Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ministri Arsim Bajrami takoi përfaqësuesit e SBASHK-ut

Gatishmëri e dyanshme për angazhim në shërbim të arsimit në Kosovë
Prishtinë, 9 mars 2016

mashtNë kuadër të bashkëbisedave të rregullta mes MASHT-it dhe SBASHK-ut lidhur me çështjet aktuale në arsimin e Kosovës Ministri z.Arsim Bajrami bashkë me këshilltarët e tij z.Azem Guri e z.Lah Nitaj ka pritur në kabinetin e tij kryetarin SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e këshilltarin për organizim të brendshëm , z.Ymer Ymeri. Delegacioni i SBASHK-u fillimisht ka përgëzuar në emër të gjithë të punësuarve në arsim Ministrin Bajrami për promovimin e tij anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg të Austrisë. Pas kësaj delegacioni i SBASHK-ut ka informuar Ministrin Bajrami dhe kabinetin e tij për çështjet dhe preokupimet aktuale në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitet . Ata janë ndalur të kurikuli i ri për shkollat profesionale dhe te shqetësimi i mësimdhënësve të lëndëve shoqërore se çfarë mund të ndodh me normat e tyre të punës.
Ministri Bajrami ka përsëritur qëndrimin e MASHT-it se kurikuli në shkollat profesionale, por edhe në arsim në përgjithësi nuk do të krijoi probleme për të punësuarit në arsim sepse do të bëhet gjithë e mundura për të ruajtur vendet e punës për gjithë të punësuarit, edhe pse siç u tha, ka rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve. Delegacioni i SBASHK-ut përmendi edhe faktin se në muajt janar e shkurt nuk është bërë shtimi në paga edhe për një vit të përvojës së punës. Është konstatuar se kjo ka mundur të ndodh për ndonjë arsye teknike dhe se kjo çështje do të gjejë zgjidhje. Është biseduar edhe për rastet kur një numër të punësuarish në arsim punojnë e nuk marrin paga. Është thënë se do të ketë angazhime në ato komuna që kjo çështje të tejkalohet.
Delegacioni i SBASHK-ut ka shtuar në këtë takim edhe shqetësimin për rastet kur mësimdhënësit e sëmurë rënd detyrohen të shkojnë në mësim pa pasur ndonjë zgjidhje tjetër. SBASHK-u ka përmendur idenë që në komuna të formohen ekipe të personelit të diplomuar të cilët pastaj do të angazhoheshin për të zëvendësuar vullnetarisht mësimdhënësit e sëmurë dhe se këtyre do t'u njihej ky angazhim si përvojë e punës, që do t'u jepte përparësi me rastin e punësimit në sistemin arsimor. Delegacioni i SBASHK-ut në këtë takim ka bashkëbiseduar me Ministrin Bajrami edhe për shkollat shqipe në veri të Kosovës për të cilat është thënë se duhet të kenë kujdes të shtuar nga institucionet tona. Të dy palët janë pajtuar që një delegacion i përbashkët të vizitojë këto shkolla për të parë nga afër situatën aktuale dhe për të dëgjuar për hallet dhe idetë e mësimdhënësve atje.
Ministri Bajrami dhe kabineti i tij kanë përgëzuar SBASHK-un për ceremoninë festive me të pensionuarit në arsim me rastin e 7 Marsit. Ky aktivitet është vlerësuar lartë nga opinioni dhe nga MASHT.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook