Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u në mesin e sindikatave të arsimit të 44 shteteve evropiane në Konferencën e ETUCE-së në Beograd

6 dhjetor 2016

Sot,filloi punimet Konferenca e ETUCE-së,e cila mbahet cdo katër vjet, për rajonin Evropian të Arsimit Ndërkombëtar.
Mes 250 delegatëve nga 44 shtete të rajonit të Evropës,janë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut,Ymer Ymeri dhe Vlora Rexhepi Berisha.
Këtë ngjarje të madhe e shpalli të hapur kryetarja e ETUCE-së, Christine Blouer,e cila i ka përshëndetur delegatët sindikalistë dhe iu ka dëshiruar mirëseardhje.
Këtë ngajrje të madhe për Evropën e ka respektuar edhe kryetarja e EI-së Susan Hopgood, e cila përshëndeti delegatët dhe foli për disa nga sfidat më të mëdha globale, duke përfshirë prioritetin e dhënë për interesat e korporatave, rritjen e ekstremizmit dhe erozionin e të drejtave qytetare. Ajo tha se mësimi ka një qëllim moral dhe më shumë ka të bëjë me promovimin e vlerave të përbashkëta si të njohurive dhe aftësive të transferimit. Ajo theksoi se mësuesit kishin një rol kyç në përmbushjen e sfidave globale, por kurrë nuk duhet të shih

15241318 1272990112758563 8325956317636980574 n

et si një mall në një marrëveshje të tregtisë dhe duhet në mënyrë të vendosur të mbillet si një shërbim publik.
Përshëndetje u përcollen edhe nga Montserrat Mir Roca, sekretare konfederale e ETUC e cila nxorri në pah trendet negative në Evropë siç janë pagat në rënie dhe humbja e të drejtave të bisedimeve. Rritja e pagave është urgjentisht e nevojshme për të stimuluar ekonomitë dhe rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime.
Përmes një video mesazhi mbështetës Konferencës i është drejtuar komisioneri i BE-së Tibor Navraksiks. Ai mbështeti punimet e konferencës dhe tha se është për një dialog më të mirë social.
Kryetarja e ETUCE-së më pas paraqiti temën e konferencës dhe rezolutën me 12 pikat e saj të veprimit e cila me amendamente të vogla u miratua nga delegatët.Në vazhdim të punimeve,drejtori Evropian i ETUCE-së në largim, Martin Roemer, prezantoi Raportin e Aktiviteteve me 160 faqe gjatë viteve 2012-2016. Ai pasqyroi "4 vite të vështira dhe të turbullta", duke cituar një përsëritje te mërzitshme te ngjarjeve dhe tendencave të cilat kanë ndodhur dhe që vijnë me sfida serioze. Ai paralajmëroi se kriza ekonomike është larg përfundimit me një axhendë të vazhdueshëme të privatizimit. Ai raportoi punën në 23 projekte, mbi 80 takime të qeverisjes dhe 48 konferenca dhe seminare.15338807 1272990259425215 6920338591213138420 nMe një prezantim u paraqit edhe drejtoresha e posa emëruar Evropiane e ETUCE-së, Susan Flocken, e cila mbajti një fjalim të gjerë në prezantimin e planit të punës për katër vitet e ardhshme. Ajo bëri thirrje për një angazhim më të madh për arsimin si një e mirë publike dhe për një qytetari aktive. Ajo theksoi nevojën për të rinjtë përgjegjës në këto kohë të turbullta dhe ceku se është kundër keqtrajtimit te emigrantëve. Sindikatat duhet të japin përgjigje për të larguarit dhe te bëjn thirrje për më shumë dialog social dhe marrëveshje kolektive. Ajo bëri thirrje për sindikatat që të qëndrojnë së bashku si një fener shprese në këto kohë të vështira.
Konferenca vazhdoi punimet,kështu për të miratuar një dokument të rëndësishëm politik për TIK në arsim me 53 rekomandime. Folësit theksuan nevojën që mësuesit të përcaktojnë përdorimin e TIK-ut dhe të mos jenë te udhëhequr prej saj. Ekziston rreziku që të tjerët do të drejtojnë agjendën e TIK-ut për arsye komerciale përveq nëse mësimdhënësit e dëshmojnë autonominë e tyre.15350479 1272990102758564 7473844890776335080 n
Pikëpamje të fuqishme u shprehen në diskutime rreth dy rezolutave mbi gjendjen e refugjatëve në Evropë. Folësit kritikonin trajtimin mbrojtës, të papërshtatshëm dhe ndonjëherë racist te refugjatëve nga politikanët dhe qeveritë. Mbështetja është shprehur për të drejtat e fëmijëve pavarësisht prejardhjes së tyre dhe nevojën për tu përballur me qëndrimet raciste brenda dhe jashtë institucioneve arsimore. Shkollat janë parë si çelësi i integrimit dhe një strehë e sigurt për fëmijët e prekur nga konflikti.
Në diskutim u paraqit edhe zëvendës sekretari i EI-së Charlie Lennon, i cili paraqiti një përmbledhje aktivitetesh strukturore të kryera nga EI.
Gjithashtu u miratuan disa ndryshime të vogla të nënshtruara nga aktet nënligjore.

etuce day1

Meqenëse nuk kishte kundër-kandidat për kryetar të ardhshëm të ETUCE-së,delegatët e Konferencës me vota unanime e rizgjodhën Christine Blouer kryetare edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë dhe tha se mezi priste të fillonte punën konstruktive me të gjitë për periudhën e ardhshme.

Konferenca do të vazhdoj edhe ditën e dytë dhe të tretë me zgjedhjen e nën-kryetarëve dhe bordit ekzekutiv të ETUCE-së si dhe aprovimin e rezolutave dhe dokumenteve tjera si dhe buxhetin financiar për periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook