Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë

Prishtinë, 07.06.2023

352787660 139582805797762 4155149759296459972 nPas Konferencës rajonale të sindikatave, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, zëvendës presidenti i Sindikatës së Mësuesve të Amerikës Daniel Montgomery i shoqëruar nga drejtori për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez dhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë Steven McCloud kanë nisur të mërkurën e 7 qershorit vizitën dy ditore në Kosovë. Në ditën e parë ata fillimisht janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, me nënkryetaren Vjollca Shala dhe kordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri nga të cilët janë informuar për gjendjen aktuale në arsimin e Kosovës. Pas kësaj ata kanë vizituar komunën e Ferizajit dhe janë takuar me kryetarin Agim Aliu, drejtorin e arsimit Afrim Llabjani dhe udhëheqësit sindikal nga kjo komunë Hanife Salihu e Fejzullah Vranovci. Kryetari Aliu është shprehur i nderuar për këtë vizitë dhe pastaj ka shpalosur argumente të përkushtimit dhe angazhimeve për arritje në shërbim të qytetarëve duke vlerësuar lart edhe angazhimet e SBASHK-ut. Ai ka kujtuar betejat sublime të UÇK-së për liri dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së në momentet kyçe të përpjekjeve tona për liri.352296313 649352643752349 3923423947755137005 n
Kryetari Jasharaj është shprehur se Sindikata që përfaqësojnë Montgomery dhe Hernandez ishte zë i fuqishëm mbështetës për punëtorët e arsimit të Kosovës në përpjekjet e tyre sublime gjatë viteve të 90-ta. Jasharaj ka vlerësuar lart kontributin e z.McCloud në forcimin e bashkëpunimit mes sindikatave të arsimit të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës.
Zëvendës presidenti i sindikatës së mësuesve amerikan z.Montgomery është shprehur i lumtur që po viziton Kosovën duke veçuar se këtu ndodhet për herën e parë. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe ka falënderuar kryetarin Aliu për mikpritjen për të treguar pastaj për përvojat e shumta sindikale në Amerikë dhe për sfidat e kohës në arsimin atje.
Mysafirët nga SHBA bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë vizituar shkollën "Tefik Çanga" duke bashkëbiseduar me drejtorin dhe me sindikalistët këtu. Po ashtu ata ishin mysafirë në një orë mësimore dhe Mongomery është gëzuar me dijen e nxënësve të klasës së katërt me të cilët ka bashkëbiseduar në gjuhën angleze.
352402959 281686234243091 2046528875620443048 nEdhe pasdita ishte me aktivitete të ngjeshura. Mysafirirët nga SHBA bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar në takime të ndara me deputetët që janë anëtarë të Komisionit Parlamentar për arsim, me Ministren e MASHTI-t Arbërie Nagavci e pastaj kishin takim solemn edhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Univeristeteve për ta përmbyllur ditën e parë të vizitës me deklarime për medie.
Në ditën e dytë mysafirët nga SHBA do ta vizitojnë Prizrenin për t'u takuar me kryetarin Shaqir Totaj e me drejtoren e Arsimit Luljeta Veselaj -Guta për ta përmbyllur vizitën në shkollën "Ymer Prizreni".352362645 629679415706856 3710717758245183732 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook