Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Qendra e Solidaritetit të Amerikës shkruan: MËSUESIT E KOSOVËS UDHËHEQIN NXITJEN KOMBËTARE PËR SHËNDET MË TË MIRË MENDOR NË SHKOLLA

https://www.solidaritycenter.org/kosovo-teachers-lead-national-push-for-better-mental-health-in-schools/

Qendra e Solidaritetit të Amerikës shkruan :

MËSUESIT E KOSOVËS UDHËHEQIN NXITJEN KOMBËTARE PËR SHËNDET MË TË MIRË MENDOR NË SHKOLLA

Carolyn Butler 5 Mars, 2024

 

Sindikata e mësuesve të Kosovës SBASHK ndihmoi në ofrimin e arsimit nëpërmjet një rrjeti shtëpish private pasi shkollat u mbyllën gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Ky instalim në një shtëpi të tillë në Prishtinë, tani Muzeu i Shtëpisë së Shkollës Hertica, simbolizon gatishmërinë dhe angazhimin e mësuesve në arsim gjatë luftës. Krediti për foton: HERZWILL sh.p.k.

 

qs

 

Sindikata e mësuesve të Kosovës SBASHK (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës) po ndërton një axhendë të përbashkët shkollë-familje-komunitet-politikëbërës për të ndërtuar një sistem shumë-shkallësh në mbështetje të shëndetit mendor. Kjo përpjekje e suksesshme përfshin organizimin e një konference kombëtare muajin e kaluar gjatë së cilës të pranishmit ranë dakord të bashkëpunojnë mbi zgjidhjet që cojnë përpara këtë  cështje dhe Ministria e Arsimit u angazhua për të rritur numrin e psikologëve të shkollave, përmirësimin e legjislacionit kombëtar të shëndetit mendor dhe mbështetjen e fushatave kombëtare të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

Konferenca, e cila mblodhi së bashku më shumë se 80 përfaqësues të sindikatave të arsimit të Kosovës dhe organizatave të tjera sindikale dhe të shoqërisë civile, arsimit, kujdesit shëndetësor, qeverisë, Parlamentit të Kosovës, mediave, akademikëve, studentëve dhe këshillave të prindërve – kishte qëllim të destigmatizonte diskutimin rreth shëndetit mendor; në konferencë u shqyrtuan hulumtimet më të fundit dhe praktikat më të mira mbi promovimin, parandalimin dhe ndërhyrjen tek kujdesi për shëndetin mendor për nxënësit, mësuesit dhe familjet; konferenca krijoi mundësi për Prindërit, politikëbërësit, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit për të punuar së bashku për zgjidhjet. 

"Shëndeti mendor në shoqërinë kosovare është i ndërthurur me një sërë faktorësh të tillë si trauma ndër breza prej luftës së viteve 1990 në Kosovë, pagat e ulëta që e bëjnë të vështirë plotësimin e nevojave jetike, shkalla e lartë e papunësisë, mjediset e pasigurta – përfshirë rastet e sulmeve seksuale – dhe arsimin me cilësi të dobët, - u tha pjesëmarrësve në konferencë profesori i Psikologjisë së Universitetit të Prishtinës dhe Anëtari i Parlamentit të Kosovës, Fitim Uka”.

Gjatë paneleve të diskutimeve, punëtorive dhe sesioneve të punës në grupe, u identifikuan pengesat për përmirësimin e shëndetit mendor në shkolla, duke rezultuar në një apel të përbashkët për më shumë psikologë në shkolla, programe trajnimi për mësues dhe psikologë, kushte më të mira pune për mësuesit, referime të specializuara të shërbimit dhe fushata advokuese për zvoglimin e stigmatizimit të shëndetit mendor dhe, mbi të gjitha, për palët e interesuara për të punuar së bashku.

"Kjo konferencë dëshmon se, së bashku, ne mund të ndihmojmë për të mirën e një shkolle dhe për një arsimim edhe më të mire, - tha kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj”.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Solidaritetit, Shaëna Bader-Blau, e cila gjithashtu bëri një prezantim, përforcoi thirrjen për një axhendë të përbashkët të shkollave, familjes, komunitetit dhe politikbërësve.

"Ne jemi të gjithë në këtë së bashku, për të ndihmuar fëmijët tanë të kenë sukses dhe për të ndihmuar shkollat tona të kenë sukses, - tha ajo”.

Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, SBASHK luajti një rol jetësor në ruajtjen e arsimit. Sot SBASHK mbron kushtet më të mira të punës dhe pagat e ndershme, shkollat më të sigurta dhe mundësitë e rritjes profesionale për mësuesit. Një grevë pesë javore e mësuesve në vitin 2022, për një pagë jetese në përgjigje të pandemisë së COVID-it dhe inflacionit të lidhur me luftën në Ukrainë, u dha mësuesve një rritje të konsiderueshme të pagave, por sfidat ekonomike rajonale vazhdojnë të kërcënojnë mirëqenien e mësuesve.  

Konferenca e 21 dhe 22 shkurtit në Prishtinë, e mbështetur nga Qendra e Solidaritetit, bëri së bashku palët e interesuara të dedikuara për të përmirësuar mbështetjen e shëndetit mendor në shkolla duke përfshirë SBASHK, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), Ministrinë e Shëndetësisë (MoH), Komitetin Parlamentar për Arsimin, Unionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Komitetin Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), Sindikatën e Arsimit të Sllovenisë (SVIZ), Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë (SPASH dhe FSASH), Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Maqedonisë së Veriut (SONK), Shoqatën e Komunave, Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), Këshillin e Prindërve (KP), Këshilli i Rinisë (KYC), Dhoma e Mjekëve, Dhoma e Infermierëve, Departamenti i Psikologjisë/Universiteti i Prishtinës (PD),  Qendra Arsimore e Kosovës (KEC), Instituti EdGuard i Kosovës  dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGK).

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook