Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut

Konferencë përmbyllëse për sigurinë në punë  dhe mbrojtjen e shëndetit

Prishtinë, 12.05.2023

skopjeSindikata e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut ka organizuar në Shkup Konferencën përmbyllëse për të prezantuar gjetjet nga hulumtimet lidhur me sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve arsimor. Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të SBASHK-ut dhe të sindikatave të arsimit nga Shqipëria dhe disa shtete të Ballkanit. Në fillimet e këtij aktiviteti  ishte i pranishëm edhe Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri, i cili është ndalur në një bashkëbisedë me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për  organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke u interesuar për gjendjen aktuale në arsimin e Kosovës.

Në fjalën hyrëse kryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë së Veriut Joakim Nedelkov ka përshëndetur pjesëmarrësit për të shpalosur angazhimet dhe për të treguar edhe për sfidat dhe arritjet e kësaj sindikate. Ai ka treguar për hulumtimet e bëra Sindikata dhe Asociacioni i  Maqedonisë për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit. Këto gjetje i ka prezantuar pastaj  përgjegjësi i këtij Asociacioni, Milan Petkovski duke hapur pastaj diskutimin lidhur me sigurinë në  institucione arsimore dhe për faktorët që ndikojnë në shëndetin e punëtorëve arsimor për të veçuar presionet, stresin  dhe kushtet  e punës.344901731 1372664796610546 6538088654144406454 n

Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut ka përgëzuar sindikatën për këtë aktivitet dhe është shprehur i lumtur që sindikata e arsimit të Maqedonisë së Veriut ka bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatën e arsimit nga Kosova dhe nga shtete të tjera të Ballkanit.

Përfaqësuesit e sindikatave  të arsimit nga disa vende të Ballkanit kanë treguar për situatën aktuale të arsimit në shtetet e tyre duke treguar se një sfidë e madhe është edhe siguria jo e duhur në institucione arsimore dhe për kujdesin e munguar ndaj shëndetit të punëtorëve të arsimit e duke kërkuar që të ketë çdo vit  aktivitet të organizuar nga institucione shëndetësore për të parë nga afër shëndetin momental të punëtorëve arsimor në të gjitha nivelet.

343202429 712277160672008 6947549372286345230 nKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar mikpritësin për organizimin e këtij aktiviteti e pastaj ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të sindikatave të këtyre dy shteteve. Ai ka kujtuar se të dy sindikatat në përpjekje për të realizuar kërkesat e anëtarësisë kanë bërë shumë angazhime dhe veprime sindikale dhe gjithmonë kanë mbështetur moralisht  njëra-tjetrën. "Fati dhe gjendja aktuale e arsimit në shumë nga shtetet e Ballkanit është i njëjtë dhe prandaj duhet forcuar bashkëpunimin mes sindikatave  duke shtuar solidaritetin dhe mbështetjen për cilën do nga sindikatat që gjendet në veprime sindikale duke u përpjekur për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë", ka deklaruar kryetari Jasharaj. Delegacioni i SBASHK-ut  ka zhvilluar takime të ndara me shumë nga delegacionet e sindikatave duke  këmbyer ide për angazhimet sindikale në të ardhmen.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook