Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kontrata Kolektive e arsimit është pritur mirë edhe në Viti

  
Kontrata Kolektive e arsimit  është  pritur mirë  edhe në  Viti

Viti, 28 Maj 2014


Pas nënshkrimit, Kontrata Kolektive e arsimit u botua dhe ka filluar të  udhëtojë  drejt mësimdhënësve sindikalistë , drejtorëve të  shkollave dhe drejtorëve të  DKA-ve.  Kjo Kontratë  është  pritur mirë  edhe në  Komunën e Vitisë . Në  një   ceremoni festive kryetari i Kuvendit të  Sindikatave të  SAF e SAM të  Komunës së  Vitisë, z. Murat Abazi i ka dorëzuar një  ekzemplar të  Kontratës Kolektive,  Drejtorit të  DKA-së  së  kësaj komune, z. Qahil Sinani.  Ata pastaj kanë  bashkëbiseduar dhe janë zotuar se  do të  angazhohen bashkërisht në  shërbim të  arsimit dhe do të  jenë  zë  i fuqishëm i të  punësuarve në  arsim në  përpjekje për të  realizuar të  drejtat dhe kërkesat e tyre të  drejta.  Drejtori Sinani ka falënderuar  të  parin e Sindikatave të  Arsimit në  Viti, z. Murat Abazi për vizitën dhe ka  përgëzuar Sindikatën për nënshkrimin dhe shpërndarjen e Kontratës, duke u shprehur i sigurt se ajo është  mbështetje e fortë  e të  gjithëve për arritje edhe më  të  mëdha në  edukimin dhe arsimin e brezave në  këtë  Komunë .

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook