Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Komunikatë

Prishtinë, 07.09.2022

viber image 2022 09 07 14 54 55 993

Përmes kësaj komunikate, Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut i përgëzon të gjithë anëtarësinë, por edhe të gjithë ata që po e mbështesin grevën e që nuk janë anëtarë që edhe në ditën e 14-të të grevës po qëndrojnë të vendosur dhe unik deri në realizimin e kërkesave të tyre. Edhe një herë kërkojmë mirëkuptimin e prindërve e njëkohësisht i falënderojmë se pjesa me e madhe e tyre nuk po bëjnë presion për ta thyer grevën. Ne ju garantojmë se as Këshilli Qendror Grevist e as ata të komunave e të shoqatave sindikale nuk janë duke bërë presion dhe as nuk do të bëjnë tek mësimdhënësit, që me vullnetin e vet dëshirojnë ta thyejnë grevën. Por assesi nuk do të lejojmë se me presione të brendshme apo të jashtme anëtarësia jonë ta ndërpres grevën, sepse presionet e tilla janë të dënueshme edhe me ligje të Kosovës edhe me ato ndërkombëtare.
Ne si Këshill Qendror Grevist i SBASHK-ut apelojmë të Ministrja Nagavci që të kërkoj nga Kryeministri Kurti të ulet me Këshillin Qendror Grevist të BSPK-së për të dialoguar rreth realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Vizitat nëpër komuna dhe shkolla të caktuara me nxitjen e individëve të caktuar për ta akuzuar dhe shantazhuar SBASHK-un në forma e mënyra të pa bazuara, krejt me qëllim të thyerjes së grevës si të tilla nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, por e thellojnë edhe më tepër.
Të nderuar grevistë, zyra ligjore e SBASHK-ut është duke përcjellë dhe analizuar në vazhdimësi të gjitha shpifjet që po bëhen me qëllim të thyerjes së grevës dhe në kohën e paraparë ligjore do të ngrisim kallëzime penale në Prokurori dhe padi në Gjykata ndaj të gjithë atyre që shpifin.
Apelojmë te Kryeministri që të ulet me Këshillin Qendror Grevist të BSPK-së ashtu siç e parasheh edhe ligji i grevës dhe të diskutojnë e të gjendet zgjidhja e kërkesave të anëtarësisë.
Të nderuar grevistë, ne do të jemi zëri juaj për çdo ditë dhe të gjitha veprimet që do të ndërmarrim do të jenë në konsultim paraprak me ju.
Do të iu mbajmë të informuar vazhdimisht qoftë përmes komunikatave, mjeteve të informimit apo Këshillave Greviste lokale.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook