Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it

SBASHK-u vazhdon të fuqizohet për përballje të suksesshme me sfidat
sem.dialogPo vazhdojnë seminaret dhe trajnimet me mësimdhënësit nga komunat e Kosovës në kuadër të Projektit të përbashkët KEC-SBASHK "Fuqizimi i SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" . Ky projekt është mbështetur nga Komisioni Evropian, Zyra e BE-së në Kosovë dhe është treguar si shumë me vlerë ngase ka mundësuar që anëtarët e SBASHK-ut bashkë me udhëheqës të kësaj sindikate në nivelin komunal e qendror të shtojnë njohuritë lidhur me çështje me rëndësi. Ata përditë e më shumë janë duke dëshmuar njohuri e arritje të reja dhe shumë më lehtë e kanë të përballen me sfidat në angazhimet e përditshme për realizimin dhe mbrojtjen e kërkesave legjitime. sem.dialog2Në kuadër "Fuqizimi i SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe falë kursimeve të bëra është mundësuar që të zhvillohen edhe trajnime shtesë. Në to janë përfshirë komuna të ndryshme të Kosovës dhe në këtë fund javë janë edhe mësimdhënës nga Prizreni e Ferizaj që po marrin njohuri të reja për dialogun social.
Punimet e këtij trajnimi kanë nisur me fjalën përshëndetëse të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ka lavdëruar bashkëpunimin me KEC dhe ka shprehur mirënjohje për të angazhuarit në projekt nga KEC dhe nga SBASHK-u. Ai pastaj ka falënderuar edhe Komisionin Evropian dhe Zyrën e BE-së në Kosovë për përkrahjen dhe për mundësinë e krijuar që pjesëmarrësit të ndihen mirë gjatë gjithë kohës sa zgjasin këto trajnime. sem.dialog3Pas kësaj Jasharaj ka premtuar se bashkë me trajnerët e licencuar Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri do të bëjnë gjithë angazhimet që pjesëmarrësit të kthehen në komunat e tyre me njohuri të shumta rreth dialogut social dhe që ato t'i bartin edhe të kolegët e vetë kudo nëpër shkollat e këtyre dy komunave.
Vlerën këtij trajnimi i kanë shtruar trajnerët Ymer Ymeri e Vjollca Shala, të cilët duke shpalosur pjesë nga temat që do të trajtohen kanë ditur të nxisin kureshtjen dhe ta kthejnë gjithë trajnimin në një bashkëbisedë korrekte duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë që të jenë aktivë dhe të ofrojnë edhe ata ide e propozime dhe një dialog sa më efektiv. Pjesë e këtij aktiviteti është edhe përfaqësuesi i KEC, z. Sokol Statovci.
Pjesëmarrësit do të tregojnë aftësitë edhe duke punuar në grupe e duke u gjendur në situata të ndryshme sfiduese e që lidhen me dialogun social.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook