Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit viziton SBASHK-un

fred v.leeuwenMë datën 3 dhe 4 qershor do të qëndrojë në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm i EI-së,z. Fred van Leeuwen, i cili përfaqëson 30 milionë anëtarë nga e tërë bota , duke përfshirë edhe SBASHK-un. Leeuwen do të shoqërohet nga z. Walter Dresscher, nënkryetar i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit ( ETUCE) dhe kryetar i AOB-së ( Sindikata e Arsimit e Holandës).
Për SBASHK-un është një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë që do të ketë mysafirë këta njerëz, të cilët në kohët më të vështira për arsimin e Kosovës në vitet 90-99 gjithmonë ishin përkrah punonjësve të arsimit të Kosovës. Angazhimi i tyre i madh ka bërë që e vërtetat mbi arsimin e Kosovës të debatohej në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-së në vitin 1993, pas fjalës së kryetarit të atëhershëm të SBASHK-ut, dr. Agim Hyseni. Po ashtu z. Fred dhe z.Walter kanë dhënë kontribut të veçantë që SBASHK-u në vitin 1996 të pranohej si anëtare me të drejta të barabarta në EI. Ky angazhim i tyre ka vazhduar edhe pas luftës dhe me ndihmën e tyre në vitet 99- 2000 janë ndërtuar , rinovuar e pajisur 52 shkolla në Kosovë, që ishin shkollat e para të ndërtuara pas luftës.
Kontributin e tyre e kanë vazhduar edhe me trajnimin e mësimdhënësve për reformat në arsim. Këto janë vetëm disa nga kontributet që kanë dhënë për mbështetjen ndaj arsimit në Kosovë dhe SBASHK-ut në veçanti.
SBASHK-u ndjehet i nderuar me këtë vizitë aq më tepër kur dihet se z. Fred dhe stafi i tij janë shumë të zënë në angazhimet për përgatitjen e Kongresit 7 të EI-së, që mbahet në muajin korrik në Otavë të Kanadasë.
Vizita pikërisht në këto momente të mëdha të angazhimit të EI-së dëshmon edhe një herë përkushtimin e EI-së dhe ETUCE-së që kanë për SBASHK-un, që si gjithmonë , edhe tani të jenë përkrahës të kërkesave të sindikalistëve të arsimit në Kosovë, të shohin nga afër arritjet, sfidat dhe nevojat që ka SBASHK-u për përkrahje nga EI dhe ETUCE.
Gjatë qëndrimit në Kosovë pritet që ky delegacion të vizitojë edhe ndonjë institucion arsimor dhe të ketë takime me udhëheqës vendor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook