Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon aktivitetet me anëtarësinë

Mësimdhënëses nga Skenderaj dhe Veriu i Kosovës trajnohen për dialogun social

Durrës, 09.04.2016
bbsKrahas angazhimeve dhe arritjeve të vazhdueshme në realizimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit, SBASHK-u po vazhdon edhe me aktivitetet që kanë qëllim forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Në vazhdimësi të këtij përkushtimi po vazhdojnë trajnimet me mësimdhënës nga Kosova. Në trajnimin e radhës, që po mbahet gjatë këtij vikendi, pjesëmarrës janë anëtarë të SBASHK-ut nga Skenderaj dhe dy shkollat shqipe nga Veriu i Kosovës. Në hapje të punimeve të trajnimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut duke lavdëruar unitetin në SBASHK dhe duke u shprehur se do të vazhdohet me përkushtim për të realizuar në vazhdimësi kërkesat e anëtarësisë në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitet.
Pas kësaj kryetari i SAF e SAM të Skenderajt , Ramiz Polaci ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe unitetin e anëtarësisë. Ai pastaj është shprehur se dijen e fituar në këtë trajnim do ta bartin mes kolegëve në Skenderaj e kudo tjetër. bbs2Në vazhdimet e punimeve të trajnimit menaxheri financiar dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, në cilësinë e trajnerit të licencuar për dialogun social, i ndihmuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, ka shpalosur çështje që lidhen me temën kyçe të trajnimit.
"Hyrja në dialogun social", "Funkdionet dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu në nivel vendi dhe atë lokal", janë vetëm disa nga temat që janë shtruar gjatë këtij trajnimi.
Pjesëmarrësit po përcjellin me interesim rrjedhën e trajnimit dhe duke shtruar pyetje e duke dhënë mendime e ide po bëhen pjesë aktive e këtij trajnimi.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim nga shkollat shqipe "Isa Boletini" në Boletin dhe "Kadri Bistrica" e Bistricës në Veriun e Kosovës kanë lavdëruar këtë aktivitet, por edhe angazhimet e SBASHK-ut për të kërkuar që në të ardhmen edhe më shumë të shtohen angazhimet në mbështetje të këtyre shkollave sepse ato punojnë në kushte të vështira dhe se me përkushtim të madh janë duke mbajtur me sukses procesin mësimor, por ndihen se nuk janë të përkrahur sa duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ata kanë veçuar se kanë probleme më të shumta se kolegët e tyre në pjesët tjera të Kosovës, duke përmendur edhe problemin aktual të udhëtimit.bbs3
Pjesëmarrësit kanë shtruar shumë pyetje nga aktualiteti në mjedisin e tyre të punës dhe kanë marrë përgjigje nga trajnerët.
Edhe ky trajnim do të përmbyllet me demonstrimin praktik për njohuritë e fituara duke inskenuar dialogun mes sindikatës dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale e qendrore të Kosovës. Pjesëmarrësit pritet të dëshmojnë njohuritë e fituara dhe do të marrin dëshmi për kryerjen e këtij trajnimi që është i licencuar edhe nga MASHT.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook