Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryesia e SUSHK-ut takohet me Kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së

 
Kryesia e SUSHK-ut takohet  me Kryetaren  e Këshillit Drejtues të UP-së

Prishtinë,23.04.2014-Në kuadër  të përgatitjes së tekstit final të Kontratës Kolektive  për Universitetin  Kryesia e SUSHK-ut e udhëhequr nga kryetari Bardh Bardhi  bashkë  me Komisionin për hartimin e Kontratës Kolektive  për UP-në janë takuar sot me Kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së , prof. Dr. Shefkie Islamaj.   Takimi ishte mjaft i frytshëm dhe është vendosur  që  Komisionit të  SUSHK-ut për hartimin e tekstit të Kontratës  t’i bashkohet edhe një nga anëtarët e Këshillit  Drejtues. Po ashtu nëse është nevoja këtij Komisioni  do t’i bashkohen edhe njerëz ekspertë nga sferat  gjegjëse. Kontrata Kolektive e UP-së bazohet në Ligjin e Punës, Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe  në Kontratën Kolektive të Arsimit, nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK,  por duke precizuar çështje nga natyra e punës në Universitet.  
Të dy palët janë pajtuar që të punojnë me përkushtim në mënyrë që të përgatitet sa më parë teksti final dhe kështu të krijohen gjithë kushtet për nënshkrimin  e Kontratës Kolektive  të UP-së mes kryetarit të SUSHK-ut dhe   kryetares së Këshillit Drejtues  të UP-së. 
    Në SUSHK janë të bindur se nënshkrimi i kësaj Kontrate  do të bëhet  në pjesën e parë  të muajit maj.   

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook