Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ka nisur ndarja e kartelave sindikale edhe në Viti

  

 

 

Ka nisur ndarja e kartelave sindikale edhe në Viti 

Viti, 3 Qershor 2014

Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Vitisë, z. Murat Abazi, bashkë me kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikalë janë duke vazhduar me aktivitetet në këtë komunë. Këtyre ditëve atje ka nisur ndarja e kartelave të identifikimit për anëtarët e SBASHK-ut në institucionet arsimore “Kenan Halimi” dhe “Gjon Sereqi” për të vazhduar në të ardhmen edhe me shkollat e tjera të kësaj komune. 
    Kryetari Murat Abazi thekson se po shkohet me radhë në ndarjen e kartelave ashtu si ato shtypen në Prishtinë për shkollat e komunave të Kosovës. Ai ka parë nga afër në qendër se procesi i vënies së shënimeve në data bazë e pastaj edhe shtypja e kartelave është një proces që do kohë dhe prandaj ky aktivitet për t’u përfunduar i tëri kërkon durim dhe afate të konsiderueshme, jo pse mungon angazhimi, por pse procesi i punimit të karteleve është i tillë. Z.Abazi shton se në kuadër të angazhimeve sindikale ai me Kryesinë  e Kuvendit të SAF e SAM të Vitisë do të vizitojë edhe shumë shkolla për të bashkëbiseduar  nga afër me anëtarët e sindikatës e për të parë se cilat angazhime duhet bërë në shërbim të arsimit të kësaj komune.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook