vendimit të paqëlluar të ministres Nagavci lidhur me tekstet shkollore. Në kuadër të këtij takimi nënkryetarja Vjollca Shala ka zhvilluar bashkëbisedë me pjesëmarrësit për organizimin e takimeve me veprimtarët sindikalë e me anëtarësinë në pesë qendra të Kosovës, aktivitet ky që do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë. Pas diskutimeve u mor vendimi që ky aktivitet të zhvillohet në të shtatë qendrat e mëdha, porse në to do të marrin pjesë përfaqësues sindikal nga të gjitha komunat e Kosovës për të realizuar kështu 7 tryeza tematike me veprimtarë sindikalë. Mediet i kanë dhënë rëndësi të madhe dhe hapësirë meritore këtij takimi në SBASHK.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook