Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Letër publike kryeministrit të tashëm të Kosovës, z. Isa Mustafa

Keq ia ke nisur udhëheqjen e shtetit o Kryeministër Mustafa. E the në një medie të huaj se nuk do të ketë rritje nga ajo që është premtuar . E the me të parën e pa e ndjerë të nevojshme as të takoheshe në një takim përshëndetës e njohës me Sindikatat. Rritja është premtuar z. Kryeministër i tashëm dhe Atij që e kishte premtuar i besuan njerëzit, i besuan edhe shumica e mësimdhënësve sepse premtimet Ai i kishte mbajtur. Kjo deklaratë jotja është një goditje me të parën ndaj të punësuarve në sektorët publik dhe ata nuk besoj se do të heshtin.
I nderuari Kryeministër i tashëm premtimi për rritjen është thënë qindra herë dhe është detyrë e Qeverisë ta mbajë premtimin, por unë po të drejtohem edhe për diçka tjetër. Kështu si ia keni nisur me JO e (s'ka ) do të krijoni atmosferë të keqe dhe lëvizje sociale. Si kryetar i SBASHK-ut dhe si zë i mijëra mësimdhënësve të Kosovës po të lus mos e përdor aq lehtë fjalën JO. JU kujtoj Juve dhe gjithë Qeverinë se të punësuarit kanë nënshkruar Marrëveshjen e përgjithshme Kolektive, kurse ne SBASHK-u kemi nënshkruar edhe Kontratën Kolektive. Nuk e kemi bërë këtë me njerëz të thjeshtë e as ne ndeja private. Kontratën e kemi nënshkruar me MASHT-in dhe në shenjë mirëkuptimi e respekti e për hir të shtetit të Kosovës kemi lëshuar pe që 4 pikat kyçe të implementohen në janar të vitit 2015, ngase në vitin 2014 nuk ishin bërë planifikime buxhetore për këtë dhe na është kërkuar kohë që kjo të bëhet. Ne atëherë kemi lëshuar pe, por nuk do të veprojmë kështu edhe në janar.
I nderuari Kryeministër i tashëm, unë si kryetar dhe gjithë anëtarët e SBASHK-ut po të kujtojnë se Kontrata Kolektive duhet vënë në jetë e tëra. JU keni pranuar të jeni në krye të qeverisjes së shtetit dhe duhet t'i keni pasur parasysh edhe gjithë ato që Ju presin. Në janar do të këtë implementim të plotë të Kontratës sonë ose , pa fajin tonë, do të ketë protesta e veprime tjera sindikale, që lejohen edhe me Ligjin mbi grevat edhe me akte ndërkombëtare. Mos harro këto këshilla me qëllimin më të mirë i nderuari Kryeministër i tashëm i Kosovës.

Rrahman Jasharaj,

Kryetar i SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook