Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vizitë pune e SBASHK-ut në Gjimnazin “Ulpiana” Lipjan

  
Vizitë pune  e SBASHK-ut në  Gjimnazin “Ulpiana”  Lipjan

Lipjan, 6 Qershor 2014

Në kuadër të vizitave nëpër shkollat e Kosovës, një delegacion i SBASHK-ut, i përbërë  nga  kryetari z.Rrahman Jasharaj, menaxheri financiar z.Ymer Ymeri dhe kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Lipjanit, z. Rrustem Bublica kanë vizituar Gjimnazin “Ulpiana”. 
Fillimisht ata janë pritur  në një takim vëllazëror  nga drejtori i këtij institucioni arsimor, z. Semir Gashi dhe kryetari i Shoqatës sindikale , z. Ali Tmava. Drejtori ka njoftuar mysafirët me arritjet në këtë Gjimnaz  dhe me planet për të ardhmen në shërbim të arsimimit të brezave të ri nga kjo komunë. Pas kësaj bashkërisht  kanë vazhduar takimin me mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë të kësaj vatre arsimore. 

Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar drejtorin dhe gjithë të pranishmit për mikpritjen dhe pastaj i ka informuar ata për aktivitetet, angazhimet dhe arritjet e 
SBASHK-ut duke u ndalur në formimin e komisioneve të përbashkëta të MASHT-it dhe SBASHK-ut për Ligjin e viteve ‘90-‘99 dhe për përcjelljen e implementimit të Kontratës Kolektive. Lidhur me këto çështje ka pasur  interesim dhe pyetje nga mësimdhënësit e Gjimnazit “Ulpiana”. Duke u përgjigjur në këto pyetje, menaxheri financiar i SBASHK-ut, z.Ymer Ymeri, ka dhënë përgjigje konkrete e të bazuara në argumente e fakte nga veprimtaria e SBASHK-ut lidhur me çështjet konkrete. 
Pas këtij takimi delegacioni i SBASHK-ut është gjendur edhe në ambientet e SHM “ Adem Gllavica”. Drejtori i këtij institucioni arsimor dhe shumë nga të punësuarit këtu kanë shprehur shqetësimin se çfarë do të ndodhë me mësimdhënësit që këtë vit shkollor kanë qenë të angazhuar me vitet e 13-ta. Ata kanë  marrë përgjigje se SBASHK-u është angazhuar edhe lidhur me këtë çështje dhe ka marrë përgjigje në MASHT se as një mësimdhënës i diplomuar e që ka qenë i angazhuar në këto paralele nuk do të mbetet pa vend pune.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook