Dy Konferenca Regjionale në Malin e zi
Konferenca Regjionale “ Kontrata kolektive në sektorin e arsimit – përvojat krahasuese “
Konferenca Regjionale “ Sindikatat dhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve”
Me 23 Prill 2024 në Podgoricë, Sindikata e Arsimit e Malit të zi në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me seli në Tiranë dhe Qendrën e Solidaritetit me seli në Beograd mbajtën Konferencën Regjionale me temën “ Kontrata kolektive në sektorin e arsimit – përvojat krahasuese “.
Konferencën e hapi kryetari i sindikatës së arsimit të Malit të zi z.Radomir Bozhovic i cili pasi përshëndeti të gjithë të paranishmit dhe i falenderoj të gjitha sindikatat e arsimit që kishin gjetur kohë të jenë në konferencë, tregojë edhe për gjendjen aktuale të sindikatës së arsimit të Malit të zi. Me një fjalë përshëndetëse ju drejtua të pranishmëve edhe Drejtori i programit të Qendrës së Solidaritetit me seli në Beograd z.Sasha Uzelac i cili tha se është në mbështetje të sindikatave.
Në Konferencën Regjionale "Kontrata kolektive në sektorin e arsimit – përvojat krahasuese" murrën pjesë përfaqësuesit nga Sindikatat e Arsimit të Sllovenisë, Sindikata e Arsimit të Kroacisë, Sindikata e Arsimit të Shqipërisë, Sindikata e Arsimit të Malit të zi, Sindikata e Arsimit të Sërbisë, Sindikata e Arsimit të Maqedonisë së veriut, Sindikata e Arsimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sindikata e Arsimit të Republikës Serbe të Bosnjës dhe përfaqësues nga SBASHK-u ishin nënkryetarja z.Vjollca Shala dhe kordinatori për organizim të brendëshëm z.Ymer Ymeri.
Në konferencë u debatua për pagat, pagën më të ulët, pagën mesatare, kur ka qenë hera e fundit që është rritur paga dhe në çfarë mase, dhe disa specifika dhe shtesa në pagën bazë. Pastaj, u debatuar për çmimet jubilare, shtesa për festa, shtesa për pushime etj.,pagesa e shpenzimeve të transportit për punëtorët e arsimit, pushim me pagesë/mungesë me pagesë nga puna, pagesat e pagave përcjellëse pas largimit në pension, stimulimi për licenca dhe disa specifika që lidhen me secilin vend veç e veç.
Deri sa vite më herët pagat e punëtorëve të sektorit të arsimit në Kosovë ishin afërsisht të barabarta apo edhe më të larta se pagat e punëtorëve të arsimit të shteteve të regjionit tani në konferencë u pa se pagat më të ulët në sektorin e arsimit ishin në Kosovës. Benifitet nga kontrata kolektive ishin më të larta në kontratat kolektive të regjionit të cilat punëtorët e tyre të arsimit i gëzonin pa shkuar fare në gjykata ndërsa, punëtorët tonë të arsimit benifitet që janë me kontratën kolektive të SBASHK-ut i gëzojnë vetëm përmes gjykatave.
Përfaqësuesit e SBASHK –ut nënkryetarja z.Vjollca Shala dhe kordinatori për organizim të brendëshëm z.Ymer Ymer kanë dhënë kontribut të çmuar në këto dy konferenca të mbajtura në Malin e zi duke treguar për pagat e punëtorëve të arsimit , pagën më të ulët, pagën mesatare. Punëtorët në Kosovë nuk kanë pagesa shtesë për festa apo pushime. Shpërblimet jubilare, pagesa e shpenzimeve të transportit, pagesat e pagave përcjellëse pas largimit në pension, stimulimi për licenca punëtorët e arsimit i fitojnë vetëm përmes gjykatave.
Me 25,26 dhe 27 Prill 2024 në Petrovacë, Mali i zi u mbajt edhe një konferecë regjionale për sindikatat dhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve. Në konferencë u debatua për përfaqësuesit e sindikatave, të drejtat e komuniteteve dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve në marrveshjet kolektive.