Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Studentët e Departamentit të Gazetarisë shfaqën vizionin e projektit “Media2040”

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) studentët e Departamentit të Gazetarisë shfaqën vizionin e projektit “Media2040”

Sot në zyrat e SBASHK-ut është mbajtur takimi me studentët e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në kuadër të projektit Media2040.
Learta Beqiri, njëra nga pjesëtaret e këtij projekti, prezantoi para SBASHK-ut vizionin për mediat e së ardhmes. Beqiri, përveç që përmendi sfidat e gazetarisë dhe faktorëve mundësues për krijimin e një të ardhme potenciale, ajo theksoi edhe rëndësinë e edukimit medial në shkolla.
Kërkesa që iu paraqit SBASHK-ut nga studentët dhe udhëheqësit e projektit ishte inkurajimi i mësimdhënësve që lëndën e Edukimit Medial ta propozojnë si lëndë zgjedhore në Drejtorinë Komunale të Arsimit. Kjo kërkesë erdhi si rezultat i gjetjeve që në zbatimin e vizionit për një mjedis medial të rregullt duhet edhe një audiencë e edukuar mediatikisht.
Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, përgëzoi studentët dhe profesorët për iniciativën e ndërmarrë për vizionin e së ardhmes së mediave.
Gjithashtu, gjatë takimit, kryesuesit e SBASHK-ut shfaqën gatishmëri për ta trajtuar me seriozitet kërkesën e paraqitur nga studentët dhe profesorët.
Pjesë e “Media2040” janë mbi 50 profesorë dhe studentë nga fushat e gazetarisë dhe komunikimit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Sarajevës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Malit të Zi dhe Universiteti “St. Cyril and Methodius” nga Shkupi.
Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, përmes projektit Matra.
 
albani2
albani

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook