Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Gjakovës

Takime të ndara me kryetarin Ardian Gjini dhe me veprimtarët sindikalë

Prishtinë, 21.09.2023
381023068 1344321559821553 7677666509867977618 nDuke vazhduar agjendën e vizitave nëpër komunat e Kosovës kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar komunën e Gjakovës. Ata fillimisht janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Zenun Nimani dhe nënkryetaren Mirdita Ademaj. Ata pastaj janë takuar me kryetarin komunës Ardian Gjini dhe drejtoreshën e arsimit Eranda Kumnova Baçi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar kryetarin Gjini për takimin dhe për bashkëpunimin duke i shprehur respekt meritor edhe për qëndrimin korrekt ndaj angazhimeve dhe veprimeve sindikale. Kryetari i Gjakovës ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut duke veçuar se institucionet vazhdimisht duhet të kenë komunikim dhe dialog të sinqertë me sindikatat në përpjekje për të gjetur zgjedhje të pranueshme për të gjitha kërkesat legjitime. Kryetari Gjini dhe drejtoresha Kumnova Baçi kanë lavdëruar angazhimet e kryetarit Nimani dhe të kryesisë duke u shprehur të gatshëm për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe të zgjedhjes së kërkesave të anëtarësisë brenda mundësive.379430844 694103242164451 7191166412442564360 n
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut në ambientet e hotelit "Pashtriku" janë takuar me kryetaret e kryetarët e shoqatave sindikale të institucioneve arsimore të kësaj komune.
Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Zenun Nimani ka përshëndetur të pranishmit duke falënderuar përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut për vizitën dhe pjesëmarrjen. Ai pastaj ka shpalosur disa nga aktivitetet sindikale që janë zhvilluar në këtë komunë. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për angazhimet dhe për unitetin e treguar në të gjitha situatat që janë shoqëruar edhe me shumë sfida, që janë tejkaluar suksesshëm falë përkushtimit, unitetit dhe besimit të ndërsjellë. Në pjesën e dytë të këtij takimi është zhvilluar bashkëbisedë e hapur dhe pyetjeve të pjesëmarrësve u janë përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtari ligjor Blendor Shatri.
Pjesëmarrësit kanë shprehur respekt meritor për angazhimet e kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror duke u shprehur të sigurt se ky angazhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me moton Bashkë e në SBASHK.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook