Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshjet me kartelat nuk kanë të ndalur

    
Në përpjekje për të vënë në funksion kartelat identifikuese të anëtarësisë së SBASHK-ut,  vazhdojnë takimet  me pronarë firmash, institucionesh shëndetësore dhe të bizneseve. Fryt i këtij angazhimi janë arritja e disa marrëveshjeve për lirim çmimesh të shërbimeve të caktuara për sindikalistët e arsimit të Kosovës. Këto përpjekje janë duke dhënë fryt sepse vetëm në tri ditët e fundit  marrëveshjeve të mëparshme i janë shtuar edhe tri sosh. Janë arritur marrëveshje me Ordinancën Stomatologjike “MO-DENT” të Dr. Sokrat B. Morina në Prishtinë, i cili  duke parë punën dhe angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë  ka deklaruar që shërbimet në Ordinancën e tij të jenë për 20 % më të lira për mësimdhënësit sindikalistë  të SBASHK nga komuna e Prishtinës.  
Marrëveshje tjera janë  arritur  me Poliklinikën “EKSTRADENT”  të Dr. Ekrem Selmani dhe Milot Selmani në Ferizaj dhe me  Ordinancën Stomatologjike  “DONA- DENT” te Dr. Naser Bytyçi në Lipjan.
 Dhe për sindikalistët e SBASHK-ut  shërbimet në këto dy institucione shëndetësore do të jenë për 15 % më të lira. Kjo vlen vetëm për anëtarët e SBASHK-ut, të cilët  me të shkuar atje duhet të kenë me vete kartelën identifikuese të SBASHK-ut dhe lejen e njoftimit.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook