Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një takim i veçantë i sindikatave të arsimit në Sofje të Bullgarisë

Sindikatat e arsimit të Ballkanit të përkushtuara për paqe

Prishtinë, 29.03.2016
bulgaria3Sindikata e Arsimit të Bullgarisë organizoi në Sofje konferencën ballkanike "Sindikatat e Arsimit të Ballkanit për paqe". Në këtë ngjarje të veçantë të sindikatave të arsimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e shtetit të Bullgarisë, znj. Margarita Popova, Zv /kryeministre dhe Ministre arsimit të Bullgarisë, znj. Meglena Kuneva, drejtori ekzekutiv i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit,z. Martin Romer dhe personalitete të tjera.
Në hapje të konferencës, kryetarja e Sindikatave të Arsimit të Bullgarisë,znj. Janka Takeva ka përshëndetur pjesëmarrësit e Konferencës e pastaj ka deklaruar se ngjarjet e fundit tronditëse në Paris, Bruksel e Stamboll alarmojnë se ne duhet të angazhohemi me tërë mundësitë në emër të paqes kudo jemi.bulgaria4
Nënkryetarja e shtetit të Bullgarisë, znj. Margarita Popova, dhe Zv/kryeministri dhe Ministre e Arsimit të Bullgarisë, znj. Meglena Kuneva po ashtu kanë përshëndetur Konferencën dhe janë ndalur në momentin aktual duke apeluar të gjithë mësimdhënësit sindikalistë në Ballkan, Evropë e botë që të promovojnë vlerat humane dhe të edukojnë brezat në frymën e paqes dhe tolerancës.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit,z. Martin Romer ka përgëzuar kryetaren e Sindikatës së Arsimit të Bullgarisë, zonjën Takeva për organizimin e mirë të kësaj ngjarje të rëndësishme e pastaj u është drejtuar pjesëmarrësve me apelin që në këto kohë të trazuara të angazhohen me gjithë qenien në merr të paqes dhe solidaritetit kudo janë.

Edhe përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga vendet e Ballkanit janë shprehur se momenti dikton që të shtohen angazhimet për humanitet dhe paqe mes popujve duke u shprehur të gatshëm për bashkëpunim dhe solidaritet mes mësimdhënësve kudo janë ata.SBASHK-un në këtë konferencën e kanë përfaqësuar kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri financiar, Ymer Ymeri. Në paraqitjen e tij kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka falënderuar zonjën Takeva dhe sindikalistët e arsimit të Bullgarisë për organizimin e këtij takimi duke e konsideruar Konferencën si një përpjekje të sinqertë për paqe dhe solidaritet. Jasharaj pasi ka dhënë një pasqyrë të aktiviteteve të SBASHK-ut lidhur me temën e Konferencës ka thënë se: " Anëtarët e SBASHK-ut, por edhe institucionet e shtetit dhe shoqëria civile në Kosovë kanë dhënë kontribut në emër të paqes dhe lirisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.bulgaria1Ne në decenien e fundit të shekullit të kaluar në lëkurën tonë e kemi përjetuar se si është të jetohet pa liri, pa paqe e pa buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve. Ne populli shumicë në Kosovë kurrë nuk do të lejojmë që të tjerëve t'u ngjajë ajo që na ka ndodhur neve në ato vite plot burgosje, vrasje e mohim të lirive elementare nga pushtuesi", është shprehur para pjesëmarrësve të Konferencës, kryetari i SBASHK-ut.Në kuadër të punimeve të Konferencës është bashkëbiseduar edhe për gjendjen në arsim në vendet e Ballkanit. Pjesëmarrësit janë pajtuar se në shtetet e tyre ende duhet bërë shumë në përkrahje të arsimit dhe në përpjekjet për një arsim më cilësor dhe se në këtë angazhim nuk duhet lënë vetëm mësimdhënësin. bulgaria2Në takimin përshëndetës delegacionet pjesëmarrëse janë pajtuar që me takime të tilla të vazhdohet edhe në të ardhmen me qëllim që të forcohet bashkëpunimi dhe solidariteti mes sindikatave ta arsimit, por edhe mes popujve të Ballkanit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook