Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve

Angazhime në realizimin e disa detyrave nga plani i punës për vitin 2024

Prishtinë, 16.01.2024
Capture4SBASHK-u ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve për të bashkëbiseduar për detyra konkrete nga plani i punës për vitin 2024. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka treguar për tryezën e mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar në të cilën kishin marrë pjesë përfaqësues të SBASHK-ut, Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Parlamentar për Arsim, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, të Drejtorive Komunale të Arsimit, Këshillit të Prindërve, të Odës së Mjekëve, Odës së Infermierëve, të Qendrës Arsimore e Kosovës, Institutit EdGuard, Këshilli i Nxënësve, të Asociacionit të Gazetarëve dhe Shoqatës së Psikologëve. Ai ka shtuar se pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart idenë e përbashkët të SBASHK-ut dhe Qendrës Amerikane të Solidaritetit për organizimin e Konferencës me temën kyçe "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla", e cila do të mbahet në Prishtinë më 20 e 21 shkurt. Pas kësaj nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke analizuar agjendën fillestare e duke përcaktuar detyra konkrete për veprimtarët e SBASHK-ut me qëllim që kjo ngjarje e veçantë të ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj u bisedua edhe për ndihmën që duhet ofruar profesorëve të Departamentit të gazetarisë për ta realizuar një anketë në disa shkolla të Kosovës lidhur me edukimin medial me shpresën se në të ardhmen e afërt edukimi medial mund të jetë një lëndë e re mësimore në shkollat e Kosovës.Capture
Në këtë takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve u bisedua edhe për nisjen e përgatitjeve fillestare për shënimin e ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe duke u ndarë edhe detyra konkrete për realizimin e këtij aktiviteti. Në vazhdim u debatua edhe për çështje të tjera që janë ngritur nga pjesëmarrësit e këtij takimi nga larg.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook