Përfaqësues të SBAHK-ut kanë marrë pjesë në përmbylljen e fazës së parë të projektit gjermano-kosovar, “Aftësim për tregun e punës” i mbështetur nga Qeveria e Gjermanisë në Kosovë.
Në përmbyllje të këtij projekti gjerman në Kosovë i cili u mbajt në shkollën Fillore të Mesme të Ulët, “Xhemail Mustafa në Prishtinë, mori pjesë Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe Koordinatori për Organizim të Brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri.
Kjo ceremoni u mbajt me rastin e përmbylljes së fazës së parë të projektit gjermano-kosovar “Aftësim për tregun e punës”, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Fjalën hyrëse në këtë ceremoni e bëri drejtoresha e shkollës “Xhemail Mustafa”, Shpresa Shala derisa fjalë rasti pati edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në këtë ceremoni, u bë edhe prezantimi i nxënësve të shkollës “Nazim Gafurri” nga Prishtina dhe ai i shkollës “Selman Riza” nga Gjakova.
Në përmbyllje të kësaj ceremonie u bë edhe certifikimi i pjesëmarrësve në trajnimet: Edukimi në Karrierë, Këshillimi në Karrierë dhe Kompetenca Digjitale.
