Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica

SBASHK-u forcon kapacitetet për udhëheqje të suksesshme të dialogut social
semidurssJanë duke vazhduar aktivitete të suksesshme në kuadër të Projektit të përbashkët KEC-SBASHK, "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Në kuadër të këtyre aktiviteteve është duke u mbajtur edhe seminari 3 ditor me mësimdhënës e udhëheqës lokal të sindikatës nga Gjilani, Vitia e Kamenica.Duke nisur punimet e seminarit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar bashkëpunimin e frytshëm mes KEC e SBASHK-ut duke deklaruar, veç tjerash, se ky projekt falë përkushtimit të njerëzve të angazhuar nga KEC e SBASHK-u ka ndihmuar shumë në forcimin e rolit të SBASHK-ut dhe në përgatitjen e sindikatës për t'u përballur me lehtë me sfidat në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të të punësuarve në arsim.semidurs
Pas kësaj kanë nisur punimet e seminarit dhe trajnerët e licencuar Ymer Ymeri e Vjollca Shala duke prezantuar objektivat dhe qëllimin e këtij trajnimi kanë kujtuar se këto njohuri do t'i bartin te kolegët e tyre nëpër shkolla dhe se më të kryer të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të certifikohen si dëshmi kjo se ata janë të përgatitur për të trajnuar për dialogun social kolegët e tyre kudo nëpër këto tri komuna.
Mënyra e qëlluar e qasjes në punë e trajnerëve ka bërë që trajnimi të fitojë në dinamikë dhe u ka dhënë hapësirë pjesëmarrësve të shprehen lirshëm duke kërkuar sqarime e duke dhënë edhe mendime se si ata do të zhvillonin dialogun social me palën tjetër. Trajnerët kanë nisur bashkëbisedat duke dhënë sqarime për përkufizimin e dialogut social, për sfidat që janë gjithmonë aktuale tte dialogu dhe çfarë është dialogu në kontekstin kombëtar. Pjesëmarrësit njohurit e fituara nga prezantimi i trajnerëve i kanë dëshmuar duke provuar me dialogun në nivel shkolle dhe në nivelin komunal për çështjet që shtrohen me Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Në dy ditët në vijim pjesëmarrësit e këtij seminari të ndihmuar nga tranerët Ymer Ymeri , Vjollca Shala e Rrahman Jasharaj do të bëjnë krahasime mes dialogut dhe palëve të përfshira në të në Evropë, botë dhe në Kosovë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook