Takimi i parë kishte karakter konsultativ
Prishtinë, 30.11.2016Në ambientet e MASHT është zhvilluar takim pune lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.Në këtë takim ishin Mebera Mustafa përfaqësuese e Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, Azem Guri përfaqësues i MASHT, Izet Shala përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ymer Ymeri nga SBASHk-u, ndërsa ka munguar përfaqësuesi i Ministrisë së Financave edhe pse kjo ministri kishte konfirmuar se do ta dërgonte përfaqësuesin e saj.
Ky takim ka hapur raundin e takimeve lidhur me këtë ligj dhe pasi ishte i pari në këtë përbërje ka pasur karakter konsultativ.
Palët e pranishme kanë biseduar për çështje të përgjithshme të Ligjit , por nuk është biseduar për deklaratën financiare të këtij ligji pa qenë i pranishëm përfaqësuesi i Ministrisë së Financave.
Në takimin e radhës pritet të merr pjesë edhe përfaqësuesi i MF-së dhe kështu do të kalohet në çështje konkrete.
SBASHK-u shpreson se takimet do të vazhdojnë dhe se të gjitha palët do ta japin kontributin konkret që Projektligji të konkretizohet dhe të merr rrugën drejt Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për miratim.